Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla rilindëse “Unë jam bullgar” i zhyt fëmijët në traditat dhe historinë bullgare

БНР Новини

Fëmijët e sotëm janë të ngarkuar me pritje të shumta-këto të familjes, të mësuesve dhe bile të gjithë shoqërisë. Kurse sistemi i arsimit në vend që t'u ndihmojë të mund të rriten dhe të formohen si njerëz të lumtur dhe të përgatitur për jetën - i ve në kushte gare dhe të një stresi me vlerësime dhe nota subjektive, të cilat e s’postojnë theksin nga kuptimi i vërtetë të arsimit në shkollë. Një konkluzion të ngjashëm e bëjnë shumë prindër modernë, të cilët ndeshen me normat e ngurtësuara dhe të kuptimeve në arsimin bullgar.

Снимка

Me bindjen se ka mënyra të tjera edhe më të mira të mund të transmetohet përvoja dhe dija e fëmijëve, psikologu i diplomuar Pepa Çavdarova ka organizuar përpara vjetëve kampin e parë veror për fëmijë në qytetin rilindës bullgar Koprivshtica. Vet ajo ka lindur dhe është rritur aty dhe e di sesa e rëndësishme është për çdo një njeri të ri të jetë i edukuar në frymën e patriotizmit dhe të virtyteve të përgjithshme njerëzore.

Снимка

Me idenë e vet, se qyteti Koprivshtica /108 kilometra larg kryeqytetit/,nuk mund të vizitohet dhe të shikohet vetëm për një ditë, Pepa ka marrë përsipër përgjegjësinë të shpjerë aty më shumë fëmijë dhe kjo në ditët e pushimit të saj veror. Ajo e ka quajtur iniciativën Shkolla Rilindëse “Unë jam bullgar” dhe përmes saj ka mundur të tërheq si ndihmës dhe bashkëmendimtarë pjesën më të madhe të punonjësve të muzeve në qytet. Ata me një gëzim çdo verë i presin fëmijët dhe tregojnë historinë e Koprivshticës, të cilën me shumë të drejtë e quajnë “djepi i Rilindjes Bullgare”.

СнимкаDo të donim të ruajmë frymën bullgare, traditat dhe njëkohësisht me këtë ti mësojmë fëmijët në gjëra të dobishme jetike” – tregon Pepa Çavdarova dhe vazhdon: “Jetojmë në një shtëpi të madhe rilindëse në qytetin Koprivshtica, me një oborr të madh dhe një murr rrethues të lartë prej guri, me tre porta të larta. Kjo është shtëpia e Stariradevit e njohur me arkitekturën e vet autentike. Ne e punësojmë atë, sepse është një vend shumë i mirë për një kamp veror, siç është kampi ton. Mundohemi që ta kufizojmë grupin deri më 30 veta, sepse nuk më pëlqen modeli i kampeve në masë. Për mua është e rëndësishme që të tregojmë qëndrimin tonë personal si dhe vëmendjen ndaj çdo një fëmije. Ideja tonë është që të mund të ruajmë funksionin social të asaj të cilën e bëjmë. Prandaj krahas me fëmijët e prindërve me të ardhura pak më të larta, kemi dhe vende të caktuara për fëmijët e familjeve pa asnjë lloj mundësish. Ata shpesh rriten nga të moshuarit nga gjyshet dhe gjyshërit. Kemi vogëlush nga grupet e ndryshme sociale dhe nga etnoset dhe i edukojmë po kështu në frymën e tolerancës. Mundohemi që ti detyrojmë që të gjithë të mësohen të jetojnë bashkë dhe të pranojnë dallimet midis tyre. Për ne fëmijët janë fëmijë, pa rëndësi nga statusi i tyre social nga vështirësitë e përkohshme ose mundësitë e prindërve. Çdo gjë të cilën e bëjmë është për ta. Duam që në kamp ata të ndihen mirë, sikurse janë në një familje normale. Mundohemi, edhe për disa ditë të numëruara të mund të krijojmë një mjedis të mirë, të afërt me atë familjar.

Снимка

Përmes përvojës së vet si psikologe , akoma në dy ditët e para nga kampi veror Pepa Çavdarova mundet ti detyrojë fëmijët të jetojnë dhe të punojnë si një ekip të përbashkët. Në themel të suksesit janë rregullat e qarta dhe të sakta, të cilat zbatohen në mënyrë të barabartë nga të gjithë. Qëllimi i shkollës Rilindëse nuk është vetëm një. Nganjëherë dhe dhjetë ditë janë të mjaftueshme, që të mund të mësohen fëmijët të gjykojnë me logjikë, dhe të kujdesen njeri për tjetrin, të jenë të dobishëm për veten e vet dhe për të tjerët.

Снимка

Ne ju tregojmë historinë të tillë siç ka qenë me të vërtetë, dhe jo të tillë, siç e kanë përshkruar shkurtimisht në libra” – tregon Pepa dhe vazhdon: “Gjatë kohës së shkollës Rilindëse organizojmë takime me mjeshtër të ndryshëm-zanatçi. Ata u tregojnë fëmijëve sesi punohen enë prej balte. Në atelienë e punimit të drurit bëjnë shtëpi për zogjtë , mundohen të modelojnë figura prej leshi. Kështu mësohen përmes përvojës së vet personale dhe përjetimet. Kemi dhe mësim për dhënien e ndihmës së parë, takohemi me njerëz të profesioneve të ndryshme–policë, zjarrfikës , programit e kështu me radhë. Organizojmë biseda për tokën , ujin, ekologjinë. Në këtë mënyrë fëmijët fitojnë mjeshtëri konkrete sociale. Kam vënë re, se ka vogëlush, të cilët punojnë shumë mirë dhe lehtë me kompjuterin, dinë shumë për përparimin në teknologjitë, por nuk i përballojnë dot gjërat elementare jetike. Është shumë mirë se shkolla tonë takon një përkrahje në të gjithë qytetin. Vizitojmë bashkinë, bashkë me fëmijët hyjmë në sallën ku bëhen martesat. Gjatë kohës së të gjithë kampit krijojmë një mjedis , në të cilin flasim shumë për familjen bullgare , çfarë ka qenë më përpara dhe si jetohet tani. Traditave dhe vlerave familjare ju kujtojmë një vëmendje të posaçme.”

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: azsambulgarche.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD