Aleksandër Dimitrov, drejtor ekzekutiv i kompanisë së madhe bullgare të telekomunikimit A1 Bulgaria, mori dekoratën “Menaxher i vitit” për vitin 2018 në ceremoninë zyrtare në sallën e koncerteve të operës dhe të baletit të Sofjes. Konkursi organizohet nga revista për biznes “Menaxher” dhe për vit të 11 të radhës dallon praktikat më të mira në menaxhimin në Bullgari. Ngjarja kalon nën patronazhin e udhëheqësit të shtetit, prandaj dekorata e fituesit qe dhënë personalisht nga presidenti Rumen Radev. Sipas rregullores konkursi zhvillohet në 3 etapa. Sivjet në fillim u propozuan 64 menaxher të lartë prej 24 sektorëve të ekonomisë. Në etapën e dytë numri është u ul deri në 41, kurse në etapën e tretë mbetën vetëm 10 finalistë, të cilët u vlerësuan për shkak të cilësive të tyre personale dhe vlerësimit, të cilin e kanë marrë nga nëpunësit dhe partnerët e tyre.
10 finalistët e edicionit të 11 “Menaxheri i vitit” drejtojnë kompani, të ardhurat e të cilave i tejkalojnë 2 miliardë e gjysmë leva gjatë vitit të kaluar. Ata janë në sferën e telekomunikimit, sigurimeve dhe financave, teknologjive informative, transportit dhe logjistikës.
“Kur flasim për biznes bullgar, dua që të bëjmë një kufizim të qartë, sepse për mua ka dy tipa biznes – njëri përqendrohet pothuajse krejtësisht në kërkimin e njerëzve të përshtatshëm mes atyre, të cilët shpërndajnë mjetet publike. Tjetri – mbi menaxhimin efektiv, inovacionet, aftësisë konkurruese. I pari lind padrejtësi, korrupsion, e mbyt cilësinë, na largon nga bota moderne dhe e çon poshtë të gjithë shoqërinë. I dyti lëviz përpara ekonominë bullgare, investon në arsim dhe në kualifikime të nëpunësve. Ai e modernizon Bullgarinë dhe na afron drejt liderëve në Evropë. Atë duhet ta përkrahim edhe si shtet, edhe si shoqëri” – deklaroi presidenti Rumen Radev në adresimin e tij ndaj finalistëve në konkursin për vitin 2018.
Aleksandër Dimitrov, mbajtësi i titullit “Menaxheri i vitit”, prej 15 vjetëve punon në biznesin e telekomunikimit, por kompaninë e tanishme e përcakton si “një hapësirë të madhe, të pafund të cilën duhet ta studiosh nga brenda sesi punon”. Përveç me dekoratën e madhe, Aleksandër Dimitrov është i dalluar dhe me një çmim për biznes të përkushtuar shoqërisht dhe firmë me inovacione më të shumta të aplikuara gjatë vitit.
“Aktualisht kjo është kompania më e fortë në sektorin tonë, në sajë të ekipit të cilin unë e drejtoj. Në të punojnë mbi 3800 veta, kurse klientët tanë janë rreth 5 milionë, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë menaxheri i vitit 2018 Aleksandër Dimitrov. Dekorata u dedikohet dhe inovacioneve dhe reformave, të cilat i bëmë në firmë dhe gëzohem se juria i ka vënë re. Suksesi vjen dhe nga fakti se e zgjeruam biznesin, bëmë shumë përmirësime teknike dhe i pasuruam kanalet televizive, të cilat i propozojmë. Aplikuam “sistemin e resë” për ruajtjen e të dhënave dhe kjo u vlerësua nga klientët, sepse rezultatet financiare nga ky vit janë më se të mira. Mes njerëzve, me të cilët e ndërtoj biznesin unë kërkoj cilësi si lojalitet, dëshirë për t’u shfaqur, guxim. Me ekipin tim jetojmë si një familje e madhe, besojmë në të njëjtat vlera dhe gjithmonë e përkrahim njëri tjetrin në momente të vështira. Përveç kësaj e sfidojmë njëri tjetrin që të ecim përpara. Këtë e kërkoj dhe tek njerëzit e rinj, të cilën vijnë në kompani.”
Mes dhjetëshes së artë të menaxherëve në Bullgari për vitin 2018 u ndodh dhe gjermani Ulrich Heppe, drejtor i aeroporteve në qytetet Varna dhe Burgas. Ai është i dërguari për Bullgarinë i kompanisë e cila ka mbi 30 aeroporte në 4 kontinentet.
“Ndihem i lumtur të jem në Bullgari, këtu njerëzit janë profesionalistë në punën e vet, kam kolegë të shkëlqyer dhe gëzohem të jem mes një natyre kaq të bukur. Unë mbërrita në Bullgari përpara 3 vjetëve, kur mora përsipër përgjegjësinë për dy aeroportet – pjesë nga grupi Fraport grup. Kurse qytetet Burgas dhe Varna janë aeroportet tona të vetme në bregun e bukur të Detit të Zi. Krenohemi me ta. Kam mundësi të udhëtoj në shtete të shumta e të ndryshme, por gjithmonë kur kthehem në Bullgari , unë ndihem si në shtëpinë time”, thotë Ulrich Heppe.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..