Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antonin Kolar – ndërtuesi i qytetit të Sofjes

БНР Новини
Sofja para Çlirimit, gravurë e Feliks Kanic

Kur më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor me njëzëshmëri e zgjodh Sofjen për kryeqytet të Principatës së Bullgarisë, në qytet ka pasur 2 shkolla, 10 bujtina, dhe pak më shumë se 3 mijë shtëpi. Banuesit e tij kanë qenë 11 700. Në të njëjtin vit në Sofje vjen historiani çek Konstantin Ireçek dhe e përshkruar atë kështu: “Rrugë të zhdrejta mes shtëpive të ulëta prej druri dhe balte, dyqane të vogla të tipit oriental. Qyteti është tërë pellgje dhe është plot me baltë – Eldoradoja e sapolindur lindore, e cila tërheq aventuristë nga lindja dhe nga perëndimi”.

Снимка

Shteti i sapoçliruar nuk tërheq vetëm aventuristë. Përkundrazi – historia bullgare për arritjet në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, ndërtimit të qyteteve është lidhur me emrat e dhjetëra intelektualëve, të cilët mbërrijnë tek ne në fundin e shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të. Ndër tyre më shumë janë çekët. Për një prej tyre  na tregon autori i librit kureshtar për kontributin çek në trashëgiminë tonë historike dhe kulturore, arkitekt Valentina Vërbanova:

Fotografia e vetme e Antonin Kolar“Ky është Antonin Kolar. Ai vjen në Bullgari menjëherë pas Çlirimit, por para kësaj një vit jeton në Bukuresht. Kolar është një person shumë i kualifikuar, erudit. Në moshën 18-vjeçare merr pjesë në një kryengritje në Poloni, mëson në Pragë, punon në Beograd, studion në Vjenë dhe Paris. Është emëruar për arkitektin e qytetit të Sofjes. Por detyra e tij është shumë e rëndë, e lidhur me rrëzimin e ndërtesave të vjetra dhe ndërtimin e rrugëve të reja. Plani i parë i qyteti është përgatitur nga ai, por është pranuar disa vite më vonë – në vitin 1881 nga një arkitekt tjetër të Sofjes-  Amadej. Puna e Kolarit është vlerësuar lartë nga Qeverisja e përkohshme ruse dhe për këtë arsye është zgjedhur për arkitektin e ndërtesës së stacionit hekurudhor. Projektet e tij origjinale mund  të shihen në një ekspozitë të renditur me rastin e përvjetorit të 140-të të emërimit të tij për arkitekt të parë të Sofjes. 21 vjet Antonin Kolar kujdeset për Sofjen dhe arrin të projektojë shumë ndërtesa të rëndësishme.”

Me ardhjen e arkitektit Kolar në Sofje në vitin 1878 janë vënë themelet e planifikimit modern urban. Bashkë me këtë ai krijon shumë ndërtesa emblematike dhe hapësira sociale të qytetit.

Stacioni qendror hekurudhor

Ndër tyre janë ndërtesa e stacionit hekurudhor, Kopshti i qytetit, monumenti i Apostullit Vasill Levski, Ministria e mbrojtjes, Klubi i Oficerëve, Akademia Ushtarake dhe shumë të tjerë.

Pamje drejt Klubit Ushtarak nga Kopshti i qytetit

Ai është arkitekti i hotelit të parë modern në këtë pjesë të Evropës – Grand Hotel “Bullgaria” që ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë me Pallatin mbretëror. Hoteli është ndërtuar për tri vjet (1882-1885). Mysafirët e tij janë politikanë, ushtarë, diplomatë, gazetarë, aktorë, muzikantë, shkrimtarë. Pranë tij deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore ndodhej lokali i shquar “Bullgaria” – qendra e atëhershme e jetës kulturore dhe shoqërore e Sofjes.

Grand-hotel “Bullgaria”

Duke ndjekur veprimtarinë e arkitektit të parë të Sofjes, mund të shikojmë se si vetëm për 2-3 dekada nga një vendbanim i varfër dhe i parëndësishëm i Perandorisë Osmane, Sofja shndërrohet në një qytet evropian. Pikërisht kjo tërheq vëmendjen e vizituesve të ekspozitës së renditur në Muzeun Regjional Historik. Ajo është organizuar me përkrahjen e Bankës bullgare për zhvillim. Një fakt tjetër interesant është se ndërtesa, ku gjendet kjo bankë është pikërisht godina e hotelit të dikurshëm “Bullgaria”. Ajo ishte restauruar dhe po funksionin si një hapësirë moderne – me gjithë nderin e treguar ndaj punës në aerkitektit dhe me idenë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. “Një shembull që duhet ndjekur. Kjo nuk është një punë e lehtë, nuk bëhet shpejtë, nuk është e lirë, por vepra e arkitektit të parë është frymëzuese dhe në të shihet profesionalizmi dhe shpirti organizativ i autorit” – tha gjatë hapjes së ekspozitës zëvendës kryebashkiaku i Sofjes dr. Todor Çobanov.

Ekspozita ndodhet në Muzeun për Historinë e Sofjes deri më 3 tetor.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: stara-sofia.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD