„Shpresa për një ndryshim për të mirë nuk humb aktualitet, ai arrihet hap pas hapi” – janë të bindur dhjetëra njerëz të rinj, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë shoqërinë në të cilën jetojmë. Ata besojnë se ëndrrat herët a vonë bëhen realitet dhe për këtë arsye punojnë në shoqatën e tyre “Fabrika e ëndrrave”, e cila vepron falë përpjekjeve të vullnetarëve dhe ideve të tyre me potencial për zhvillim. Ata kuptojnë se gjithnjë e më shumë bullgarë dëshirojnë të kthehen të jetojnë në fshat dhe për këtë arsye e organizojnë nismën “Rezidenca Gjysha”. Me të ata i ndihmojnë njerëzit, të cilët dëshirojnë të kthehen në fshat që ta bëjnë hapin e parë.
Ndër vullnetarët më aktivë të iniciativës është Milica Xhanxhova. Sipas fjalëve të saj “Rezidenca Baba” organizohet për vitin e katërt me radhë në fshatra të ndryshme të Bullgarisë. Fushata e sivjetshme është ajo më e fortë deri tani, me më shumë pjesëmarrës. Ky projekt është ndër më të njohurat e “Fabrikës së ideve”, sepse njeriu bashkëkohor ka nevojë për lidhje me natyrën, gjithnjë e më shpesh ai kërkon frymëzim nga resurset, me të cilat disponon fshati – folklori, jeta e thjeshtë dhe e qetë, ushqimi i pastër, etj.” – tha Milica Xhanxhova:
„Shumë njerëz të rinj kërkojnë rrënjët e tyre dhe rizbulojnë vlerat, që janë ruajtur më mirë në fshat. Ata drejtohen tek resurset e fshatrave – tek folklori, traditat, mënyra e ushqimit. Mendoj se kjo është për shkak të përparimit teknologjik. Organizata jonë merr pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe më bën përshtypje se kjo është një tendencë globale. Në Bullgari ritmet janë të përshpejtuara për shkak të përqendrimit të jetës në qytetet e mëdha – ai krijon deficit në cilësinë e jetesës. Çdo vit tabloja bëhet më dramatike – teknologjitë u japin njerëzve të qytetit shumë – ato krijojnë komoditet dhe lehtësojnë jetën. Por shpejtësia e të gjitha proceseve rreth nesh, përdorimi i aq shumë mjeteve teknologjike, bile i automjeteve, na privojnë nga oksigjeni, nga ushqimi cilësor, nga qetësia – të gjitha këto gjëra mund t’i gjejmë lehtësisht në fshat. Qyteti na largon nga vlerat e vërteta njerëzore nga komunikimi mes njëri-tjetrit. Në qytetin e madh kontaktet janë të lehtësuara në mënyra të ndryshme, por mungon komunikimi i ngrohtë, kontakti sy më sy. Besimi dhe afërsia sikur mungojnë vitet e fundit. Ky realitet është arsyeja për kthimin e të rinjve në fshat. Kuptojmë se na mungon komunikimi i drejtpërdrejtë mes brezave të ndryshme, për këtë arsye s’ka vazhdimësi. Në të njëjtën kohë kuptojmë edhe se e humbim aftësinë njerëzore të mësojmë më shumë për vetveten nëpërmjet komunikimit me të tjerët.”
Vullnetarët nga “Rezidenca Baba” ndihmojnë jetën e njerëzve, në shtëpitë e të cilëve janë akomoduar. Ata i kanë gjithashtu iniciativat e tyre në fvor të fshatit konkret. “Komuniteti i vogël provokon kureshtjen e njeriut të qytetit dhe ai bëhet studiues i përqendruar i vendit dhe i të gjitha gjërave që i takon gjatë qëndrimit të tij në fshat.” – tha Milica Xhanxhova:
„Ky vit është shumë dinamik në “Fabrikën e ideve” dhe më konkretisht në “Rezidencën Gjysha”. Projekti sivjet zhvillohet në tre fshatra – Kliment, Vojnjagovo dhe Karavellovo, të cilët ndodhen në rajonin e qyteti Karllovo. Kishim shumë aplikime për pjesëmarrje dhe shumë propozime nga ana e vendasve, të cilët dëshirojnë të ofrojnë shtëpitë e tyre për akomodim të vullnetarëve. Mblodhëm më shumë njerëz që ishin gati të mbeten në fshat për nga një muaj. Kishim aplikime interesante nga njerëz me profesione të ndryshme – shkencëtarë, trajnerë, ekonomistë, arkitektë – të gjithë ata mund të kontribuojnë për përmirësimin e ambientit të fshatit. Zgjodhëm 12 rezidentë në moshë midis 18 dhe 40 vjeç. Ky nuk është pushim në fshat, por është një mision. Qëllimi është që të mbledhim ide të guximshme për zhvillimin e fshatrave, për mënyrën, në të cilën ata mund të përdorin potencialin e tyre ekonomik në emër të së ardhmes më të mirë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: ideasfactorybg.orgPlaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..