Taksat e sigurimit që paguhen në Bullgari janë nga 1 deri në 2 mlrd leva në vit, bëri të ditur Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) Pllamen Dimitrov në Konferencën Ndërkombëtare të Problemeve të Ekonomisë Joformale dhe të Punës së Padeklaruar. Dimitrov citoi të dhëna, sipas të cilave puna e padeklaruar në sektorin privat në BE, mesatarisht për vendet, është 11.6 për qind, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore ekonomia e zezë kap shumën 18 për qind. Presidenti i KNSB-së rikujtoi edhe tezën se tatimi i sheshtë, i aplikuar te ne para 10 vitesh, nuk ka çuar deri në zbardhjen e ekonomisë së zezë. Sot pjesa e ekonomisë së zezë në Bullgari është 30 për qind, ndërsa të punësuarit në sektorin e zezë janë 16 për qind nga të gjithë punonjësit.
“Bashkimi Evropian humb rreth 25 mlrd për shkak të ekonomisë së zezë dhe kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Mungesa e taksave përkatëse si në sistemin tatimor, ashtu dhe në atë të sigurimeve shtron një çështje tjetër të madhe – për të drejtat e atyre, të cilët punojnë në sektorin e ekonomisë së zezë” – alarmoi Pllamen Dimitrov.
Ekonomia joformale dhe puna e padeklaruar u shkakton humbje të gjitha vendeve, por më të prekur janë punonjësit. "Aktualisht ata mund të jenë të kënaqur, sepse disponojnë më shumë mjete për shkak të tatimeve dhe sigurimeve të papaguara, por në të ardhmen me të ardhurat nga dëmshpërblimet dhe pensionet do të mbijetojnë me vështirësi”, tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov. Sipas fjalëve të tij “të ardhurat e pakësuara nga tatimet dhe sigurimet kufizojnë mundësinë për t’u investuar në sisteme të rëndësishme publike.”
“Në horizont shihet në largësi një fond i ri evropian, pas platformës unike për punën e padeklaruar. Në këtë sfond është me rëndësi të koordinohemi në nivel kombëtar, të kemi një organ unik dhe ta forcojmë praninë e shtetit dhe të ligjit në fushën e ekonomisë së zezë, respektivisht të punës së padeklaruar” – tha para Radios Kombëtare Bullgare Çavdar Hristov – Zëvendës president i KNSB-së. Organizata propozon disa ndryshime të vogla, të cilat mund të aplikohen në praktikë menjëherë. Disa prej tyre janë lidhur me bullgarët që punojnë jashtë shtetit – si për shembull punonjësit sezonalë, të cilët emërohen nga firmat për punë të përkohshme jashtë, të regjistrohen në Bullgari. Aktualisht shteti nuk ka informacion se sa janë ata, ku janë nisur dhe me se merren. Sipas të dhënave të sindikatave rreth 90 për qind prej tyre punojnë pa sigurime. “Që në momentin e daljes së tyre nga Bullgaria mund të kuptohet se ku shkojnë këta njerëz, në vend që të kërkojmë informacion nga shtete të tjera. Kujdesi për bashkatdhetarët tanë që punojnë në BE duhet të jetë i njëjtë, si për ata, të cilët punojnë këtu”, është kategorik Çavdar Hristov. Sipas përfaqësuesve të sindikatave është me rëndësi të analizohen shkaqet, të cilët çojnë në zhvillimin e ekonomisë së zezë. Shpeshherë ato janë në legjislacionin jo të mirë, ose në kontrollin e dobët gjatë aplikimit të kërkesave normative.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..