Në gjirin jugor të Antarktidës ndodhet ishulli Livingstën, ku është ndërtuar baza polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit”. Ekspedita e parë shkencore bullgare mbërriti në kontinentin e akullt gjatë pranverës së vitit 1988 dhe atëherë ajo vuri themelet e studimeve të gjithëpërfshirëse atje.
“Këto janë kushtet më ekstreme, në planetin tonë – tregoi profesori Hristo Pimpirev – gjeolog dhe udhëheqës i ekspeditave polare – Temperaturat në Polin Jugor janë të ngjashme me ato në Mars, sikur ndodhesh në një planet tjetër”. Atje temperatura më e ulët e regjistruar është minus 89ºC, por gjatë verës polare zakonisht temperaturat janë -15 – - 38ºC.
Me zhvillimin e teknologjive ishulli Livingston popullohet gjithnjë e më shumë. Afër bazës bullgare ndodhen ato të 7-8 shteteve – Spanja, Rusia, Uruguai, Argjentina, Kina etj. Për këtë arsye profesori Pimpirev thotë se në fakt Bullgaria e “qeveris” kë të kontinent bashkë me to. “Bullgaria është shteti i vetëm ballkanik në Antarktidë” – shpjegoi shkencëtari dhe vazhdoi:
“Atje vendi ynë është jashtë kompanisë së vet të zakonshme ballkanike. Bashkë me kolegët “ndërtojmë” histori. Për këtë arsye për mua ishte një befasi e vërtetë, kur më dorëzuan flamurin e parë bullgar të vendosur në ishull, për të cilin mendonim se është humbur akoma para 30 vjetësh. Atëherë unë dhe kolegu im Borisllav Kamenov punonim me gjeologë britanikë dhe e lëmë flamurin në vendin, ku pastaj do të ishte ndërtuar baza bullgare. Kolegët e mi atëherë ishin në një akullthyes rus, ku kishte dy shtëpi të vogla – pikërisht ato ishin ndërtesat e para të bazës bullgare në vitin 1988. Flamuri ishte vendosur në shtëpinë e parë, të cilën pastaj e quanim me përkëdheli “Qeni i çalë”, një muaj pasi edhe spanjollët u vendosën në rajon.”
Në vitin 1990, kur shkencëtarët bullgarë përkohësisht ndaluan veprimtarinë atje për shkak të ndryshimeve politike në Bullgari, spanjollët kanë vizituar dy ndërtesat. Ato kanë qenë bosh dhe derisa shkencëtarët e huaj janë çuditur se të kujt janë dy shtëpitë, afër tyre kanë gjetur flamurin bullgar dhe e kanë marrë atë për kujtim. Para pak kohe në lidhje me përvjetorin e ekspeditës së parë, flamuri u është dërguar shkencëtarëve bullgarë si dhuratë.
"Kjo ishte një gjest unik, që më bëri për të qarë – tha profesori Pimpirev. – Natyrisht vendi i flamurit është në ekspozitën e renditur para 5 vjetësh në Muzeun Historik Kombëtar, sepse studimet antarktike të shkencëtarëve bullgarë janë pjesë e historisë më të re bullgare. – tha Hristo Pimpirev. – Ne bullgarët në të vërtetë s’kemi asnjë flamur të humbur në beteja, tani u bë e qartë se edhe flamuri i shkencës sonë nuk është humbur.”
Shkencëtarët tanë zhvillojnë në ishullin Livingston studime të vlefshme për tërë botën shkencore. Ato janë në fusha si gjeologjia, ndryshimet e klimës, rritja e nivelit të oqeanit botëror, aktiviteti sizmik, kafshët jovertebrorë, ndikimi i rrezatimit ultravjollcë mbi lëkurën e njeriut etj. Baza e parë bullgare në Livingston tani është një nga kureshtjet e ishullit, sepse atje akoma mund të shihet shtëpiza e parë e vendosur nga ekspedita bullgare e vitit 1988. “Qeni i çalë” që nga viti 2018 e ka statutin e trashëgimisë historike dhe kulturore të kontinentit të akullt. E kjo do thotë se ajo duhet të mbrojë pamjen e saj autentike.
„Qeni i çalë“ është një nga ndërtesat më të vjetra në ishullin Livingston. Ajo është me sipërfaqe vetëm 18 metra katrorë, por e përdorëm për fjetje, për kuzhinë, për punë dhe për pushim. Në të jetonim 8 persona, por ka momente, në të cilat kemi qenë 12-13 veta. Ekspeditat polare janë diçka e re për historinë e shkencës së vendit tonë dhe atje çdo gjë është bërë nga duart tona. Për shembull një tavolinë nga anija “Mihaill Somov“ e përdorën për krevat dhe ajo varej nga tavani. Për të shtrihesh aty duhej të kalosh përmes një vrime prej 90 centimetra midis tavanit dhe krevatit. Kemi bërë stola dhe krevate prej dërrasash, në muret kemi vizatuar, në mënyrë që ta bëjmë ambientin më të rehatshëm dhe më të ngrohtë për të jetuar”. Tani atje akoma mund t’i gjeni radiostacionet e para, me të cilët kemi folur me kolegët dhe me të afërmit tanë në Bullgari. Kështu kjo ndërtesë e ka ruajtur shpirtin e bullgarëve, të cilët kanë punuar atje në fundin e shekullit të XX-të.
Gjatë shtatorit të këtij viti në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar do të ekspozohet maketi i “Qenit të çalë” – një kopje e saktë e ndërtesës së parë bullgare në Antarktidë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova
Foto: arkiv personal
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..