Më 25 korrik Ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Rumen Porozhanov ndaloi gjuetinë e derrave të egër në territorin e Bullgarisë si masë parandaluese kundër “sëmundjes së rrezikshme të murtajës afrikane” Ky urdhër i tij erdhi pas ndryshimeve të bëra më 11 korrik në Ligjin për gjuetinë dhe për mbrojtjen e gjahut, të cilat lejuan fillimin e gjuetisë së derrave të egër në kulmin e verës. Amendamentet parashikonin që gjuetia të fillonte më 25 korrik, në vend të 1 tetorit. Qëllimi ishte që të asgjësoheshin 120 mijë derra të egër. Objektivat e kësaj mase të shpejtë dhe të pazakontë ishte që të parandalohet përhapja e sëmundjes së rrezikshme. Por vendimi i ministrit Porozhanov për anulimin e amendamenteve ishte marrë pas reagimeve nga ana e organizatave të gjahtarëve në Bullgari dhe nga ana e organizatave mjedisore. Ato paralajmëruan se ndryshimet e bëra në ligj do të kenë pasoja të mëdha negative mbi gjithë natyrën.
“Nga pikëpamja jonë ndryshimet e bëra ishin të gabuara, sepse në këtë periudhë të vitit gjuetia krijon shumë premisa për aksidente me njerëz – komentoi Vasill Vasilev, përfaqësues i organizatave të gjahtarëve. Bëhet fjalë jo vetëm për gjahtarët, por për të gjithë njerëzit që ndodhen në territoret pyjore gjatë verës – për shembull ata që mbledhin bimë mjekësore, apo kërpudha. Nga ana tjetër gjuetia e derrit të egër në verë do të ndikojë shumë keq popullatat e kafshëve e tjera si kaprojtë dhe drerët. Jam i kënaqur me vendimin e ministrit Porozhanov. Ai dëgjoi me vëmendje argumentet tona dhe bëri të domosdoshmen për mbrojtjen e interesit publik.”
Deri tani në Bullgari nuk janë regjistruar vatra të murtajës afrikane, por në Evropë sëmundja përhapet tashmë 4 vjet. Ndër vendet më të prekura janë Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Çekia, Hungaria dhe Rumania. Në Rumani kohët e fundit janë gjetur dhjetëra vatra të reja të sëmundjes, ka edhe të tilla në rajonet e qyteteve Tulça dhe Konstanca (60 km nga kufiri bullgar). Për parandalimin e murtajës së egër tani po ndërtohet gardh prej teli, por sipas gjahtaërëve ai është një konstruksion tepër i lehtë dhe nuk mund të ndalojë kalimin e derrave të egër.
“Derrat janë shumë të fortë dhe kur janë të frikësuarkalojnë gardhet, posaçërisht ato që nuk janë bërë mjaftë mirë dhe prej teli çeliku. – shpjegoi zoti Vasilev.
Tani për tani nuk ka vaksinë kundër murtajës afrikane. Probleme mund të shfaqen në të ardhmen edhe për një arsye tjetër – në territorin e Bullgarisë ka vetëm një laborator, ku mund të analizohen kampionet e marra nga kafshët e prekura. Dhe ky laborator ndodhet në Sofje. Dhe kur fillon sezoni i gjahut ai nuk do ta ketë kapacitetin ta analizojë të gjitha kampionet që do të dërgohen në të nga të gjithë Bullgaria. Nuk dihet dhe se ku gjahtarët do t’i ruajnë kafshët e vrarë para daljes së rezultateve nga analizat. Prandaj gjahtarët bëjnë thirrje për planifikim dhe organizim të mirë të marrjes së kampioneve dhe të kthimit të rezultateve. Kështu do të kufizohet maksimalisht përhapja e sëmundjes.
“Karakteristike për murtajën afrikane është kjo se përhapja e sëmundjes bëhet para së gjithësh nga njerëzit. Gjasat për transmetimin e sëmundjes në distanca të mëdha nga kafshët janë relativisht të vogla.Për këtë arsye duhen marrë masa në tërë Bullgarinë, sepse duke e pritur sëmundjen në kufirin me Rumani, ajo mund të shfaqet në Bullgari Jugore. Vdekshmëria nga sëmundja është e shumë e lartë dhe dëmet për ekonominë do të jenë të konsiderueshme”– tha kategorikisht Vasill Vasilev.
Është me rëndësi të dihet se në se murtaja e derrave regjistrohet në Bullgari, atëherë “lëvizja e kafshëve në radius prej 10 kilometrave rreth vatrës së sëmundjes do të jetë e pamundshme” e kjo do të thotë se kufizime do të ketë edhe për gjuetinë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: slrb.org
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..