Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spirko Llazarovski: “Unë jam nga Shkupi dhe krenohem më shumë për gjuhën dhe historinë bullgare”

БНР Новини
Foto: Gergana Mançeva

Spirko Llazarovski është nga qyteti Shkup i Republikës së Maqedonisë dhe me dëshirë dhe krenari të madhe e studion historinë e hanëve dhe mbretërve bullgarë, se si është krijuar shteti ynë dhe si udhëheqësit krenarë i kanë mbrojtur trojet bullgare. Sipas Spirko Llazarovskit sot shembulli i stërgjyshërve tanë është edhe më i nevojshëm. Duhet ta kujtojmë amanetin e hanit protobullgar Kubrat, i cili thotë se jemi të fortë vetëm kur jemi të bashkuar. Pikërisht hani Kubrat është një nga personalitetet më të shquara në historinë tonë, është i mendimit Spirko. Në fillim të këtij viti shkollor ai do të jetë një nga vullnetarët, i cili do të udhëtojë në vend, që t’u dhurojë fëmijëve libra të vizatuar me amanetin e hanit Kubrat.Fondacioni, i përkrahur nga unë, grumbullon mjete dhe i investon në qëllime të tilla atdhedashëse – thotë Spirko dhe shton:

СнимкаTani jemi duke organizuar një fushatë aktive për të tretin vit me radhë dhe i dhurojmë libra të tilla çdo një nxënësi bullgar në klasën e tretë. E zgjodhëm këtë moshë, sepse pikërisht në klasën e tretë nxënësit fillojnë ta mësojnë më thellë historinë dhe të shfaqin interes ndaj kësaj teme. Ka pasur madje raste kur ngrihemi lart në fshatrat malore vetëm për shkak të një fëmije, që të mund ta marrë edhe ai “Amanetin e Hanit Kubrat”. Mesazhi në këtë libër është shumë i bukur – po të jemi të bashkuar mund të arrijmë gjithçka, në qoftë se jemi të ndarë, është vështirë t’i arrijmë qëllimet tona. Ne punojmë për fëmijët, sepse ata janë e ardhmja e Bullgarisë dhe duhet ta tërheqim interesin e tyre, që të mësojnë më shumë. Kështu e provokojmë kureshtjen e tyre dhe e ndihmojnë punën e mësuesve.

Po të flasësh me Spirkon, madje nuk do të supozosh se ai nuk ka lindur në Bullgari dhe nuk ka mësuar në shkollë bullgare. Ai flet pa gabim, por thotë se ka bërë përpjekje për këtë, kryesisht si shenjë respekti ndaj njerëzve, me të cilët takohet dhe punon në Sofje.

Në saje të përvetësimit të gjuhës, unë arrita të lexojë libra interesantë dhe të kuptoj më shumë për kulturën, traditat dhe ngjarjet në trojet tona – thotë Spirko Llazarovski.

Снимка

СнимкаJam nga Maqedonia, banoj në Bullgari që nga viti 2003. Tashmë mund të them se jam sofjanas, sepse banoj në këtë qytet, kujdesem për këtë vend dhe kontribuoj me punën time për mirëqenien e qytetit. Prandaj tashmë mund të them se jam nga Bullgaria. Nuk e di se ku do të jem pas 10 vitesh. Nuk dua të kthehem në të kaluarën. Më pëlqen politika e tanishme mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Jam dëshmitar i ngrohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe po shoh se si kjo ndikon pozitivisht mbi jetën e njerëzve. Populli zakonisht i ndjek politikanët dhe duke parë se ata janë në marrëdhënie të mira, se këmbejnë vizita dhe i respektojnë festat e dy vendeve, atëherë edhe njerëzit janë më të qetë. Duhet të shikojmë vetëm përpara dhe të mos kthehemi në të kaluarën. Parimisht nuk ka dallim mes bullgarëve dhe maqedonasve, edhe në të mirën, edhe në të keqen. Nuk më pëlqen fakti se edhe në dy vendet njerëzit ankohen shumë, presin që dikush tjetër ta kryejë punën. Sivjet bashkë me vullnetarët nga organizata vizituam qytezën Cele di Bulgaria në Itali, ku mendohet se banojnë trashëgimtarë të protobullgarëve. Ata kanë shumë tipare të përbashkëta me popullin tonë, por edhe dallime. Ato nuk janë fizike, përveç kësaj janë njerëz të ngrohtë, pinë verë të kuqe, janë shumë mikpritës.

Mirëpo, në dallim të bullgarëve bashkëjetojnë në harmoni dhe janë më të sjellshëm nga njerëzit këtu. Kjo më jep shpresën se edhe ne një ditë do të bëhemi si ata, por ka nevojë për më shumë përpjekje. Kemi histori të pasur dhe natyrë të bukur, duhet të ftojmë më shumë turistë dhe kështu do të zhvillohemi më mirë ekonomikisht.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD