Në Sofje u mbajt një Konferencë Ndërkombëtare të Qendrës Evropiane të Punëdhënësve dhe Ndërmarrjeve të cilat sigurojnë shërbime të interesit të përgjithshëm. Veprimtaria ishte pjesë e programit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Që në fillim u vu në dukje dinamika e ndryshimit të rrethanave në BE-në, në thelbin e së cilës është përgatitja e një shteti të braktisë bashkimin dhe problemet e lindura me vendin partner jashtë oqeanit.
Megjithëkëtë, BE-ja shikon në të ardhmen dhe përpiqet të formulojë politikat, të cilat do të garantojnë sigurinë, efektivitetin e punës dhe standardin jetik të shtetasve evropianë. Kjo realizohet nëpërmjet shërbimeve të interesit të përbashkët, të cilat mund të ndahen në dy grupe. “Në grupin e parë janë interesat jo ekonomike, të cilat tradicionalisht janë angazhim i shtetit si policia, drejtësia, struktura e sigurisë kombëtare. Ato nuk janë objekt i legjislacionit të BE-së dhe nuk ndikojnë mbi tregun e brendshëm dhe konkurrencën” – shpjegoi ministri i financave Vlladisllav Goranov, i cili e hapi konferencën. Ai saktësoi, se shërbimet e interesit të përgjithshëm janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për jetën e përditshme dhe janë ndër faktorët kryesorë për afrim social dhe ekonomik në kuadrin e BE-së.
“Me më shumë rëndësi për ne janë shërbimet e interesit të përgjithshëm ekonomik, të cilat sigurohen dhe organizohen në përputhje me urdhëresat për tregjet e brendshme dhe konkurrencës në BE-në. Vitet e fundit kërkimi i shërbimeve të interesit të përgjithshëm dhe mënyrat, në të cilat ato ofrohen, u ndryshuan rrënjësisht. Shërbime, të cilat shteti siguronte në mënyrë të drejtpërdrejtë, tani gjithnjë e më shpesh u besohen organeve kombëtare dhe rajonale dhe strukturave të sektorit privat me qëllime ekonomike ose jofitimprurëse. Fondet strukturore janë një vegël e fuqishme për përkrahjen e shtetit, si në shërbimet e interesit të përgjithshëm ekonomi, ashtu edhe në shërbimet jotregtare – arsim dhe punësim. Fondet strukturore evropiane kanë për qëllim të sigurojnë shërbime me cilësore dhe më të volitshme për popullsinë në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Komisioni Evropian botoi para disa ditësh propozimet për një pako legjislative në politikën e kohezionit për periudhën programore 2020 – 2027. Aty parashikohen masa për thjeshtësimin e rregullave në lëshimin e mjeteve. Në politikat e afrimit një theks special vihet mbi partneritetin social dhe organizatat, të cilat kujdesen për shoqërinë civile, barazinë midis sekseve dhe të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara.”
Ministri financiar parashikoi, se ndoshta në kohën e presidencës së Gjermanisë të Këshillit të BE-së do të miratohen suazat e reja shumëvjeçare financiare të bashkisë. Ai theksoi, se kjo nuk mund të ndodhë në kohën e presidencës së Bullgarisë, të Austrisë dhe të Rumanisë. Në se para 100 vitesh ishim qendra e zhvillimit ekonomik botëror, sot jemi një pjesë e vogël e ekonomisë së përbashkët. Megjithëkëtë në Evropë gjenerojmë 35 për qind prej të gjitha shpenzimeve sociale në përmasë botërore. Përsa i përket aftësisë konkurruese të ekonomisë evropiane, sot ajo qëndron para shumë sfidave të reja dhe kjo imponon që të veprojmë në mënyrë krejt të re.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..