Ministri i arsimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev shpalli para pak kohe se Ministria e tij tashmë punon mbi amendamente të Ligjit për arsimin e lartë, të cilat do ta prekin modelin e vetëmenaxhimit të universiteteve. Sipas ekspertëve të Ministrisë së arsimit modeli aktual ka qenë i mirë në vitet e 90-të të shekullit të kaluar, por tani universitetet duhet të jenë “dinamike, fleksibile dhe aktive”. Sipas fjalëve të Ministrit Vëllçev statukuoja duhet të ndryshohet dhe këtë statukuo ai e cilësoi si “model, në të cilin institucionet arsimore ndodhen në gjendjen e mosekzistimit të kohës”.
Është fakt se gjatë tri viteve të fundit numri i maturantëve që vazhdojnë arsimin e tyre në universitetet bullgare është pakësuar me 13 mijë veta dhe vijon të pakësohet, kurse ndryshimet në tregun e punës janë një sfidë e madhe para ministrisë lidhur me sigurimin e specialistëve të domosdoshëm për biznesin bullgar – tha Krasimir Vëllçev. Më 8 tetor ai mori pjesë në një forum kombëtar, me titull “Sfidat para universiteteve në Bullgari”, të organizuar nga sindikata “Arsimi i Lartë dhe Shkenca” pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, Universiteti Ekonomik dhe Universiteti i Sofjes. Atje Ministri shpalli rritjen e parashikuar të buxhetit për sektorin e arsimit për vitin 2019. Të paktën 400 mln. leva janë mjetet suplementare , të cilat do të hyjnë në shkollat fillore, të mesme dhe të larta. Një pjesë e madhe prej këtyre mjeteve do të përdoren për rritjen e pagave të mësuesve. Një pjesë tjetër do të shfrytëzohet për sigurimin e aktiviteteve të ndryshme në përputhje me interesat e fëmijëve, për arsim integrues dhe për ushqim falës për mëngjes për nxënësit më të vegjël. Rreth 40 mln. leva më shumë do të marrin universitetet për veprimtarinë e tyre të lidhur me studentët. Degët me prioritet do të jenë shkencat agrare dhe inxhinierike, artet dhe mjekësia. Më shumë njerëz të rinj do të studiojnë në specialitetet e matematikës, fizikës, pedagogjisë, sepse ato janë më të kërkuarat në tregun e punës. Në këto specialitete parashikohet dhe lirimi i studentëve nga tarifat shtetërore, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë studentët.
Këshilli i Rektorëve bëri propozim për moratorium për shtimin e numrit të universiteteve në vend. Ai do të diskutohet bashkë me Ligjin për arsimin e lartë, premtoi Ministri Vëllçev. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske, ai tha se “dy sistemet – ai i shkollave private dhe ai i shkollave shtetërore janë të ndërlidhura drejtpërsëdrejti. Në se ne ulim kuotat për pranim në këto specialitete, ku dëshirojmë më pak studentë, atëherë do të shtohet numri i tyre në universitetet private. Këtu pyetje rëndësishme është në se shteti, duke përpjekur të aktualizojë pranimin e studentëve në përputhje me nevojat e tregut të punës, ka mjaft arsye të rregullojë pranimin edhe në universitetet private”. – shpjegoi Ministri Krasimir Vëllçev.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..