Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitje në luginën e lumit Beli Iskër

БНР Новини

Rilla është një mal shumë i bukur. Një prej vendeve më tërheqëse për turizëm dhe pushime, rreth 80 km. larg Sofjes, është Lugina e bukur e Akullnajës në lumin Beli Iskër. Ajo shtrihet në hyrjen e Parkut Kombëtar Rilla, midis pjesës së Musalenit dhe asaj qendrore. Atje mund të shihet tërë shumëllojshmëria e malit. Në vitin 2003 në rrjedhën e lumit u krijua shtegu ekologjik Beli Iskër. Itinerari është me gjatësi rreth 8 km. dhe është i përshtatshëm për ekskursione të njerëzve të moshave më të ndryshme.

Bëjnë përshtypje sheshet për invalidët – këta njerëz, të cilët nuk kanë mundësinë të shëtitin në shtigjet malore, mund të shijojnë bukurinë e malit dhe të dëgjojnë këngën e ujit. 8 urë të mëdha dhe 11 të tjera të vogla kalojnë mbi lumin Beli Iskër.

Ka shumë tabela, që na japin informacion për specifikat e krahinës dhe elementet e ndryshme të natyrës. Në një prej tyre është shpjeguar se emri Rilla vjen nga fjala trake “roula” – “shumë ujë”. Dhe kjo nuk është e rastit – nga ky vend burojnë lumenjtë më të gjatë, që janë me më shumë ujë në Gadishullin Ballkanik.

Në fillim të itinerarit është shënuar se vizituesi hyn në “mbretërinë e bimëve dhe të kafshëve të egra”, ku mund të shihen bimë më të ndryshme, si Geranium macrorrhizum, Viola tricolor , bari mijëfletësh (Achillea millefolium), trumza (Thymus), boronica e zezë (Vaccinium myrtillus), Geum coccineum, Cetraria islandica, kërpudha të ndryshme etj.

Nga përfaqësuesit e botës së kafshëve haset ujku (Canis lupus) dhe ariu i murrmë (Ursus arctos) – lloje të mbrojtura, të përfshira në Librin e Kuq të Bulgarisë, kaprolli (Capreolus capreolus). Ka gjithashtu lloje të mbrojtura shpendësh, si për shembull Nucifraga caryocatactes, Turdus viscivorus, Periparus ater, Fringilla coelebs etj. Në rajonin e shtegut mund të shihet arneni i bardhë (Pinus peuce), që është përhapur në tërë malin Rilla, enja (Taxus), plepi i egër (Populus tremula), lajthiza (Corylus).

Në pikën më të lartë të eko-shtegut (1528 metra), nën masivet shkëmbore – Samokovishte dhe Vidnishte, është ndërtuar sheshi i panoramës “Enja”, sipas emrit të pemëve të shumtë, ndër të cilat ai ndodhet. Denivelacioni, i cili përballohet, është 300 metra. Është unikale edhe pamja piktoreske, e cila shihet drejt luginës së lumit Beli Iskër – krahina Orllovi Skali (Shkëmbinjtë e Shqiponjës) dhe maja Sokolec (2021 metra).

Atje ndodhet shtëpia e shqiponjës shkëmbore (Aquila chrysaetos) dhe dhia e egër (Rupicapra rupicapra) – lloje të mbrojtura të regjistruara në Librin e Kuq të Bullgarisë, nën mbrojtjen e Ligjit për Shumëllojshmërinë Biologjike. Në një tabelë të madhe lexojmë se dhia e egër është endemit ballkanik. Sa për shqiponjat, ato janë shumë të mëdha – gjatësia e trupit arrin deri në 90 centimetra, ndërsa shtrirja e krahëve – deri në 225 centimetra.

Aroma e bimëve mjekësore bashkë me atë të rrëshirës është magjepsëse. Ujërat e Beli Iskërit na sjellin freski gjatë ditëve të nxehta verore. Shtegu kalon përmes livadheve plot lule, nën pemë me hije të thellë, ngjitet në shkalla prej guri, që të kalojë përmes një qilimi prej gjilpërave të pishës.

Shumë janë vendet, ku mund të çlodheni – Zdravec (Elbaroza), Kështata (Shtëpia), Ezeroto (Liqeni)... Ka gjithashtu shumë urë të vogla me emra origjinalë: Izgrev (Lindja), Dëlgija (I Gjati), Bor (Pisha), Sinia Vir (Pishina Blu)...

Nga lugina e Beli Iskërit në një sipërfaqe prej mbi 12 mijë hektarësh ngrihet Rezervati Qendror i Rillës – më i madhi në vend. Me krijimin e shtigjeve ekologjike në malin Rilla Drejtoria e Parkut ka qëllim të ruajë jo vetëm natyrën unikale, por edhe traditat dhe zejet e popullsisë vendase.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD