David, Emo, Kalina dhe Eva janë fëmijët, të cilët fituan popullaritet në Fecebook në sajë të një kauze fisnike. Për ditë të numëruara iniciativa e tyre të grumbullojnë para për një nga strehimoret e qenve në afërsi të Sofjes fitoi shumë përkrahës dhe u zbulua nga më se 150 mijë njerëz. Ata fëmijë njihen vetëm nga 3 muaj, por ideja të bëjnë bamirësi lindi papritmas:
“Gjithçka filloi një mbrëmje, kur punuam tablo dhe sende të ndryshme të cilat i vendosëm të shesim. Dhe pasi të gjithë pëlqejmë qentë lindi ideja që kjo të jetë me qëllim bamirës. Edhe herë të tjera i kemi ndihmuar kafshë në fatkeqësi. Jo me para, kryesisht me ushqim për qentë endacakë” – tregon Davidi i cili është 12 vjeçar.

Strehimorja, të cilën fëmijët vendosën ta ndihmojnë, ndodhet në fshatin Gorni Bogrov. Ajo nisi të funksionojë në vitin 2012 dhe është me kapacitet për 840 qenë endacakë. Megjithë përpjekjet e shtetit dhe të vullnetarëve, megjithë uljen e numrit të qenve endacakë, numri i tyre akoma mbetet i lartë. Nuk mjaftojnë paratë.
“Një shoqe, e cila e frekuentoi strehimoren, tha, se situata aty është e mjerë – shpjegon Vanja, nëna e Davidit. – Prandaj vendosëm t’u ndihmojmë, të paktën qenve. Kemi ide që përveç ushqimit të domosdoshëm të blejmë ilaçe dhe vaksina, të sigurojmë ndihmë mjekësore për qentë që kanë nevojë.”
Tregu i improvizuar i fëmijëve është në lagjen e kryeqytetit “Ljulin”. Me çmime simbolike aty mund të blihen lodra fëmijësh, libra, stoli dhe sende të tjera interesante.
“Njerëzit blejnë kryesisht sendet e punuara prej neve – tablo, figura prej plasteline. Filluan të pasurojnë asortimentin tonë duke na sjellë edhe sende të tyre – lodra të ruajtura, shishe të pikturuara, stoli etj. Njerëzit na përkrahin dhe thonë fjalë të mira për ne, dëshirojnë të takohemi. Edhe erdhën njerëz që nga Londra për të takuar me ne. Ata mësuan nga Facebook-u për aktivitetin tonë bamirës.”

Doemos përkrahjen më të madhe David, Emo, Kalina dhe Eva marrin nga prindërit.
“Në fillim u befasuam – shpjegon nëna e Davidit. – Mirëpo, pas kësaj u gëzuam, sepse fëmijët tanë kishin dëshirë të ndihmojnë. Kjo është një kauzë e mirë, gjë që na provokoi të ndihmojmë edhe ne me çfarë kemi mundësi. Çdo nënë dhuroi diçka, blejmë atë për të cilën fëmijët kanë nevojë për të punuar sendet e tyre. Kështu që mund të them se ata e kanë përkrahjen tonë.”
“Asnjeri nuk priste se do të fitojmë një popullaritet të tillë aq të madhe” – me buzëqeshje të pa fshehur shpjegon Davidi.
Nisma do të vazhdojë deri në fund të verës. Secili që ka dëshirë të japë ndihmën e vet mund të blejë diçka nga tregu i improvizuar të katër miqve. Fëmijët premtojnë, se çdo qindarkë do të jetë për strehimoren në fshatin Gorni Bogrov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..