Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreativiteti kthehet në premisë për suksesin në arsimin bullgar

БНР Новини
Foto: vihrovenia.bg

Pavarësisht nga perceptimi, se arsimi në vendin tonë ofron metoda nga koha e kaluar, arsimi parashkollor dhe shkollor bullgar zhvillohet shpejt. Vetëm brenda 2 vjetëve 294 shkolla inovative hapën dyer në 103 vendbanime, 90 bashki dhe 28 qarqe. Më pak se 10% prej tyre janë private, 266 gjithsej janë shkollat shtetërore dhe bashkiake. Inovacionet lindin kudo.” Me këto fjalë Zëvendësministrja e Arsimit Denica Saçeva e hapi Konferencën, kushtuar arsimit kreativ, e cila u mbajt më 4 tetor në Sofje.

Forumi i organizua nga Fakulteti i shkencave të arsimit dhe arteve pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Aty tingëlluan fjalët e vizionarit dhe pedagogut të njohur sir Ken Robinson, sipas të cilit ka ardhur koha që kreativiteti në arsim të bëhet i barabartë me alfabetizimin. Pikërisht prej tij do të varet suksesi i secilit prej nesh në të ardhmen. Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë shprehën bindjen, se ka ardhur momenti për ndryshim në metodat dhe format tradicionale të mësimdhënës, sepse fëmijët e sotëm do të punojnë dhe do të jetojnë në një botë tjetër nesër. Ata me siguri do të jenë të detyruar të praktikojnë disa profesione të ndryshme, të jetojnë në disa shtete të ndryshme, ndoshta në disa kontinente, ndërsa puna mekanike monotone do t’u besohet robotëve. Atëherë në plan të parë do të dalë kreativiteti i njeriut në çdo një aspekt.

Снимка

Sipas Zëvendësministres Saçeva, tendencat e reja vihen re kudo dhe aktualisht po zhvillohet procesi i ndryshimit në sistemet arsimore në mbarë botën dhe në bazën e ndryshimit është kreativiteti në arsim. “Sistemet po përshtaten për të dhënë jo vetëm dije dhe aftësi, por për të ndërtuar kompetencat e shekullit të XXI. Ndër to janë kreativiteti, aftësitë digjitale, alfabetizimi mediatik, ndjeshmëria civile etj.” – vë në dukej ajo.

Një shembull për zbatimin e suksesshëm të kreativitetit në arsim është kursi i Marta Grigorovës për mësimin e anglishtes pranë Qendrës për sugestopedisë klasike “Vihrovenia”. Materiali mësimor është i përshtatur për nënat me foshnja, në sajë të sistemit origjinal arsimor, të quajtur sugestopedi. Ajo është krijuar nga shkencëtari, psikiatër dhe pedagog i njohur bullgar prof. dr. Georgi Llozanov dhe është zhvilluar nga një ekip studiuesish dhe pedagogësh në Institutin për sugestopoedi të kryesuar prej tij që në periudhën e viteve 1966-1991. Është njohur si një metodë inovative nga UNESKO-ja në vitin 1978. “Vetë unë jam sugestopedagoge e certifikuar që nga viti 2013. Kjo metodë është shumë e mire, e cila jep rezultate të shkëlqyeshme” – thotë Marta Grigorova dhe shton:

СнимкаMe nënat zhvillojmë një orë të gëzueshme dhe zbavitëse, në fillim ato bëjnë prezantimin e tyre të parë mbi temën “Familja ime”. Secila prej tyre ka si detyrë të prezantohet me talentin e saj krijues, që është pjesë e metodës së mësimdhënies. Vetë fëmijët gjithashtu e perceptojnë në mënyrë periferikë gjuhën nëpërmjet lojërave, këngëve, muzikës dhe çdo gjëje tjetër, që ofrojnë orët e mësimit në qendrën tonë të sugestopedisë. Në përdorimin e formave të sugestopedisë në mësimdhënie është me rëndësi të madhe personi i mësuesit dhe si ai arrin të ndikojë mbi nxënësit. Në tërësi atmosfera e punës është e qetë. Nxënësit marrin reagime të vazhdueshme për arritjet e tyre. Në një mjedis të tillë, ku nuk ka stres dhe tension, vihet re si nxënësit shumë shpejtë fitojnë besim në aftësitë e veta për të mësuar dhe për të përdorur me lehtësi gjuhën e huaj. Në fushën e arsimit gjithmonë ka vend për teknologji të informacionit, por metoda jonë shpreson kryesisht në lidhjen personale midis njerëzve.”

Për sugestopedagogun është me rëndësi që dijet të transmetohen personalisht – nga pedagogu tek nxënësit dhe ata të bashkëveprojnë. Ndodh diçka si kimi, e cila bashkon qëndrimin pozitiv me dëshirën dhe entuziazmin për punë. Roli i pedagogut është të ruaj energjinë pozitive në nivel të lartë. “Bashkë me kursin për nënat, filluam të zbatonim të ashtuquajturën “përrallë muzikore”. Gjatë takimeve tona lexojmë bashkë përralla në sfondin e muzikës së bukur klasike, të ekzekutuar live në piano dhe violinë” – rrëfen Marta dhe vazhdon:

Снимка

Sugestopedija është një metodë e gjithanshme. Në të procesi mësimor kontribuon jo vetëm për mësimin e gjuhëve të huaja ose materialit tjetër mësimor, por për formimin e tërësishëm të kursisteve. Në bazën e metodës qëndron mjedisi pozitiv dhe mbështetës. Unë kam dhënë mësime sipas metodës klasike në shkollë, por gjithmonë kam ditur, se ekziston diçka tjetër jashtë standardeve. Në mësimdhënie duhet të ketë qëndrim pozitiv dhe të ngrohtë ndaj secilit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: vihrovenia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD