Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi i të Shurdhërve në Bullgari kërkon legalizimin e gjuhës së shenjave

БНР Новини

Më 12 korrik 1934 u krijua një nga organizatat me histori më të gjatë të njerëzve me çrregullime të të dëgjuarit në vendin tonë – Bashkimi i të Shurdhërve në Bullgari. Anëtarët e tij filluan botimin e gazetës “Qetësia”, marrin pjesë në programe të ndryshme, festivale, aktivitete ndërkombëtare kulturore, sportive dhe muzikore, kanë një organizatë rinore dhe një Qendër për Stërvitje Profesionale, zhvillojnë gara të peshkimit dhe kampionate të shahut. Sukseset dhe arritjet janë të padyshimta, por nuk mungojnë vështirësi.

Снимка

СнимкаNjë prej problemeve serioze të njerëzve të shurdhër dhe të shoqërisë në përgjithësi është njohja e gjuhës së shenjave si gjuhë kombëtare – thotë Kryetari i Bashkimit të të Shurdhërve në Bullgari Nikollaj Ninov. – “Ky problem duhet të shqyrtohet në të gjitha nivelet, të zhvillohen debate me qeverinë dhe ministritë, me organizatat, të cilat tregojnë interes për njerëzit e shurdhër dhe gjuhën e tyre. Deri tani gjuha e tyre e shenjave nuk ishte njohur zyrtarisht pikërisht për shkak të mungesës së publicitetit të mjaftueshëm dhe angazhimit të pamjaftueshëm nga ana e qeverisë.”

Vite të gjata Bashkimi i të Shurdhërve në Bullgari, bashkë me organizata të tjera kombëtare, luftonte për njohjen dhe ratifikimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e njerëzve me çrregullime, gjë që u bë fakt gjatë vitit 2012. Kjo hapi dyert për një shqyrtim më serioz të të drejtave të këtyre njerëzve dhe pikërisht në Konventë është parashikuar legalizimi i gjuhës së shenjave. Në vitin 2018 bashkë me Ministrinë e Arsimit fondacioni “Të shurdhrit pa kufij” botoi manualin “Përshkrimi  teorik i gramatikës së gjuhës bullgare të shenjave” dhe Fjalori i gjuhës bullgare të shenjave.

СнимкаQë prej shumë vitesh kishte nevojë për një fjalor të tillë – është i mendimit Nikollaj Ninov. – Ky projekt i madh kombëtar, në të cilin u përfshinë shumë njerëz të shurdhër, ekspertë dhe specialistë në fushën e gjuhës së shenjave, lejoi që të bëhet një studim nga pikëpamja linguistike dhe e ekspertëve dhe çoi në botimin e këtij fjalori, i cili ka qëllim unifikimin e të gjitha gjesteve dhe krijimin e një standardi unik të gjuhës.

Një problem tjetër serioz, me të cilin ndeshen njerëzit e shurdhër në Bullgari, është komunikimi. Ata nuk kanë akses tek informacioni me tinguj dhe kjo është premisë për izolimin e tyre, për t’u ndier të painformuar dhe pa përfytyrim të qartë për atë që ndodh dhe që pritet të ndodhë. E njëjta gjë i përket regjistrimit në universitete, ku një pjesë e madhe e njerëzve të shurdhër shpresojnë vetëm te video-ligjëratat dhe manualet dhe jo te mësimdhënia direkte e pedagogëve.

Снимка

Nevojitet një mësimdhënie më specifike e informacionit, që mund të realizohet vetëm me ndihmën e përkthyesve të kualifikuar në gjuhën e shenjave – vuri në dukje gjithashtu Nikollaj Ninov. – Përkthyesit aktivë në Bullgari janë jashtëzakonisht pak, jo më shumë se 30 veta. Profesioni është i rregulluar, por financimi është pothuaj zero. Ka nevojë për përkrahje në nivel shtetëror, sepse përkthyesit në gjuhën e shenjave mund ta kompensojnë aksesin tek informacioni.

Në ndihmë të të shurdhërve dhe të njerëzve, që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën e tyre të shenjave, ka një program kompjuterik për përvetësimin e gjuhës bullgare të shenjave “Gjuha e gjesteve”, fjalorë me temë të ndryshme, video-mësime. Çfarë është e ardhmja e kësaj gjuhe të bukur sipas kryetarit të Bashkimit të të shurdhërve në Bullgari Nikollaj Ninov?

Снимка

Bukuria e kësaj gjuhe u detyrohet gjesteve. Ky është një art i vërtetë, i cili ngjan shumë me pantomimën. Nuk është e rastit se disa prej mimave më të mirë në botë janë pikërisht njerëz të shurdhër. Gjuha e gjesteve  ka mundësi shumë të mëdha që të  popullarizohet dhe të tërheqë vëmendjen e shoqërisë. Ne besojmë se kjo do të ndodhë pikërisht me legalizimin e gjuhës së gjesteve. Që atëherë potenciali i saj do të zgjerohet në një shkallë më të madhe.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal dhe Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD