Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë përvjetorin e 110-të të shpalljes së pavarësisë së Bullgarisë

БНР Новини
Shpallja e pavarësisë së Bullgarisë – princi Ferdinand në plan të parë

Më 3 mars të viti 1878 (19 shkurt sipas kalendarit julian) me Traktatin paqësor të Shën-Stefanit përfundon Lufta e fundit ruso-turke, e cila për Bullgarinë është lufta çlirimtare. Sipas kushteve të këtij traktati Bullgaria bëhet principatë të madhe autonome, në të cilën hyjnë territore që më parë ishin njohur nga sulltani si trojet e Eksarkisë Ortodokse Bullgare. Por gëzimi për nënshkrimin e Traktatit nuk zgjat shumë.

“Kongresi i Berlinit”, piktor Anton von Verner

Ai është paraprak dhe pak pas kësaj vjen revizioni i tij – gjatë korrikut të 1878-ës në Kongresin e Berlinit, kur Fuqitë e Mëdha marrin vendimin për ndarjen e Bullgarisë në tre. Në kufijtë e saj mbetet vetëm Principata e vogël Bullgaria (Bullgaria Veriore dhe rajoni i qytetit të Sofjes), e cila është vasale e sulltanit. Rumelia Lindore – krahina autonome brenda Perandorisë i bashkohet principatës më 1885. Maqedonia dhe troje të tjera bullgare i janë kthyer Perandorisë Osmane.

Qeveria, e cila solli pavarësinë e Bullgarisë – nga e majta në të djathtë: Andrej ljapçev, gjen. Danaill Nikollaev, Nikolla Mushanov, Aleksandër Malinov, d-r Todor Krëstev, gjen. Stefan Paprikov, Ivan Sallabashev dhe Mihaill Takev.

Një kompensim të vogël për këtë padrejtësi bullgarët marrin 30 vjet më vonë kur më 22 shtator 1908 princi Ferdinand shpall nëpërmjet një manifesti se Principata bëhet mbretëri të pavarur bullgar. Manifesti është shpallur në qytetin Veliko Tërnovo si një akt simbolik – ky është kryeqyteti i Mbretërisë së Dytë Bullgar që ka ekzistuar deri në fundin e shekullit të XIV-të.

Снимка

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare rruhet incizimi i zërit të aktorit nga qyteti Veliko Tërnovo Sava Dimitrov, i cili 17 vjet me radhë hyn në rolin e  Ferdinandit, për të lexuar manifestin e shpalljes së pavarësisë:

Më 19 shkurt 1878 e shkëputëm litarin e robërisë pesëshekullore të Bullgarisë, e cila dikur ka qenë aq e madhe dhe e lavdishme. Që atëherë deri më sot, tashmë 30 vjet, populli bullgar punon pa pushim për mirëqenien e viseve të veta të bukura dhe nën udhëheqjen time dhe atë të princit Aleksandër krijoi një shtet që meriton të bëhet anëtar me të drejta të barabarta në familjen e popujve të qytetëruar. Populli im gjithmonë ka qenë paqedashës dhe sot ëndërron për përparim kulturor dhe ekonomik. Prandaj asgjë nuk duhet të pengojë Bullgarinë, asgjë nuk duhet të vonojë përparimin e saj. Kjo është dëshira e popullit, i tillë është vullneti i tij. Zhvillimi normal dhe i qetë i shtetit tonë të pavarur po pengohet nga prangat , me këputjen formale të të cilave do të përmirësohen edhe marrëdhëniet e prishura mes Bullgarisë dhe Turqisë. Unë dhe populli im në të vërtet përshëndetim rilindjen politiken të Turqisë. Ajo dhe Bullgaria – të lira dhe krejtësisht të pavarura nga njëra-tjetra do të kenë të gjitha premisat të krijojnë dhe të përforcojnë lidhjet e tyre miqësore dhe të përqendrohen mbi zhvillimin e tyre të brendshëm paqësor. I emocionuar dhe me uratën e të Madhit, unë e bëj të ditur pavarësinë e mbretërisë bullgare dhe bashkë me popullin tim besoj se ky akt do të gjejë miratimin e Fuqive të Mëdha dhe mirëkuptimin e të gjithë botës së shkolluar.”

Sava Dimitrov

Që nga kjo ditë e tutje Bullgaria ka të drejtën të zhvillojë politikat e saj të pavarura të jashtme dhe ekonomike dhe të kujdeset për interesat e shtetasve të saj brenda dhe jashtë kufijve të vendit. Realizimi i ëndrrave të disa brezave bullgarësh për unitet bëhet fakt dhe ai i inkurajon bullgarët të vazhdojnë të punojnë në emër të idealit kombëtar – bashkimi i të gjithë bashkatdhetarëve në një atdhe.

Снимка

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD