Ivan Manev është nga ai brez i sportistëve bullgarë, të cilët në vitin 1980 në Moskë kontribuuan për prezantimin më të mirë të Bullgarisë në Lojërat Olimpike.
Në garën finale të kajakut 1000 metra ai mori medaljen e bronztë. Kështu shteti ynë në këtë olimpiadë zuri vendin e tretë për nga numri i medaljeve, duke fituar 41, 8 prej të cilave – të arta, 16 – të argjendta dhe 17 – të bronzta.
At tregon se “atëherë për herë të parë kajaku bullgar fitoi medalje – diçka që më parë ishte pothuaj e pamundshme”. Shpjegon se konkurrenca ka qenë e ashpër dhe vijën e finishit e kanë kaluar pothuaj njëkohësisht 9 barka. Me ekipin e tij bile nuk kanë ëndërruar për një rezultat të tillë, sepse favoritët e atëhershëm kanë qenë rusët.
“Në fillim nuk mund të ndienim asgjë, sepse stërvitjet ishin shumë të lodhshme. Për ta arritur këtë rezultat kishim bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Në kanotazhin tek meshkujt është shumë e vështirë. Në çastin e parë nuk dinim se ku ndodheshim, më vonë filluam të kuptojmë rezultatet dhe rëndësinë e asaj që e kishim bërë.”
Para kanotazhit Ivan Manevi ka provuar dhe sporte të tjera, por kudo i kanë shpjeguar se nuk ka potencial për sportist profesional.
“Rastësisht një mik i imi më propozoi kajakun – diçka që deri atëherë ishte e panjohur për mua. Isha nxënës në klasën e dhjetë kur fillova. Sukseset e para erdhën në vitin 1968 tek të rinjtë, pastaj në vitin 1969 fitova medaljen e parë të argjendtë, në vitin 1971 – të artën në kampionatin evropian për të rinj. E kështu fillova.”
Deri më sot, pavarësisht moshës së tij, ai rregullisht viziton bazën e kanotazhit në rajonin e fshatit Pançarevo, afër Sofjes. Sportisti 68-vjeçar mban formën dhe gjendjen e mirë të trupit me ecje malore, vrapim, notim dhe kudo që të shkojë e bën këtë me biçikletë. Kështu Ivan Kampioni (siç ka qenë i njohur në të kaluarën), tani është Ivani i Hekurt:
“Nuk i kam ndaluar stërvitjet tashmë 50 vjet. Kur trupi mësohet me një tempo më të lartë – të ushtrojë sport apo të mbajë dietë, pas 40-50 ditësh organizmi përshtatet me të dhe pastaj nuk ka kthim prapa. Këtë duhet ta dinë njerëzit, d.m.th. po të fillojnë diçka duhet ta vazhdojnë. Sepse gjatë periudhës së ushtrimit të sportit apo mbajtjes së dietës organizmi mësohet. Për këtë arsye nuk i ndërpres stërvitjet. Në liqenin artificial në Pançarevo vetë uji më çliron nga të gjitha mendimet dhe ndikimet negative. Përdredhja e trupit, e cila është karakteristike për kajakun është lëvizja më e mirë për organet e brendshme dhe ajo ndihmon dobësimin. Dihet se nga gjendja e organeve të brendshme varet gjendja shëndetësore e njeriut.”
Ivan Manev ka mbaruar Universitetin e Sofjes në specialitetin e matematikës. Kur ka qenë fëmijë përveç përrallave ka pëlqyer shumë “matematikën argëtuese, fizikën dhe astronominë. Këto lëndë ishin aq interesante për mua, dëshiroja të shikoja deri ku arrin Gjithësia, dhe çfarë bëhet më tej, përtej saj”. Kështu arrin deri tek përfundimi se vetëm nëpërmjet matematikës, duke verifikuar çdo një pohim, njeriu mund të mësojë të mendojë në mënyrë të thelluar. Sportisti është autor i librit “Çelësi i absolutisë”, në të cilin prezanton studimet e tij filozofike të mendimit. Në të nënvizon se gjithçka është për shkak të “harmonisë absolute të dashurisë së Zotit”. Është i bindur se që nga fëmijëria duhet të zhvillohet procesi i mendimit.
“Arsimi na zhvillon duke na bërë më aktivë nga pikëpamja fizike, mendore dhe shpirtërore, d.m.th. na afron me Zotin. Arsimi duhet të inkurajojë lëvizjen e fëmijëve, shkathtësitë dhe mendimin e tyre. Ata duhet të dinë kuptimin e secilës fjalë. Ne bëhemi të tillë, siç janë veset tona. Për këtë arsye fëmijët duhet të zhvillojnë veset e tyre të mira fizike – kështu ata do të mund të përballojnë stresin emocional dhe tensionin mendor. Për fat të keq vogëlushëve u mungon lëvizja - fizike edh emocionale – nuk merren me arte apo me sport. Matematika mund t’i provokojë, por ata e kërkojnë zgjidhjen e problemës në kompjuterët. Dhe më e rëndësishmja për zhvillimin shpirtëror është që gjithçka të bëhet me dashuri.”
Për sekretet e ruajtjes së rinisë trupore dhe shpirtit Ivan Manevi thotë se “me çdo një mendim, ndjenjë apo veprim ne ose jemi në harmoni me natyrën dhe kjo na jep energji, ose nuk mund ta arrijmë këtë harmoni me natyrën dhe vullnetin e Zotit dhe atëherë humbasim energji dhe plakemi.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..