Spirko Llazarovski është nga qyteti Shkup i Republikës së Maqedonisë dhe me dëshirë dhe krenari të madhe e studion historinë e hanëve dhe mbretërve bullgarë, se si është krijuar shteti ynë dhe si udhëheqësit krenarë i kanë mbrojtur trojet bullgare. Sipas Spirko Llazarovskit sot shembulli i stërgjyshërve tanë është edhe më i nevojshëm. Duhet ta kujtojmë amanetin e hanit protobullgar Kubrat, i cili thotë se jemi të fortë vetëm kur jemi të bashkuar. Pikërisht hani Kubrat është një nga personalitetet më të shquara në historinë tonë, është i mendimit Spirko. Në fillim të këtij viti shkollor ai do të jetë një nga vullnetarët, i cili do të udhëtojë në vend, që t’u dhurojë fëmijëve libra të vizatuar me amanetin e hanit Kubrat.Fondacioni, i përkrahur nga unë, grumbullon mjete dhe i investon në qëllime të tilla atdhedashëse – thotë Spirko dhe shton:
Tani jemi duke organizuar një fushatë aktive për të tretin vit me radhë dhe i dhurojmë libra të tilla çdo një nxënësi bullgar në klasën e tretë. E zgjodhëm këtë moshë, sepse pikërisht në klasën e tretë nxënësit fillojnë ta mësojnë më thellë historinë dhe të shfaqin interes ndaj kësaj teme. Ka pasur madje raste kur ngrihemi lart në fshatrat malore vetëm për shkak të një fëmije, që të mund ta marrë edhe ai “Amanetin e Hanit Kubrat”. Mesazhi në këtë libër është shumë i bukur – po të jemi të bashkuar mund të arrijmë gjithçka, në qoftë se jemi të ndarë, është vështirë t’i arrijmë qëllimet tona. Ne punojmë për fëmijët, sepse ata janë e ardhmja e Bullgarisë dhe duhet ta tërheqim interesin e tyre, që të mësojnë më shumë. Kështu e provokojmë kureshtjen e tyre dhe e ndihmojnë punën e mësuesve.
Po të flasësh me Spirkon, madje nuk do të supozosh se ai nuk ka lindur në Bullgari dhe nuk ka mësuar në shkollë bullgare. Ai flet pa gabim, por thotë se ka bërë përpjekje për këtë, kryesisht si shenjë respekti ndaj njerëzve, me të cilët takohet dhe punon në Sofje.
Në saje të përvetësimit të gjuhës, unë arrita të lexojë libra interesantë dhe të kuptoj më shumë për kulturën, traditat dhe ngjarjet në trojet tona – thotë Spirko Llazarovski.
Jam nga Maqedonia, banoj në Bullgari që nga viti 2003. Tashmë mund të them se jam sofjanas, sepse banoj në këtë qytet, kujdesem për këtë vend dhe kontribuoj me punën time për mirëqenien e qytetit. Prandaj tashmë mund të them se jam nga Bullgaria. Nuk e di se ku do të jem pas 10 vitesh. Nuk dua të kthehem në të kaluarën. Më pëlqen politika e tanishme mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Jam dëshmitar i ngrohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe po shoh se si kjo ndikon pozitivisht mbi jetën e njerëzve. Populli zakonisht i ndjek politikanët dhe duke parë se ata janë në marrëdhënie të mira, se këmbejnë vizita dhe i respektojnë festat e dy vendeve, atëherë edhe njerëzit janë më të qetë. Duhet të shikojmë vetëm përpara dhe të mos kthehemi në të kaluarën. Parimisht nuk ka dallim mes bullgarëve dhe maqedonasve, edhe në të mirën, edhe në të keqen. Nuk më pëlqen fakti se edhe në dy vendet njerëzit ankohen shumë, presin që dikush tjetër ta kryejë punën. Sivjet bashkë me vullnetarët nga organizata vizituam qytezën Cele di Bulgaria në Itali, ku mendohet se banojnë trashëgimtarë të protobullgarëve. Ata kanë shumë tipare të përbashkëta me popullin tonë, por edhe dallime. Ato nuk janë fizike, përveç kësaj janë njerëz të ngrohtë, pinë verë të kuqe, janë shumë mikpritës.
Mirëpo, në dallim të bullgarëve bashkëjetojnë në harmoni dhe janë më të sjellshëm nga njerëzit këtu. Kjo më jep shpresën se edhe ne një ditë do të bëhemi si ata, por ka nevojë për më shumë përpjekje. Kemi histori të pasur dhe natyrë të bukur, duhet të ftojmë më shumë turistë dhe kështu do të zhvillohemi më mirë ekonomikisht.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..