Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës bullgarë morën 3 medalje në Olimpiadën e matematikës në Bangkok

Foto: tvn.bg

Në Olimpiadën e matematikës në Bangkok të Tajlandës, e cila është një nga më të vështirat në botë, tre nxënës bullgarë nga Gjimnazi i matematikës në qytetin danubian Ruse fituan një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Nxënësit ishin ftuar në Asia International Mathematical Olympiad /AIMO/, e cila u zhvillua në Bangkok nga 3 deri më 7 gusht, pas pjesëmarrjes së tyre të suksesshme me rezultate të shkëlqyera në disa olimpiada të mëparshme prestigjioze.

Në vitin 2017 pjesëmarrja në Singapore International Math Olympiad Challenge (SIMOC) i solli së njëjtës shkolle në Ruse tri medalje të arta dhe një të bronztë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD