Bakteret acidophilus janë zbuluar dhe të përshkruar për shkencën në fillim të shekullit XX. Interesantja është se gjatë vitit 1963, mikrobiologu armen profesori Levon Erzinkjan arriti të izolojë shtamin specifik, për të cilin gjatë vitit 1964 mori dëshmi zbulimin e tij. Që atëherë qumështi acidophiluc, i mbrujtur me këtë farë, fillon të prodhohet në Armeni, Ukrainë, Kazakistan, Moldavi dhe në vende të tjera nëpër botë me emërtime të ndryshme tregtare. Kjo është një pjesë nga informata, të cilën do ta zbuloni brenda kovës së vogël prej plastiku me kosin acidophilus bullgar, i cili është pjesë e asortimentit të një prodhuesi të njohur në Bullgari. Kjo shkaktoi një interes të madh nga ana e konsumatorëve gjatë kohës së ekspozitës së specializuar për ushqime “Bota e qumështit”, të zhvilluar në Sofje.
Sipas fjalëve të teknologëve në industrinë e qumështit, ky është produkti më inovativ nga të gjitha produktet e qumështit të cilat janë paraqitur gjatë viteve të fundit në treg. Ai është fryt i studimeve shumëvjeçare dhe të eksperimenteve. Që të mund të arrihet deri tek shija, e cila t’u pëlqehet konsumatorëve, një firmë e specializuar për përpunimin dhe projektimin e ushqimeve nga qyteti Gabrovo ka hartuar mbi 30 receta të ndryshme , duke futur në qumësht bashkë bakteret karakteristike për kosin bullgar – Lactobacillus Bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, dhe farën Lactobacillus acidophilus.
Më e rëndësishmja është se qëllimi është arritur – është krijuar një produkt i ri, i cili jo thjesht ka një vlerë të mirë ushqimore, por dhe fut në organizmin e njeriut baktere të dobishme, të cilat ndikojnë në mënyrë të qëndrueshme shëndetin. “Inovacionet në ushqimet janë diçka e zakonshme , por ne patëm fatin të ndeshemi me këto dije, të lidhura me këto baktere dhe dobitë për shëndetin të cilat ato i sjellin. Pata mundësinë të bindem në këtë se çfarë bëhet kur në praktikë konsumohen këto produkte” – thotë Ivan Lesev, në bazë të idesë së të cilit është bërë qumështi.
“Bakteret acidophilus janë të parat, me të cilat ndeshet njeriu pas lindjes së vet. Fëmija i mbjell në organizmin e tij, në momentin e lindjes në qoftë se ajo zhvillohet në mënyrë normale. Këto baktere janë dy nga llojet më të dobishme për shëndetin e njeriut. “Mënyra në bazë të së cilës ne i prodhojmë dhe i propozojmë përmes kosit, jep një shans shumë të madh që ato të shpëtojnë dhe të zënë vend në stomakun e njeriut. Ata mund të krijojnë koloni dhe kështu të kundërveprojnë ndaj problemeve të stomakut dhe të zorrëve. Produkte të tilla me Lactobacilus Acidophilus prodhohen më shumë se 50 vjet në disa shtete. Produktet me këtë bakter propozohen tradicionalisht në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në vendet ku ato prodhohen. Kjo do të thotë se, kosi acidophilus ka dëshmuar cilësitë e veta të mira dhe ka ardhur koha të arrijë dhe deri tek konsumatorët bullgar. Ne u munduam ta bëjmë kështu, që të mund ta afrojmë me shijen e njohur për të gjithë bullgarët – shijen e kosit me Lactobacillus Bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, prandaj në farën e kosit shtuam dhe bakterin bullgar Lactobacillus Bulgaricus. Kështu ndaj anës së dobishme të kosit bullgar kemi edhe një komponent shëndetësor me bakterin të Renesë.”
Kosi është mes produkteve bazë në tavolinën e bullgarit. Prandaj paraqitja e një lloji të ri është sfidë e vërtetë për prodhuesin.
“Lloji i ri i përngjan krejtësisht kosit bullgar, por ai nuk është i prodhuar vetëm dhe vetëm me bakterin bullgar. Ky është dallimi kryesor, sqaron Ivan Lesev. E rëndësishmja është se, në kosin tonë kemi shtuar dy përbërëse të tjera, të cilat janë prebiotik natyral. Ato nuk janë ushqim për njeriun, por janë ushqim për bakteret e mira në organizmin tonë dhe në këtë mënyrë synojmë të ndihmojmë zhvillimin e baktereve, të cilat na mbrojnë nga sëmundjet. Mjerisht, në etapën e projektimit të ushqimeve të reja, në pjesën më të madhe prej tyre përfshihen dhe përbërëse, të cilat nuk janë natyrale. Kjo “kimi”, siç e quajmë është e panjohur për organizmin e njeriut. Ajo ka shije të mirë, bile shpesh nuk mundim ta dallojmë nga produktet natyrale, por ajo nuk na ofron lëndët e njëjta ushqimore, të cilat na japin ato natyrale. Mjerisht , në treg bëhen gjithnjë e më të shumta produktet e imitimit, të cilat janë tepër larg nga ato natyralet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..