Akademia Bullgare e Shkencave shënon përvjetorin e 30-të të fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov me një ekspozitë me aparate origjinale, me të cilat u zhvilluan eksperimentet në Stacionin Orbital “Mir”, skafandrin dhe kostumin e kozmonautit, fotografi, materiale shkencore dhe video.
“Kjo ndodhi kur ra antena për ngjitje dhe informacioni të cilin e morëm në ekran u zhduk – kujton kozmonauti Aleksandër Aleksandrov. – Instruksioni ishte të kthehemi, por ne ndërmorëm ngjitje të rrezikshme, sepse një mossukses i dytë do të ishte një disfatë për Bullgarinë. Kjo për arsye se fluturimi i kozmonautit të parë Georgi Ivanov në vitin 1979 u ndërpre para ngjitjes me stacionin për shkak të problemit teknik. Prandaj që kur ishim në Tokë vendosëm të bëjmë gjithçka të mundshme për të ngjitur dhe në të vërtetë arritëm ta bëjmë.”
Pothuajse si çdo fëmijë bullgar në mesin e shekullit të kaluar Aleksandër Aleksandrov ëndërronte të bëhej kozmonaut. E zgjodhi profesionin e pilotit dhe u përfshi në zgjedhjen e kozmonautit të parë bullgar. Megjithëqë ishte i përgatitur shumë mirë, më 10 prill të vitit 1979 fluturimin e realizoi kozmonauti tjetër bullgar Georgi Ivanov, ndërsa Aleksandër Aleksandrov mbeti dublues i tij. Mirëpo, nëntë vjet më vonë ai më në fund arriti të realizojë ëndrrën fëmijërore.
Vallë, a është e mundshme që të përfytyrojmë se çfarë është të fluturosh në mungesën e gravitetit?
Njeriu nuk mund ta përfytyrojë se çfarë është kjo përderisa nuk e përjeton vet – përgjigjet kozmonauti. – Para kohe mendohej, se rrymat meteorite, pjesëzat e rënda ndër-galaktike dhe rrezatimi do të jenë armiku kryesor për përvetësimin e Kozmosit, përderisa mungesa e gravitetit është një gjendje e mrekullueshme, në të cilën njeriu fluturon në hapësirë si një zog. Mirëpo, doli që pikërisht kjo mungesë nuk lejon, që secili të fluturojë në Kozmos për shkak të shumë faktorëve të dëmshëm, të cilët ndikojnë mbi organizmin njerëzor.”
Gjatë fluturimit ekuipazhi zbatoi me sukses programin shkencor “Shipka” dhe realizoi 56 eksperimente.
“Atë, të cilën e arritëm është unike për kohën, sepse për herë të parë arritëm të kompjuterizojmë të gjitha eksperimentet – tregon Aleksandër Aleksandrov. – Njeri prej tyre kishte të bëjë me gjymin. Amerikanët u përpoqën që të parë ta realizojnë, por kozmonautin e tyre nuk e zuri gjymi. E dimë se gjymi është faktori kryesor i cili rivendos organizmin. Prandaj ne realizuam eksperimentin një muaj para fluturimit, gjatë fluturimit dhe një muaj pas tij. Kështu vërtetuam, se kozmonauti mund të rivendoset në Kozmos. Thënë me fjalë të tjera edhe aty ekziston gjymi i thellë, gjymi i lehtë dhe gjymi para zgjimit. Kjo tregon, se mund të realizohen fluturime deri te planetë dhe galaktika të tjera. Kështu mund të themi se kemi një kontribut për fluturimet ndërkombëtare kozmike.”
“Çdo fluturim na ndryshon, sepse shikojmë se jemi një grimcë pluhuri në Univers – mendon Aleksandër Aleksandrov. – Prandaj e konsiderojmë si të padenjë shfaqjen e urrejtjes, karrierizmit, zilisë të cilët ekzistojnë në Tokë. Është disi qesharake të hasim njerëz të tillë. Sikur ne kozmonautët jemi një grup tjetër më të ndryshëm njerëzish.”
Horizonti i fëmijëve të sotëm është më i gjerë – ata jo vetëm që dëshirojnë të fluturojnë në Kozmos, por edhe të kolonizojnë planetët. Vallë, a do të kenë shansin ta bëjnë këtë nën flamurin bullgar? “Që të ketë perspektivë është e domosdoshme të ketë shtet, ekonomi, bujqësi, zhvillim. Dhe pasi kjo bëhet atëherë do të fluturojë edhe kozmonauti i tretë bullgar”, thekson Aleksandër Aleksandrov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Diana Cankova
Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Fondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare..
Vetëm më 6 maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, do t’u japim mundësi vizitorëve tanë të hyjnë në tri nga ndoshta makinat..