Para disa ditësh në lidhje me festën e shkrimit sllav dhe kulturës bullgare – 24 maj një delegacion qeveritar bullgar vizitoi Vatikanin për audiencën tradicionale me Papën. Me këtë audiencë simbolikisht përsëritet misioni i vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi, të cilët në shekullin e IX-të vizitojnë Romën për të marrë bekimin e papës dhe për të kërkuar lejen e tij për përkthimin e librave të shenjta në gjuhën e sllavëve. Sipas traditës çdo vit një delegacion nga Bullgaria viziton Vatikanin në këtë datë me dhurata nga Bullgaria. Dhe nuk është e rastit se sivjet ndër këto dhurata zyrtare kishte 33 rrënjë të trëndafilit vajdhënës. Ato do të mbillen në kopshtet e Vatikanit. Shkurret e trëndafilave erdhën në Qytetin e Përjetshëm nga Lugina bullgare e trëndafilave – kështu paraardhësit tanë e kanë quajtur rajonin e qytetit Kazanllëk për shkak të kushteve të mira atje për rritjen e këtyre bimëve aromatike vajdhënëse.
Tani arat me trëndafila janë më të bukura – lulet janë çelur dhe aroma e tyre ndihet kudo. Pranvera ishte e nxehtë dhe prodhuesit kanë rendimente të mira. Në këtë sfond në Kanzanllëk filluan festimet e lidhura me konkursin për zgjedhjen e “Mbretëreshës së trëndafilave”. Bëhet fjalë për një nga konkurset më të vjetra të bukurisë, i cili sivjet e ka jubileun e tij të pesëdhjetë. Vetë festa e trëndafilit në qytet kremtohet tashmë 150 vjet. Një fakt kureshtar është se sivjet në Kazanllëk shënojnë akoma një përvjetor tjetër – në vitin 1918 në qytet i hap dyert e vet atelieja e parë për instrumente muzikore me tela. Vëllezarit Georgievi janë lutirët e parë në Bullgari. Dhe nga dyqani i tyre dalin disa nga mjeshtërit më të kërkuar të prodhimit të veglave me tela.
Festivali i trëndafilit sivjet filloi me konkursin për zgjedhjen e Mbretëreshës së Trëndafilave. Sivjet programi ynë ka disa theksa – tha Srebra Kaseva nga zyra e kryebashkiakut të qarkut Kazanllëk. Dhe vazhdoi:
„Filluam festimet më 18 maj me spektaklin për zgjedhjen e Mbretëreshës së Trëndafilave. Mbajtësja e kurorës u bë nxënësja e Gjimnazit të matematikës Mihaela Haxhieva. Sivjet programi festiv është më i ndryshëm. Për mbrëmjen kryesore të festave – 1 qershor kemi ftuar të gjitha 49 fitueset e deritanishme të konkursit. Shumë prej tyre vijnë nga larg, sepse jetojnë në pika të ndryshme të botës. Ideja për konkursin e parë është e piktorit Tenjo Pindarev në vitin 1970. Konkursi i bukurisë është një nga simbolet e qytetit, sepse vajzat e zgjedhura bëhen ambasadore të Kazanllëkut gjatë vitit përkatës. Gjatë viteve “Mbretëresha e Trëndafilave” ka udhëtuar në vende të ndryshme –bile deri në Kinë dhe Japoni për të prezantuar qytetin tonë dhe bukurinë e Bullgarisë. Dhe le të mos harrojmë se trëndafili është një nga simbolet më të njohura të Bullgarisë, i cili shihet në shenjat dhe emblemat e vendit tonë.”
Çdo vit fluksi i turistëve që vijnë në Kazanllëk për festat e trëndafilit është gjithnjë e më i madh. Interes të veçantë tregojnë njerëzit nga vendet lindore.
“Trëndafili si simboli i Bullgarisë është lulja më e kërkuar nga të gjithë të huajte. Kur vijnë në qytet ata dëshirojnë më parë të vizitojnë arrat dhe të mbledhin trëndafila – tregoi Srebra Kaseva. Sot të gjithë turistët fotografojnë luginën tonë, por pak janë ata që dinë se fotografia e parë e njohur e saj është nga viti 1901.
Kjo është një kartolinë, në të cilën shihen vajzat që mbledhin trëndafilat. Atëherë për mbledhjen e luleve në qytet kanë ardhur njerëz nga tërë Bullgaria. Dhe bashkë me punën e lodhshme ka pasur dhe shumë argëtime për të rinjtë, ku bajzat e reja kanë gjetur bashkëshortët e tyre të ardhshme. Kështu mbledhja e trëndafikave ka qenë një nga ngjarjet e rëndësishme jo vetëm në Kazanllëk, por edhe në tërë Bullgarinë. Kazanllëku është i njohur edhe si qyteti i dashurisë, sepse nga këtu janë krijuar shumë familje rë reja, të cilat pastaj nisen për qytete dhe fshatra të tjera të Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: kazanlak.com dhe arkiv
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..