Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsyeja kryesore për emigrimin e bullgarëve janë pagat e ulëta tek ne, tregojnë analizat statistikore

БНР Новини
Ивайло Калфин
Foto: BGNES

Mbi një milion shtetas bullgarë në moshë aktive po mendojnë për emigrim dhe pjesa kryesore e këtyre njerëzve kanë të ardhura më të ulëta se paga mesatare në Bullgari (1117 leva). Po të kemi parasysh se për 30 vitet e fundit bullgarët që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetet janë 1,5 miliona, tani çdo fëmijë i tretë bullgar lind jashtë kufijve të vendit. Kështu Ivajllo Kallfin, ish-ministër social dhe anëtar i Bordit Drejtues të Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, prezantoi të dhënat e studimit sociologjik “Emigrimi i punëtorëve” të bërë me kërkesë të Fondacionit “Fridrih Ebert”.

Ai është bërë gjatë muajit shtator dhe në të kanë marrë pjesë 1000 veta në moshë 18-64 vjeç. Të dhënat tregojnë se profili i bullgarit që po mendon për kërkimin e punës jashtë shtetit është burrë, i cili jeton në një nga qytetet e mëdha të vendit, ka arsim të mesëm dhe kërkon punë jo për tërë jetën, por për për shembull 5 vjet.

Ata njerëz nuk mendojnë për emigrim të afatgjatë, por në se në BE mesatarisht gjysma e njerëzve që ikin për ndonjë shtet tjetër, kthehen pastaj ne vendin e tyre, tek ne gjysma e të kthyerve dëshirojnë të ikin përsëri. Motivet e tyre kryesore janë lidhur me pagat e ulëta në Bullgari” – shpjegon Ivajllo Kalfin.

Shteti po humb shumë potencial. Nuk janë jorealiste pritjet se rritja e pagave në Bullgari mund t’i mbajë emigrantët potencialë këtu. Ata bëjnë shumë kompromise të lidhura me realizimin e tyre profesional dhe me cilësinë e jetës derisa jetojnë jashtë vendit. Të ardhurat janë një temë e rëndësishme dhe kur thuhet se në Bullgari ato rriten me ritme të shpejta, e vërteta është se kjo rritje regjistrohet nga statistika, por ka profesione dhe rajone, ku ajo nuk ekziston. Për një pjesë shumë të madhe të bullgarëve rrogat nuk janë ndryshuar prej kohësh, ndryshe nga sektorët, të cilët zhvillohen në të vërtetë dhe në sajë të të cilëve i kemi këto tendenca pozitive statistikore. Bullgarët në moshë aktive midis 18 dhe 64 vjeç janë pak më se 4 mln. Një milion prej tyre po mendojnë për emigrim, por nuk është e sigurt se të gjithët do ta bëjnë këtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për të rinj, ka njerëz të tillë në të gjitha grupmoshat. Arsyeja tjetër që i bën bullgarët të mendojnë për emigrim është siguria. Jo ajo fizike, por ajo sociale dhe qasja në shërbime sociale, në shëndetësi. Njerëzit dëshirojnë të planifikojnë jetën e tyre të paktën për 15 vitet e ardhshme. Me rëndësi për këtë është sistemi i masave sociale dhe lidhja mes punës dhe jetës personale. Për shembull për njerëzit është me rëndësi që të jenë të qetë dhe të sigurte se do të rrisin fëmijët e tyre pa probleme. Në shumë vende në Evropë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve janë falas, ka mundësi për orar fleksibël pune. Këto gjëra i kemi në legjislacionin tonë, por ato nuk aplikohen kudo. Prindërit e rinj duhet të dinë se derisa ata janë përqendruar mbi punën e tyre, fëmijët do të marrin kujdes të mirë.

Krahas studimit janë bërë propozime konkrete për politika të mundshme, sepse zgjidhja e problemit nuk është lidhur vetëm me rogat e ulëta.” – thotë Ivajllo Kallfin dhe vazhdon:

Është me rëndësi të mos përdorim retorikën emocionale për kthimin e bullgarëve që po punojnë jashtë shtetit dhe për ardhjen e atyre me prejardhje bullgare. Para së gjithësh kemi nevojë për masa konkrete. Me politikën e saj aktuale Bullgaria nuk mund të ofrojë kushte të mira. Në tërë Evropën kërkohen njerëz për turizmin, për sektorin e transportit etj. Se si do të tërheqim një shofer apo një punëtor në fushën e turizmit me pagën, e cila ofrohet në Bullgari; pse ai mund të parapëlqejë Bullgarinë dhe nuk do të shkojë në ndonjë vend tjetër evropian? Këtu duhet të shqyrtohet problemi me të ardhurat e ulëta, të cilat për më tepër taksohen. Po, është e drejtë se taksa është e ulët, por ajo vihet edhe mbi pagën minimale. Po të dëshirojmë të krijojmë kushte të përshtatshme për kthimin e bullgarëve duhet të krijojmë kushte të përshtatshme për adaptimin e tyre të lehtë. Duhet ta dinë gjuhën bullgare dhe të ketë shkolla, në të cilat ata të mund të vazhdojnë arsimin e tyre në Bullgari. Shumë prej emigrantëve bullgarë mendojnë për kthim dhe për nisjen e biznesit tek ne me paratë e fituara jashtë shtetit. Për këtë arsye nga njëra anë mund t’i mbajmë ata që dëshirojnë të emigrojnë, nga ana tjetër  -të krijojmë kushte për kthimin e bullgarëve nga jashtë në kushte jo më të këqija sesa janë ato, në të cilat ata po jetojnë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD