Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elephunky Trip – albumi i ri i “Koka Mass Jazz”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Konstantin Kacarski është artist, i njohur prej kohe nga publiku vendas. Perkusionist, baterist dhe DJ, ai prej viteve të gjata është pjesë e “Bluba Lu” – një formacion, i cili ka fituar popullaritet me eksperimentet e tij muzikore. Duke e vazhduar këtë tendencë, Kosjo Kacarski krijon një projekt të vet me titull “Koka Mass Jazz”. Albumi i parë me të del  nën etiketën amerikane Cold Busted. Suksesi i tij ishte i madh dhe arriti deri në klasifikimet e BBC-së, mori njohjen edhe nga media të tjera të huaja. Tanimë është fakt dhe albumi i dytë, i titulluar  “Elephunky Trip”. Titulli bën analogji me lëvizjen e rëndë dhe të ngadaltë të elefantit, duke pasur parasysh kohën e gjatë, që ishte i nevojshëm për komunikim muzikor midis Bullgarisë, Amerikës dhe Anglisë si dhe tingëllimin funk të këngëve.

Këtu Konstantin Kacarski punon me këngëtaret Krista Kokorska nga Bullgaria dhe Tiffany Blu nga Shtetet e Bashkuara, si dhe me raperin Bojan Levçev, i cili prej viteve jeton dhe krijon përtej oqeanit. Këta janë vokalistët në album. Si instrumentistë në Elephunky Trip marrin pjesë Milen Kukosharov – piano, Martin Tashev – trumbetë, Dimitër Ljolev – saksofon dhe kitaristët Gjeorgji Janev dhe Evden Dimitrov. Albumi përmban 7 këngë, një nga të cilat është instrumentale. Stili është një përzierje prej tingëllimeve funk, RNB, soul, new xhaz, me ritme të lehta afrikane. “Elephunky Trip” ofron muzikë bashkëkohore dhe moderne, të përshtatshme për klub. Albumi hyri në katalogun e labelit evropian Time Warp Music. Udhëheqësi i BBC-së Music Radio Craig Charles i ka dhënë një vlerësim shumë të lartë albumit dhe ka përkrahur këngën Play The Game feat Tiffany Blu në shou-programin e vet Funk & Soul.


Fansat e “Koka Mass Jazz” dëgjuan për herë të parë muzikën nga albumi i ri në edicionin e sivjetshëm të festivalit ndërkombëtar të arteve “Apolonia-2018” në fillim të muajit shtator.

Koncerti në “Apollonia” ishte përpara prezantimit zyrtar të albumit. – thotë Konstantin Kacarski. – Pas kësaj më 7 shtator e lëshuam në platformën më të madhe muzikore evropiane Juno Download. Aty ai arriti vendin e parë në klasifikimin për shitje më të mira. Pak më vonë gjeti dhe vendin e vet dhe në të gjitha platformat botërore. Promovimi në Sofje u zhvillua në fund të muajit tetor. Gjatë 2 muajve të fundit ekzekutuam tek ne në 3 festivale. Patëm mundësinë të shikojmë reagimin e publikut, kurse ai ishte mbresëlënës dhe na ngarkoi së tepërmi me energji dhe besim. Ne i zgjedhim shumë mirë vendet, në të cilat ekzekutojmë, nuk bëjmë kompromise me tingëllimin. Unë dua ta falënderoi  Radion Kombëtare Bullgare  për këtë se e përkrah muzikën tonë dhe ajo tingëllon më tepër në eterin e saj. Për ne kjo është me rëndësi të madhe, sepse kjo është radioja e cila tingëllon në të gjithë Bullgarinë si dhe jashtë shtetit.

Ka dëgjues për këtë muzikë tek ne, kjo na bën të lumtur dhe na motivon ta krijojmë. – shton Krista. – Ishte shumë mirë në koncertet, kishte shumë hare dhe buzëqeshje. Jam e lumtur se jam një pjesë nga kjo bandë, i falënderoj me gjithë zemër se më ftuan të këndoj me ta. Duhej të mësoja mbi 10 këngë në kuadrin e 3 ditëve për koncertin tonë të parë të përbashkët. Puna ishte shumë intensive por dhe një përjetim i madh. Më e mira është se muzika e “Koka Mass Jazz” nuk është  shkruar për ndonjë arsye të veçantë, që të jetë në një unitet tingëllues me tendencat moderne në një përpjesëtim botëror. Këto janë idetë e shkëlqyera të Kosjos, të ndare me miqtë në grup.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD