Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Vendet ballkanike dhe Austria do të punojnë së bashku kundër rritjes së re të migrantëve

Foto: BGNES

Shtetet e Evropës Juglindore dhe Austria po zhvillojnë konsultime për bllokimin e rritjes së re të migrantëve në itinerarin ballkanik, lajmëroi ministri austriak i punëve të brendshme Herbert Kickl. Pas bisedave telefonike me homologët e tij nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia Kickl tha se është përgatitur “plan operacional dhe politik”. Sipas zëdhënësit të Komisariatit të Lartë pranë OKB-së për refugjatët Çarli Jaksli në Shqipëri që nga fillimi i 2018-ës 1700 veta kanë kërkuar strehim, derisa për tërë vitin 2017 numri i tyre ka qenë 1050. Në Malin e Zi janë parashtruar 858 aplikime për azil që nga janari, kurse gjatë tërë 1017-ës – 849. Në Bosnjë e Hercegovinë 80% prej pesë mijë klandestinëve të mbërritur nga fillimi i vitit kanë hyrë në vend gjatë majit.


Milen Keremidçiev: Problemi kryesor për anëtarësinë e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen është Greqia

Foto: BGNES

Bullgaria dhe Rumania janë përgatitur plotësisht për aderim në Hapësirën Shengen, tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Milen Keremidçiev, ish zëvendësministër i punëve të jashtme. Sipas tij pengesa kryesore para anëtarësimit të dy shteteve është Greqia, e cila është vendi i parë i Zonës Shengen në itinerarin e migrantëve. Por Greqia nuk ka kufi me shtetet e tjera të Zonës. Kur klandestinët hyjnë në Greqi lëvizja e tyre ndaj Evropës është bllokuar nga kufiri i Bullgarisë, ku ka kontroll kufitar. Në se Bullgaria dhe Rumania hyjnë në Hapësirën Shengen, atëherë nuk do të ketë kontroll kufitar mes këtyre vendeve dhe të gjithë refugjatët që po ndodhen në Greqi do të nisen për në Evropë, mendon Keremidçiev.


Bisedime në Ankara për liberalizimin e vizave për shtetasit turq

Foto: аrkiv

Një delegacion i BE-së do të zhvillojë bisedime në Ankara gjatë kësaj jave për heqjen e vizave për shtetasit turq për udhëtimet e tyre në Hapësirën Shengen, informoi gazeta “Hürriyet Daily News”. Delegacioni do të zhvillojë takime në Ministritë e punëve të brendshme, të punëve të jashtme dhe të drejtësisë. Do të diskutohet një raport i lidhur me pozitën e Turqisë mbi negociatat, i dërguar Brukselit gjatë shkurtit. Futja e regjimit pa viza për udhëtimet afatshkurtra të shtetasve turq në BE është një nga pikat e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë nga marsi i vitit 2016 për kufizimin e fluksit migrues.


Krasimir Uzunov: Republika e Maqedonisë së Veriut si variant për emrin e emrit të Maqedonisë është një test

Foto: аrkiv

“Republika e Maqedonisë së Veriut” sipas televizionit maqedonas “Telma” është varianti, për të cilin Greqia dhe Maqedonia kanë arritur mirëkuptim. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Krasimir Uzunov nga agjencia e lajmeve “Fokus” shprehi dyshim në lidhje me këtë informacion dhe sipas tij akoma nuk ka variant përfundimtar për emrin. Emrat e propozuar nga Matthew Nimetz akoma janë veriante, për të cilat po zhvillohen negociata – mendon Uzunovi. Televizioni “Telma” nuk tregon burimet e informacionit – kjo është mënyrë për provimin dhe imponimin e ndonjë teze në shoqëri, mendon analizatori.


Një e pesta e krahut të punës në Rumani jeton jashtë vendit

Foto: BGNES

Mbi 19% prej rumunëve në moshë pune – mes 20 dhe 64 vitesh, gjatë vitit 2017 kanë jetuar në ndonjë shtet tjetër të Bashkimit Evropian – tregojnë të dhënat e Evrostatit. Në krahasim me vitin 2007 pjesa e rumunëve që jetojnë në shtete të tjera të BE-së është rritur 12.3%.


Një buall i rrallë i bardhë ka lindur në kopshtin zoologjik në Beograd

Foto: www.beozoovrt.rs

Në kopshtin zoologik të Beogradit të hënën lindi një buall i vogël i bardh amerikan – kjo është një gjë shumë e rrallë, sepse raste të tilla paraqiten 1 në 10 milionë. Këtu nuk bëhet fjalë për gabim gjenetik. Bebja është me peshë 40 kilogramë. Do të qyhet Dushanka, sepse emri ka lidhje me festën e krishtere, në të cilën ai ka lindur – Shpirti i Shenjtë (Sveti Duh).

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD