Zanati i berberit ka tradita shumëvjeçare, por pas viteve 90 të shekullit të kaluar pothuajse u zhduk si degë e parukerisë, kur tregu u përmbyt me sallone bukurie, të cilat vizitohen kryesisht nga femrat. Edhe sot shumë meshkuj preferojnë t’i formojnë mjekrat e tyre, ose të rruhen në shtëpi. Pikërisht këtë deshëm ta ndryshojmë. Deshëm të shpjegojmë se burrat mund të duken më elegantë, në një mënyrë më burrërore. Nganjëherë ata duhet të harxhojnë pak para dhe të humbasin pak kohë, por do të marrin një vizion më preciz –thotë Kirill Moskotov, pronari i rrojtores Head Hunters.
Kirill ka lindur në Bullgari, por ka banuar shumë vite në Ukrainë. Për nga arsimi është specialist në marketing, punon në fushën e teknologjive të larta dhe një ditë i erdhi ideja që ta shndërrojë hobin në profesion.
Babai im është bullgar nga Besarabia.– na tregon Kirill. –Gjithmonë kam pasur dëshirë që të vij në Sofje, ose në ndonjë qytet tjetër të madh në Bullgari. Kur në vitin 2015 erdha në kryeqytet, kuptova se ky është vendi ku dua të banoj. Pasi mbërrita këtu nuk arrita të gjej rrojtore, ku të rruhem dhe të qethem në një mënyrë moderne. Thjeshtë në treg mungonte një lokal i tillë shërbimi. Atëherë i thash vetes: Pse të mos jem unë njeriu, i cili të kujdeset për vizionin e burrave në Sofje?
Berberana e Kirill Moskotovit nuk është thjeshtë një sallon, ku mund t’i presësh flokët, ose të rruhesh. Këtu ka një atmosferë të veçantë. Muzika, që tingëllon, është rock dhe hip-hop – stile të preferuara nga meshkujt. Përveç kësaj këtu ofrohet vetëm kozmetikë burrash.
Duam që berberana jonë të jetë vendi ku një burrë mund të kalojë një orë dhe pas kësaj të mos i vijë keq për këtë– thotë Kirill. –Përpiqemi që çdo një berber të jetë të paktën një i njohur simpatik i çdo një prej klientëve tanë. Duam të krijojmë një atmosferë të këndshme, ku jo vetëm të rruheni, por edhe të kaloni mirë, të çlodheni. Prandaj gjithmonë u ofrojmë klientëve tanë dhurata – një gotë me uiski, ose birrë, kafe etj. Gjithmonë ka në tryeza revista për meshkuj.
Një përparësi tjetër e rrojtores është mënyra individuale e shërbimit të klientit. Berberët do t’ju këshillojnë se çfarë qethjeje është më e përshtatshme për ju. Ata mund t’ju japin këshilla për tërë vizionin tuaj. Nëse do të dukeni mirë me mjekër të gjatë, me flokë të gjata, apo e kundërta.
Mjekra është në modë –është i mendimit Kirill. Sipas tij 80-90 për qind prej burrave duken më mirë me mjekër.
Mjekra është jo vetëm burrërore, por me ndihmën e saj mund ta korrigjoni fytyrën tënde. Në qoftë se ajo është e dobët, mund ta lëshoni mjekrën dhe fytyra do të duket më e gjerë, më gjeometrike. Në qoftë se keni mjekër të dyfishtë, mund ta fshihni këtë defekt me mjekrën e dalë. Shumë meshkuj mendojnë se po të kenë mjekër, do të kursejnë më shumë kohë, sepse atëherë nuk duhet të rruhen çdo mëngjes. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, sepse çdo një mjekër e formuar mirë kërkon kujdese të mëdha, shumë produkte të ndryshme kozmetike. Duhet ta vizitoni berberin të paktën dy herë në muaj, ose ju vetë duhet ta mirëmbani formën e saj në vazhdim të rreth 30 minutave –paralajmëron Kirill.
Sot të jesh berber nuk është vetëm profesion, por një kulturë e tërësishme. Interesi filloi të rritet, gjithnjë e më shumë të rinj duan të bëhen beberë. Prandaj Kirill Moskotov do të hapë Akademi për Berberë gjatë muajit shtator.
Dituritë janë gjëja më e rëndësishme, por ne do të japim gjithashtu një dokument për arsim të mbaruar profesional. Ka interes jo vetëm nga ana e njerëzve, që nuk kanë aspak përgatitje dhe duan të bëhen berberë, por edhe nga floktarët profesionalë. Zeja e berberit është edhe thirrje, edhe punë, edhe stil i jetesës –është i bindur Kirill. –Unë ju garantoj se në qoftë se ndokush prej juve bëhet berber, nuk do të heqë dorë kurrë nga kjo punë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: drarkiv personal, arkiv
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..