Iniciativa “Dialogu civil” përbën një seri prej takimesh tematike, nëpërmjet të cilave përfaqësuesit e strukturave evropiane në Bruksel takohen sy më sy me qytetarët dhe bisedojnë për problemet e përbashkëta të bashkësisë. Ideja për organizimin e debateve të tilla pa skenar paraprak është krejtësisht e përbërjes së tanishme të Komisionit Evropian. Në Bullgari takimet e “Dialogut civil” organizohen tashmë disa vite jo vetëm në Sofje, por edhe në qytete të tjera të vendit. Në to gjithmonë bëjnë pjesë edhe përfaqësues të pushtetit – Presidenti, ministra, nëpunës të administratës shtetërore etj.
“Njerëzit ndiejnë se distanca midis tyre dhe nëpunësve të lartë po shkurtohet dhe shfrytëzojnë mundësinë të bëjnë pyetje më të ndryshme” – thonë gazetarët, të cilët gjithashtu janë të pranishëm dhe interesohen për rendin e ditës. Atyre u bën përshtypje se qytetarët vijnë me pyetje të përgatitura paraprakisht dhe madje po të mos ketë kohë për të pyetur për gjithçka, ata i lënë dosjet dhe po vazhdojnë ta presin përgjigjen. Kjo u jep bindje se zëri i tyre do të dëgjohet. “Mirëpo, çështja është deri ku shtrihen kompetencat e institucioneve evropiane dhe se si ato duhet t’i reagojnë një sinjali, ku alarmohet se ka abuzime me mjetet financiare. Në Bruksel nuk disponojnë organe hetuese, të cilat të bëjnë hetime të tilla. Është bukur t’i njohim rregullat, çfarë janë të drejtat e institucioneve në Bruksel kështu qe të mund të jenë të dobishme në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve” – shënon gazetari, i cili ishte i pranishëm në debate.
Tema më e vështirë për debatim sa u përket politikave të BE-së ishte ajo për valën e migrantëve drejt Evropës. “Kjo temë është në vend të parë ndër të gjitha 28 shtetet-anëtare, krahas temës së terrorizmit, por mendoj se ne nuk i kushtojmë vëmendjen e merituar” – thotë Robert Soltik, këshilltar në kryedrejtorinë “Komunikacionet” pranë Komisionit Evropian.
“Kur të flasim për Evropën, ne duhet të flasim me njerëzit për gjithçka që u përket atyre. Distanca duhet të shkurtohet më shpesh, debatet duhet të zhvillohen edhe në qytetet dhe fshatrat e vogla, që të na kuptojnë zgjedhësit. Vendimet e drejta në BE merren nëpërmjet dialogut dhe respektimit të mendimit të njeriut të zakonshëm. Jemi dëshmitarë se si disa prej politikave të BE-së pranohen menjëherë, pa u menduar se si ato do të ndikojnë në bashkësitë e vogla. Letrat dhe ankesat e njerëzve shpeshherë nuk arrijnë tek instancat përkatëse në BE. Mirëpo, njerëzit në Bruksel janë si unë dhe ju, ata janë atje, sepse janë zgjedhur nga ne. Ne, komisionarët, mbajmë përgjegjësi për imazhin publik të BE-së, siç është në çdo një shoqëri demokratike. Parlamenti Evropian ka mekanizma dhe gjithashtu ushtron presion mbi Komision, kur të ndërmarrim disa iniciativa. Kurse buxheti evropian, i cili tani po diskutohet, në fakt është një instrument – kjo që ne mund t’u japim njerëzve të zakonshëm. Fakti se institucionet në BE ekzistojnë nga pothuajse 60 vjet dhe vendi juaj është aderuar në të kaluarën jo të largët, si Polonia, i detyrohet modelit të suksesshëm të BE-së.”
Si një shembull aktual i komunikacionit të suksesshëm në Evropë ishte shënuar komenti i zëdhënësit të Komisionit Evropian Margaritis Shinas. Ai me shaka komentoi rastin lidhur me lopën bullgare Penka, e cila kaloi pa problem kufirin bullgaro-serb, pas kësaj u kthye dhe nuk u prek nga sanksionet e direktivave evropiane, të cilat nuk lejojnë lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve shtëpiake përmes kufijve shtetërorë. Kishte bërë aluzion midis komentit të Shinasit dhe temës aktuale të Brexitit. Ja dhe komenti: “Rroftë lopa Penka! Është bukur kur të largohesh nga BE-ja dhe pas kësaj gjithmonë mund të kthehesh prapë!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..