Legjenda e futbollit Hristo Stoiçkov prezantoi zyrtarisht librin e vet biografik në Sofje. “Hristo Stoiçkov. Historia” është shkruar bashkë me gazetarin Vlladimir Pamukov. Stoiçkovi dhe Pamukovi pohojnë se libri nuk kursen detaje dhe të vërteta për karrierën e futbollistit më të suksesshëm bullgar, por zbulon shumë fakte të panjohura deri tani.
“Kam bërë gabime të shumta dhe ato po kështu janë të përshkruara në libër. Nuk kam kursyer as gjërat e mira, as gjërat që meritojnë kritikë. Në qoftë se ndryshojmë tani, në moshën 53 vjeçe, domethënë nuk kemi arritur asgjë. Unë nuk do të ndryshoj”, tha mbajtësi i dekoratave “Topi i artë” /1994/ dhe “Këpuca e artë” /1990/. Në libër renditen momente të gëzueshme dhe momente kureshtare, si dhe momente të vështirësive dhe të trishtimit.
“Për mua ishte një kënaqësi e madhe të rikujtoj momente të ndryshmet nga e kaluara bashkë me Stoiçkovin”, tha Vlladimir Pamukovi përpara miqve. “Me Stoiçkovin punohet shumë lehtë. Që të gjitha gjërat të cilat janë në libër janë treguar ashtu siç kanë ndodhur, bashkë me gabimet. Qëllimi ynë ishte që t’i tregojmë çdo një djali kudo që të ndodhet në Bullgari se njeriu mund të bëhet numër 1 në botë në punën që e ka zgjedhur.”
Për prezantimin e librit në Sofje mbërriti gjyqtari ndërkombëtar i futbollit Urizar Azpitarte. “Ishte shumë e vështirë që të jesh gjyqtar kur në teren luante Hristo Stoiçkovi“, tha Azpitarte dhe tregoi disa nga historitë interesante, të lidhura me atmosferën tepër të nxehur në “Camp Nou” dhe karakteret e zjarrta të Stoiçkovit dhe Johan Krojfit. Gjatë vitit 1990, gjatë kohës së ndeshjes midis Barcelonës dhe Realit /Madrid/ , pasionet tensionohen së tepërmi dhe Stoiçkovi e shkel Azpitarten. Futbollisti merr karton të kuq, kurse pas kësaj është larguar për 6 muaj nga futbolli, që është një tmerr i vërtetë për të. Më vonë, Stoiçkovi dhe Azpitarte bëhen shokë, kurse gjyqtari pohon se ka pasur fatin ta njohë bullgarin jo vetëm si një lojtar i flaktë, por dhe si një njeri vetëmohues dhe bujar. Gjatë kohës së prezantimit të biografisë së Stoiçkovit, gjyqtari i futbollit i bën një peshqesh të papritur – i dha futbollistit legjendar bullgar kartonin e verdhë dhe të kuq nga ndeshja emblematike për karrierën e Stoiçkovit, kurse ai ia dhuroi gjyqtarit këpucët e futbollit me të cilat e ka shkelur përpara 28 vjetëve.
Në prezantimin e biografisë erdhën dhe 3 ish-presidentët e Bullgarisë: Petër Stojanov, Gjeorgji Përvanov dhe Rosen Plevneliev, të cilët personalisht e përshëndetën Hristo Stoiçkovin dhe e falënderuan për gëzimin, të cilin ia ka sjellë popullit bullgar. Mes miqve ishin dhe legjenda të shumta të sportit bullgar si dhe miqtë e shokët e Stoiçkovit.
Në stilin e vet direkt Stoiçkovi nuk la pa komentuar synimet e Bullgarisë të aplikojë për mikpritëse të kampionatit botëror gjatë vitit 2030 bashkë me Greqinë, Serbinë dhe Rumaninë. Lajmi për kandidaturën e tërhoqi fort vëmendjen e mediave ballkanike. Pyetjes së gazetarëve nga Televizioni Kombëtar Bullgar sa i përket mendimit të tij lidhur me këto plane, Hristo Stoiçkovi u përgjigj në mënyrë lakonike se vendi nuk ka asnjëfarë shansi dhe se një ide e tillë nuk mund të realizohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..