Ekziston një faqe е historisë bullgare gjatë periudhës së Rilindjes, e cila shumë saktë prezanton etjen e bullgarit për prosperitet ekonomik dhe shpirtëror. E çuditshme për shumë njerëz, por industrializimi në Bullgari fillon larg përpara Çlirimit tonë nga zgjedha turke. Fillimi i Bullgarisë industriale është lidhur me endësin Dobri Zheljazkov nga qyteti Sliven, i cili ka themeluar gjatë viteve 30 të shekullit të 19 fabrikën e parë të tekstilit në Ballkan.
Dobri Zheljazkov ka qenë i njohur me faktin se, vazhdimisht është përpjekurtë optimizojë procesin e punës në zanatin e tij. Ai është nisur për në Rusi si tregtar, por aty për një kohë shumë të shkurtër ka mësuar të gjithë procesin e prodhimit të tekstilit. Me shumë vështirësi ai ka mundur të marrë skemat e makinave për prodim. Pas kthimit të tij në qytetin Sliven, ai e ka kthyer shtëpinë e vet në punishte dhe menjëherë ka vënë në praktikë e mësuara. Në sajë të mekanizimit të pjesës më të madhe të procesit, puna e tij ka nisur, kurse lajmi për veshjet e tij “evropiane”shumë shpejt ka arritur deri tek sulltani Mahmud II. Sulltani bile ka lëshuar një ferman gjatë vitit 1836, me të cilin u legalizua fabrika e parë bullgare dhe që atëherë Dobri Zheljazkov hyn në histori me nofkën “Fabrikaxhiu”.
Këto ngjarje janë pjesa më e rëndësishme nga e kaluara e qytetit Sliven. Ato janë të treguara me hollësi, me dokumente dhe fakte në Muzeun e industrisë së tekstilit. Vendi është unik për vendin tonë, sepse çdo vizitor mund t'i prekë tezgjahët më të vjetër për endje dhe punim, të njohur në përgjithësi në historinë e njerëzimit.
Këtu bëjnë takim shkenca dhe arti, kurse mes eksponateve të cilat mbahen mend më shumë është makina e punuar nga Gjeorgji Mitovi gjatë vitit 1977për krijimin e fijës me nyja të vogla që pas endjes duket më voluminoze dhe e cila еdhe sot përdoret në të gjithë botën.
“Muzeu tanimë është 32 vjeçar. Ai është pjesë nga Muzeu Politeknik Kombëtar në kryeqytet dhe ka për qëllim të prezantojë në mënyrë dinamike teknikën e tekstilit, përmes demonstrimeve para publikut, në të cilat marrin pjesë edhe vizitorët” – thotë Toni Dimitrova kuratore në Muzeun e industrisë së tekstilit në qytetin Sliven:
“Në vet ekspozitën është paraqitur një pjesë nga kontributi bullgar në këtë lloj teknologjish. Një nga eksponatet, në të cilin kryhen demonstrime është vegja automatike për endje “Jantra” – një shpikje bullgare.
Noviteti tjetër vendas është makina për fije të posaçme të shpikësit Gjeorgji Mitov. Fondi i Mitovit përfshi dhe makinën e tij të parë, e cila është treguar për herë të parë në Panairin e Plovdivit, gjendet në muzeun tonë. Në këtë mënyrë tekstili është kthyer në një pjesë të pandarë nga historia dhe zhvillimi i qytetit Sliven. Këtu pothuajse çdo një familje e dytë është lidhur me tekstilin. Të shumtë janë ata të cilët e kanë përfunduar shkollën e tekstilit - shkolla e parë profesionale në përgjithësi në Bullgari. Në qytetin tonë punojnë disa nga ndërmarrjet më të mëdha të tekstilit në vend dhe nuk ka sesi Muzeu i tekstilit të mos e tregojë këtë.”
“Vet fakti, se bile në kohën kur nuk kemi pasur një shtet më vete, banuesit e qytetit Sliven gjejnë mënyrë të venë fillimin e industrializimit, na bën të ndryshëm. Ne e përcaktojmë veten si njerëz përparimtarë, shikojmë në të ardhmen dhe arrijmë të mbijetojmë në rrethana të vështira” – thotë Toni Dimitrova:
“Mundohemi që t'i mirëmbajmë eksponatet në muze "të gjalla" - d.m.th. të tregojmë sesi punohet me to. Për çdo një eksponat mund të flitet shumë,ai ka historinë e vet personale dhe vendin e vet në të kaluarën e zhvillimit të shkencës dhe të teknikës këtu. Mënyra, në bazë të së cilës janë paraqitur këto makina të ndërlikuara të mëdha, me elemente të shumta, gërshetojnë fije në një mënyrë të komplikuar – kjo e tërheq vëmendjen e publikut.
Tek ne është e ndryshme, ka shumë zhurmë, eksponentët lëvizin, trokasin, kurse vizituesit qëndrojnë pa marrë frymë dhe me sy të zmadhuar e të hapur” – thotë Toni Dimitrova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Kombëtar i industrisë së tekstilit dhe bulgariatravel.org
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..