Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zyra e Patentave në Bullgari – e kaluara dhe e tanishmja

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Patenta e shumëpritur nga biznesi me efekt unik në territorin e Bashkimit Evropian shumë shpejt do të bëhet realitet, prognozon David Sukalijski, zëvendës kryetar i Zyrës së Patentave.

Më 4 qershor 1948, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor është themeluar Zyra e Patentave e Republikës së Bullgarisë, e cila deri në vitin 1993 mban emrin Instituti i Racionalizimeve. Në vitet e historisë 70 vjeçare të Zyrës dallohen disa momente të rëndësishme.

Pa dyshim që më i rëndësishmi është pranimi i “Ligjit për patentat” gjatë vitit 1993 – tregon David Sukalijski, zëvendës kryetar i Zyrës së Patentës. Në bazë të këtij ligji, e drejta e patentës tanimë i përket kërkuesit dhe ai disponon tërësisht me të drejtën e fituar monopole. Në ligjet e mëparshme të drejtat e patentës kanë qenë krejtësisht të shtetit. Një etapë e rëndësishme është viti 2002, kur më 1 korrik Bullgaria bëhet anëtare e Konventës Evropiane të Patentave. Një etapë tjetër është viti 2007, kur Bullgaria hyn në Bashkimin Evropian dhe që kur mund të aplikojmë për Certifikatë për mbrojtje shtesë për produktet mjekësore dhe për mbrojtjen e bimëve. Kuptohet se, duhet shënuar dhe patenta e shumëpritur nga biznesi me një efekt unik në territorin e Bashkimit Evropian, i cila shumë shpejt do të bëhet realitet. Kurse brenda 1 viti do të fillojë të punojë dhe Gjykata Evropiane e Patentave.

Që nga viti 1993, me fjalë të tjera që nga hyrja në fuqi e Ligjit për patentat deri tani, janë dhënë përgjithësisht 6667 patenta. Që nga viti 1993 deri në vitin 2006 janë dhënë patenta si për shpikje, ashtu dhe për modele të dobishme. Pas vitit 2006, zyra fillon të japë patenta vetëm për shpikje dhe deri në këtë moment janë dhënë 1743 patenta për shpikje, kurse janë regjistruar rreth 2088 modele të dobishme.

Patenta e parë e dhënë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për patentat i përket metodës së dimërimit në grup të bletëve nëna dhe të koshereve dhe për realizimin e saj. Patenta është dhënë më 15 qershor 1993 dhe metoda siguron kushte optimale për kalimin e dimrit me shpenzime minimale të korrentit dhe të ushqimit” – vazhdon David Sukalijski dhe shton se, gjatë disa viteve të fundit në Zyrën e Patentave vijnë rreth 200-250 kërkesa për patentë dhe rreth 300-350 kërkesa për modele të dobishme. Fusha më e preferuar e shpikjeve është inxhinieria, sepse në këtë sferë zhvillohet dhe ekonomia. Është shumë interesante të vihet në dukje se, ka dhe shumë gra shpikëse.

Tek ne në Zyrën e Patentave që të gjitha patentat , me fjalë të tjera patentat me tarifa të paguara për ushtrimin e veprimit, janë për shpikje të realizuara – i përgjigjet zoti Sukalijski pyetjes sesa patenta janë realizuar në Bullgari. Sot vepruese janë 811 patenta, prej të cilave 355 janë të pronarëve bullgarë. Këtu, kuptohet, është korrekte që të përmendim dhe modelet e regjistruara të dobishme vepruese, kurse ato janë 1236, ku prej tyre 1177 janë të pronarëve bullgarë.”

Çdo një shpikje është interesante për specialistët në fushën përkatëse, me qenë se ajo është një zgjidhje teknike te ndonjë problemi konkret ekzistues dhe e ka kontributin e vet për përparimin e shkencës dhe teknikës. Kur, një shpikje zgjidh ndonjë çështjeje që ka mbetur të pazgjedhur për një periudhë të gjatë, përveç interesante ajo është dhe shumë e rëndësishme dhe dobishme.

Çdo një patentë është e rëndësishme, dhe në rastet, kur patenta e dhënë ka vepruar gjatë gjithë periudhës prej 20 vjetëve, duhet të pranohet, se shpikja ka qenë maksimalisht e dobishme për shoqërinë dhe për fushën përkatëse teknike. Me një kënaqësi mund të shënoj se sot kemi jo një e dy shpikje të tilla. Që të jem më konkret, do të përmend 2 patenta, të cilat vazhdojnë të veprojnë tanimë 20 vjet. Njëra i përket një medikamenti bronkodilues. Në vend të dytë dua t’i përmend produktet dietike në bazë të acidit laktik për terapi ushqimore dhe farërat për produktet e acidit laktik. Këto patenta kanë një realizim serioz dhe janë në dobi të shoqërisë” – sqaroi zëvendës-kryetari i dikasterit të Patentës David Sukalijski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD