Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesi Mina Iliev: Me ndihmën e udhëheqjes së shkollës mësuesi mund të jetë novator

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Viti shkollor për nxënësit bullgarë fillon më 15 shtator. Data e kthimit të fëmijëve në shkollë nuk është zgjedhur rastësisht. Pas vendimit qëndron një arsye pragmatike. Deri në vitet e 20-të të shekullit të kaluar nxënësit kanë filluar vitin shkollor më 1 shtator, por në vitin 1919 në pushtet vjen Bashkimi Kombëtar Bullgar i Bujqve. I krijuar si një organizatë profesionale të fshatarëve tek ne, ai bashkërendon politikat e tij me jetën e përditshme dhe nevojat e tyre. Atëherë familjet kanë pasur për nga disa fëmijë, të cilët bashkë me të rriturit kanë punuar në bujqësi. Duke pasur parasysh nevojat e fshatit bullgar, Bashkimi Kombëtar Bullgar i Bujqve zhvendos  datën e fillimit të shkollës dy javë më vonë.

Sot, pothuaj 100 vjet pas këtij ndryshimi, jeta e bullgarëve është krejt i ndryshëm, por nxënësit vazhdojnë të mblidhen në oborrin e shkollës pas pushimeve të verës në mesin e shtatorit. Roli i mësuesit gjithashtu mbetet i njëjtë – të edukojë të provokojë interes, të kujdeset për nxënësit, kryesisht kur ata janë të vegjël. Sivjet dita e fillimit të vitit shkollor është 17 shtator.

Aktualisht, pavarësisht se teknologjitë digjitale ndihmojnë sistemin e arsimit, profesioni i mësuesit është i pazëvendësueshëm. Ai është njeriu, shembullin e të cilit e ndjekin fëmijët. Ai është personi, në të cilin mbështeten nxënësit dhe prindërit e tyre. Ndër mësuesit – novatorë në Sofje është Mina Iliev. Ai ka pothuaj 30 vjet stazh në disa shkolla shtetërore dhe private. Për të thonë se është ndër pak mësuesit të mbetur në sistem, të cilët e pranojnë profesionin e tyre si mision. “Për mua personalisht më e rëndësishmja është ta duash profesionin tënd, t’i kuptosh problemet dhe pastaj vijnë dijet, të cilat duhet t’i përvetësojnë fëmijët” – tha Mina Iliev dhe vazhdoi:.

Aq shumë janë detyrat administrative të mësuesve në Bullgari dhe ato na pengojnë të merremi me problemet e vërteta të fëmijëve. Nuk jam dakord me inspektorët, të cilët nganjëherë vijnë në shkollë për të kontrolluar punën time dhe më thonë se më parë kur hyj në klasë duhet të merrem me mungesat e nxënësve. Unë mendoj se fëmijët janë më të rëndësishëm dhe mungesat mund të regjistrohen në mënyrë administrative. E di se si bëhen gjërat në shtete të tjera evropiane, ku jetojnë të afërmit e mi. Më duket se atje nxënësit janë më të qetë, prandaj rezultatet e tyre janë më të mira. Shumë gjëra duhet të ndryshohen në sistemin tonë. Shpesh fëmijët kthehen në shtëpi të merakosur, sepse nuk kanë arritur t’i bëjnë të gjitha detyrat dhe duhet të vazhdojnë të nxënë në shtëpi. Prindërit gjithashtu janë të lodhur dhe nuk kanë dhurim të merren me fletore dhe libra mësimi. Fillojnë të grinden me njëri-tjetrin, krijohen situata të konfliktit. Dhe unë pyes – kush ka nevojë për këtë? Fëmijët janë shpresa jonë më e madhe. Ata duhet të jenë të qetë dhe të buzëqeshur. Kur shoh fëmijë të tillë, edhe unë jam i qetë, kështu kthehet besimi im në të ardhmen.”

Mina Iliev thotë se gjatë viteve shumë mësues të mirë kanë ikur nga sistemi i arsimit për shkak të pagave të ulëta dhe mungesës së reformave. “Humbjet më të mëdha janë për fëmijët dhe për shtetin në përgjithësi. Sepse të metat në arsim janë bombë me sahat – tek mjeku problemi shihet menjëherë, por efekti nga puna e mësuesit vjen pas disa vitesh” – mendon Mina Iliev:

Kohët e fundit rikthehet besimi im se do të kemi një zhvillim pozitiv në sistemin shkollor. Ka njerëz, të cilëve nuk u pëlqen të shikojnë se kolegu i tyre punon më mirë, se ka marrëdhënie më të mira me nxënësit. Dhe në të njëjtën kohë njerëzit ziliqarë nuk përpiqen të ndryshojnë diçka në punën e tyre. Por në kolektivin e mësuesve kemi dhe praktika të mira – ndihmojmë njëri – tjetrin. Për shembull dollapi im në shkollë nuk kyçet  dhe në të janë të gjitha librat mësimore, të gjitha materialet ndihmëse, që i përdor. Kolegët e mi mund t’i përdorin lirisht. Në shkollën, ku po punoj gjestet e tilla kuptohen dhe vlerësohen, por jo kudo është kështu. Një problem tjetër janë çantat e rënda të nxënësve. Unë për shembull nuk i lejoj nxënësit t’i marrë fletoret dhe librat mësimore në shtëpi pas përfundimit të ditës shkollore. Natyrisht të premten mund ta bëjnë këtë dhe në ditët e pushimit prindërit mund të informohen për punën e nxënësve në shkollë. Në ditët e tjera fëmijët nuk duhet të punojnë pas shkollës në shtëpi, ata kanë nevojë për pushim. Mbështetja nga ana e udhëheqjes së shkollës ia jep mësuesit mjaft mundësi për të qenë novator dhe për të bërë shumë për nxënësit e tij.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD