Protestat në Greqi kundër negociatave për emrin e Maqedonisë
Në 23 qytete të Greqisë mijëra njerëz protestuan në “përkrahje të karakterit grek të Maqedonisë”. Në qytetin Hanja policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e demonstruesve, dy qytetarë janë arrestuar dhe dy policë janë plagosur.
Sipas protestuesve në emrin e ri shtetëror nuk duhet përmendur “Maqedoni” në asnjë mënyrë dhe kjo i përjashton të gjitha emrat e propozuara. Tani për tani më të mundshmet janë emrat “Maqedonia e Re” dhe “Maqedonia Veriore”. Organizatorët e protestave dëshirojnë që marrëveshja e ardhshme, e cila do të arrihet, të miratohet pastaj me referendum edhe në Greqi – kështu siç u premtoi qeveria maqedonase qytetarëve të saj. Protestat përkrahen edhe nga Kisha Ortodokse e Greqisë.
Donald Tusk: Tani BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të ndërmarrin veprime konkrete
Erdhi koha, kur frazat politike duhet të zëvendësohen nga veprime konkrete, tha kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në takimin e tij me kryeministrin e Malit të Zi Milo Xhukanoviç. Tusk nënvizoi se muajin e kaluar liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kanë ripohuar perspektivën evropiane si zgjedhja e tyre strategjike. Kryetari Këshillit Evropian tha se dëshiron të shikojë përparim më të shpejt në negociatat me Malin e Zi. Ato nuk do të jenë vetëm në bazë të hapjes dhe mbylljes së kapitujve të ndryshëm, por edhe në bazë të rezultateve konkrete në sferën e epërsisë së ligjit, luftimit të korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, lirisë së mediave dhe të shoqërisë civile në vend, shtoi Donald Tusk.
Një ish ministre rumune shkon në burg për korrupsion
Ish ministrja e turizmit dhe zhvillimit regjional e Rumanisë Elena Udria ishte dënuar me gjashtë vjet burgim për marrjen e ryshfetit dhe shpërdorimin e detyrës zyrtare. Faji i saj është provuar në tri raste të marrjes së ryshfetit dhe në një rast të shpërdorimit të detyrës zyrtare. E dënuara ishte një nga politikanët më me ndikim në Rumani gjatë dekadës së fundit, një nga personat më të afërt të ish presidentit Traian Basesku dhe kandidate për zgjedhjet presidenciale në vitin 2014. Gjatë këtij dimri ajo iku për në Kosta Rikë, ku sipas avokatit të saj ajo ka marrë azil politik.
Athina lehtëson tërheqjen e parave dhe mbajtjen e valutës në dorë
Greqia lehtësoi suplementarisht rregullat për tërheqjen e parave kesh nga bankat dhe rriti maksimumin mujor nga 2300 deri më 5000 euro. Ministria greke e financave shpalli gjithashtu se rritet shuma e parave në dorë, me të cilën qytetarët mund ta kalojnë kufirin – nga 2300 deri më 3000 euro. Kjo bëhet në kuadrin e lehtësimit të tretë të kontrollit të kapitalit në shtet që nga vendosja e tij në vitin 2015. Zyra greke e statistikave ELSTAT shpalli se rritja ekonomike gjatë tremujorit të parë ka arritur 2,3%. Kryeministri Aleksis Cipras vendosi limit për tërheqjen e mjeteve financiare dhe për transferat e kapitaleve jashtë kufijve gjatë kohës së krizës së borxheve në vitin 2015 me qëllim evitimin e rrjedhjes së kapitaleve.
Sipas Beogradit dialogu Serbi-Kosovë mund të zhvillohet në OKB
Serbia nuk përjashton zgjerimin e dialogut për Kosovën, bile kalimin e tij në nivelin e Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së. Këtë e deklaroi në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS shefi i kancelarisë së presidencës serbe Nikolla Selakoviç. “E rëndësishmja është se politika e Serbisë është politika e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës dhe shteti ynë do ta vazhdojë këtë tendencë”, nënvizoi Selakoviç. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës u ndërpre më 26 mars, kur drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Xhuriç u arrestua në Kosovë për shkak të hyrjes së tij në territorin e Kosovës pa leje nga ana e autoriteteve kosovare. Që prej atëherë të dyja palët nuk mund ta rifillojnë dialogun, pavarësisht nga presioni evropian.
.
Gazeta “Sun” e “zgjidhi” kontestin e emrit të Maqedonisë: E bashkoi atë me Bullgarinë
Këtë hartë tabloidi britanik “Sun” e përdori për të ilustruar artikullin e tij për lajmin, që u bë botëror, për arratisjen e lopës Penka në Serbi. Në të është treguar itinerari i kafshës, të cilën autoritetet përgjegjëse bullgare mund ta eutanazojnë për shkak të kësaj “shëtitjeje” të lopës në vendin fqinj. Por problemi me këtë hartë është se Maqedonia është treguar në të si pjesë e shtetit bullgar. Gabimi i “Sun”-it vjen në një moment, në të cilin Shkupi dhe Athina vazhdojnë dialogun intensiv për emrin e fqinjës sonë jugperëndimore.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..