Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bozahana Apostollova: “Librat do të jenë ura jonë drejt bullgarëve jashtë shtetit”

БНР Новини
Foto: BGNES

Kur bëhet fjalë për letërsinë bashkëkohore bullgare, me siguri duhet përmendur një nga shtëpitë botuese më të mëdha tek ne, në krye me zonjën e parë në tregun e librave Bozahna Apostollova. Me siguri në bibliotekën e secilit adhurues të librave cilësorë në Bullgari ka të paktën një libër me logon e shtëpisë së saj botuese. Çdo vit ajo boton midis 80 dhe 100 librave të autorëve bullgarë. Merita e saj më të madhe është se zbulon autorë të rinj dhe me përkrahjen e saj formohet brezi i ri i letërsisë sonë. Por ajo nuk harron dhe autorët më të lexuar dhe më të parapëlqyer bullgarë si Stefan Canev, Stanisllav Stratiev, Rangell Vëllçanov, Petko Boçarov, Todor Nikollov, Radostina Angellova... Për 30 vitet e ekzistencës së shtëpisë së saj botuese “Zhanet 45” ajo ka botuar veprimtarinë e katër brezave krijues. Dhe disa prej tyre në shumë tirazhe.

Por para se të filloja ta krijoja këtë brez, unë i kisha botuar shkrimtarët më të mëdhenj të Bullgarisë – Ivan Dinkov, Pavell Matev, Kosta Pavllov, Vera Mutafçieva etj” – tha Bozana Apostollova dhe vazhdoi: „Ata vinin nga shtëpitë e falimentuara botuese shtetërore dhe gjetën një strehim komod tek unë. Me mua ata vazhdonin të shkruanin. Ky brez gjeti një ambient të përshtatshëm në shtëpinë time botuese dhe në sajë të tyre “Zhanet 45” u bë e njohur. Kështu përgjegjësitë e mia u shtuan shumë. Vazhdoj të marrë  dorëshkrime të reja, të cilat presin vendin e tyre në tregun bullgar. Dua të falënderoj të gjithë bullgarët, të cilët edhe sivjet ishin të pranishëm në festivalin “Plovdivi lexon”, i cili filloi më 12 qershor. Sivjet mysafirët e tij ishin dy herë më shumë krahas vitit të kaluar. Të pranishmit e përkrahën mesazhin tim – se në se çdo vit shtojmë nga një njeri në bashkësinë shpirtërore të Bullgarisë, kjo do të jetë një fitore e vërtetë për shpirtin bullgar. E mira është se ne shtojmë jo një, por shumë herë më shumë adhurues të letërsisë cilësore bullgare – nëpërmjet librave dhe lexuesve të tyre.

Bozhana Apostollova investon të gjitha mjetet e saj në botimin e librave të autorëve bullgarë. Deri tani ka botuar më se 1600 tituj, sepse ka kuptuar se kështu ajo i ndihmon autorët e rinj e të talentuar. Mendon se tani duhet të fillojë të punojë me komunitetet tona jashtë shtetit, të cilët gjithashtu e duan gjuhën e tyre amë dhe i mësojnë fëmijët e tyre të lexojnë dhe të shkruajnë në bullgarisht. Kështu pas një vizite tek bullgarët në Pragë, Bozahna ka vendosur t’i ndihmojë, duke u dërguar atyre përkthime të librave të autorëve bullgarë. Dhe më shumë për këtë ide:

Duke përmendur se po kthehem nga Praga, dua të përmend se kisha disa takime me fëmijë nga shkolla bullgare atje dhe me prindërit e tyre. Atëherë më erdhi në mendje se ëndrra ime për krijimin e bashkësive kulturore bullgare mund të dalë edhe jashtë kufijve të shtetit. Në Pragë u takova me disa përkthyes dhe propozimi im ndaj tyre ishte që çdo vit të botojmë nga të paktën 5 libra bullgare, kryesisht për fëmijë. Në Pragë jetojnë shumë bullgarë dhe kështu fëmijët e tyre do të mësojnë më lehtë bullgarisht. Librat do të jenë ura jonë drejt tyre – kështu do të kuptojnë sa njerëz të talentuar ka në Bullgari. Bullgarët atje e pëlqyen shumë këtë ide dhe më thanë se për herë të parë tek ta vjen dikush me një ide konkrete. Tani duhet ta kryejmë punën tonë dhe shpresoj se vetëm pas një viti projekti ynë do të fitojë shumë lexues në Çeki.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD