“O Zot, të falënderoj se na mundësove të shikojmë lindjen e diellit edhe sot, na lejove të shikojmë dhe perëndimin e kësaj dite” – me një lutje të tillë dhe falënderim për jetën ka filluar çdo një ditë e re në fshatin e vogël Gumoshtnik (në Bullgari Qendrore, afër qyteteve Lloveç dhe Trojan). Rajoni i qytetit Trojan është i njohur me kureshtjet e veta të shumta historike dhe natyrore, kurse një pjesë jo e vogël prej tyre gjenden në fshatin Gumoshtnik.
Sipas banuesve vendas kisha këtu është një vepër e vërtetë e ndërtimit dhe të pikturimit ortodoks. Ndërtimi i godinës masive me një mur të trashë afro një metër e gjysmë, nuk është një fakt i rastit dhe dëshmon se paraardhësit tanë kanë qenë të zgjuar dhe njerëz me shumë iniciativa. Sot kisha “Shën Kolli i Verës” është shpallur për monument me rëndësi kombëtare.
Edhe një dëshmi tjetër për frymën e lartë dhe largpamësinë e gjerë të popullsisë vendase është themelimi i shkollës kishtare gjatë vitit 1829. E ruajtur në pamjen e vet autentike, ajo është mes kureshtjeve historike më të vizituara të fshatit. Sipas burimeve historike akoma gjatë shekullit të 15 fshati ka pasur rreth 4300 veta popullsi. Flitet për kolibe nga Trojani dhe Sevlievo përreth, kurse në vendin e fshatit të sotëm Gumoshtnik ka pasur një qendër të rëndësishme administrative me 7 pijetore dhe 8 dyqane të mëdhenj të manifakturës.
Gjatë vitit 1927 malorët e zgjuar vendosin të themelojnë një vatër kulture në Gumoshtnik. I kanë vënë emrin e atit Pajisij – murgu, i cili i pari mbledh në një libër historinë e lavdishme të popullit bullgar. Vatra e kulturës dhe sot zhvillon veprimtarinë e vet kulturore dhe arsimuese. Librat në bibliotekën vendëse janë më shumë se 9 mijë. Përpara viteve këtu është themeluar dhe galeria në emër të Canko Marinovit – një piktor vendas autodidakt. Ai e ka pikturuar pamjen e Atit Pajisij në ngjashmëri me mënyrën e pikturimit të njërës prej ikonave më të vjetra të Shën Mërisë në kishën vendase – e ka përdorur të njëjtën teknikë, që të mund të portretizojë këtë imazh të ndritshëm nga historia jonë. Marinov ka rikrijuar mbi kanavacat e veta fytyrat e banuesve, tablo dhe skena nga fshati i vet i lindjes. Në galeri mund të shikohet dhe një nga pikturat e tij emblematike, kushtuar gruas vendase, nga fytyra e së cilës sikur buron drita.
Fshati Gumoshtnik është i njohur për turistët për shkak të kureshtjeve të veta të shumta historike dhe natyrës së bukur, por shumë shpesh emri i tij lidhet dhe me monumentin, i cili kujton për rastin e 8 fshatarëve, të cilët që kanë humbur jetën e tyre gjatë fundosjes së anijes legjendare “Titanik” në vitin 1912.
“Janë nisur për shkak të varfërisë së madhe në fillim të shekullit të kaluar. Kanë shitur tokat e veta, kanë marrë hua nga bankat dhe kanë blerë bileta për anijen, duke lënë këtu gratë dhe bile fëmijët e vet të pa lindur” – tregon Angjelina Gjeorgjieva, sekretarja e vatrës së kulturës në Gumoshtnik. Dhe vazhdon:
“Ka pasur afishe të ngjitura, në të cilat ka qenë shkruar ”Zbuloni parajsën e re të planetit!” dhe këta të rinj nga fshati janë nisur pas ëndrrës së tyre për një jetë më të pasur dhe më të mirë. Në koleksionin e muzeut është ruajtur një artikull i titulluar “Dashuri Hollywoodi”. Në të tregohet për historinë personale të dy fëmijëve, baballarët e të cilëve nisen dhe lenë gratë e tyre me barrë në fshat. Ata janë djalë e vajzë, të lindur në të njëjtin vit, të cilët kanë mbetur pa baballarët e tyre po kështu në të njëjtën kohë. Por, fati ka vendosur t’i mbledhë ata. Kur rriten, së bashku krijojnë familje dhe kështu mbeten të lidhur përgjithmonë. Edhe para kurbetçinjve nga anija “Titanik” ka pasur banorë vendas, të cilët kanë udhëtuar dhe kanë fituar mirë në vende të tjera. Por, menjëherë kur është shpallur Lufta e Parë Ballkanike në vitin 1912, e cila është një konflikt midis perandorisë Osmane dhe aleatëve ballkanikë (Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi), banuesit e fshatit Gumoshtnik janë kthyer për të mbrojtur atdheun. Kanë qenë atdhedashës të mëdhenj, të cilët kanë qenë gati me çdo gjë në emër të atdheut. Sot problemi më i madh është lidhur me shpopullimin e fshatit. Mbështetemi më tepër tek turizmi. Ky është fshati me vila më të shumta në rajon. Gjatë periudhës së verës shumë fëmijë vijnë me prindërit e tyre dhe këtu jeta vlon. I gëzohemi secilit vizituesi dhe e presim atë me mikpritjen karakteristike për malorët vendas.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..