Në fundin e secilit viti kalendarik sipas traditës bëjmë bilanc – se çfarë kemi arritur dhe çfarë mund të presim gjatë 12 muajve të ardhshme. Viti 2019 do të jetë zgjedhor e prandaj politikanët po premtojnë më shumë. Ata i ushqejnë shpresat, kryesisht ndër bullgarët në moshë aktive për punë, se të ardhurat e tyre do të shtohen dhe se puna e tyre do paguhet mirë, se norma e inflacionit do të mbetet e ulët, se taksat dhe tarifat do të mbeten të njëjtat siç ishin ato gjatë këtij viti. Lajmet e mira janë se 10% do të jetë rritja e pagave në sektorin buxhetor, kurse rritja e të ardhurave të mësuesve do të jetë akoma më e konsiderueshme dhe do të arrijë 50%. Në këtë situatë përfaqësuesit e biznesit mbeten të pakënaqur.
“Shoqëria po i përballon sfidat e rritjes së pagës minimale në disa sektorë të ekonomisë bullgare gjatë vitit 2018. Rritja e qëndrueshme e pagave duhet të jetë ndërlidhur vetëm me arritjen e qëllimeve konkrete” – është i mendimit Cvetan Simeonov – kryetari i Dhomës së Ekonomisë dhe Industrisë të Bullgarisë: “Në sferën e arsimit mendojnë se pasi e rritin pagën e të punësuarve, menjëherë do të arrihet një cilësi më të lartë të kuadrove që dalin nga shkollat bullgare. Kjo nuk është kështu dhe mund të dalë se 40% prej maturantëve vitin e ardhshëm do të jenë funksionalisht analfabetë. Ka firma. të cilat tashmë vetë i përgatitin kuadrot e tyre, duke filluar përgatitjen e nxënësve në klasën e tetë dhe duke shpresuar se pas tri vitesh do të kenë teknikë të kualifikuar. Por ata hasin probleme të mëdha, sepse mësuesit në lëndët teknike janë detyruar të fillojnë me shkrim-lexim – realiteti është i dhimbshëm, por duhet ta pranojmë, kryesisht në disa regjione të vendit.”
Cvetan Simeonov prezantoi në fundin e javës së kaluar të dhënat e një studimi të madh ekonomik ndër 45 mijë firma nga 26 shtete evropiane, ndër të cilat ka edhe 500 biznese bullgare. Në të janë analizuar vështirësitë e kompanive në punën e tyre të përditshme, të ardhurat e pritura nga veprimtaria e tyre në vend dhe jashtë shtetit, planet për investime dhe për punësimin e kuadrove, kështu edhe pritjet për klimën e biznesit në shtetin përkatës. Për sa i përket Bullgarisë biznesi pret një vit më të mirë në krahasim me vitin 2018. Gjysma e të anketuarve prognozojnë rritje në të ardhurat e tyre, vetëm 10% mendojnë se klima për biznes do të përkeqësohet. Pritjet për inflacion janë midis 3 dhe 4%, ato për deficitin – 0,5%.prej buxhetit shtetëror. Problemi kryesor për firmat bullgare mbetet kërkimi i punëtorëve të përgatitur. Vështirësitë e tjera janë lidhur me gjendjen e pabarabartë të regjioneve të ndryshme në vend. Firmat nga Bullgaria Veriore shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak të mungesës së autostradës dhe rrugëve të mira – kjo i vendos ato në disavantazh në krahasim me konkurrentët e tyre në Bullgarinë Jugore.
„Bizneset bullgare gjithnjë e më saktë arrijnë të vlerësojnë situatën dhe pritjet e tyre janë më realiste në krahasim me firmat, të cilat punojnë në sektorët përkatës në shtetet e tjera” – mendon Cvetan Simeonov dhe vazhdon: “Biznesi dhe investitorët janë shumë të vëmendshëm dhe me kujdes e ndjekin situatën. Shpesh deklaratat e përfaqësuesve të opozitës menjëherë ndikojnë planet e tyre potenciale. Disponojmë me informacione për këtë se afaristë kanë shtyrë investimet e tyre tek ne për shkak të deklaratave për mundësinë për aplikimin e normave progresive tatimore – diçka që do të rritë shpenzimet e investitorëve Pa analiza të mira dhe të thelluara nuk duhet folur për ndryshime fiskale – bile që qoftë se bëhet fjalë për uljen e TVSH-së në disa sektorë. Shpenzimet më të mëdha për punë janë rreziku më i madh për klimën e biznesit në vend, mendojnë përfaqësuesit e bizneseve. Në tregjet e jashtme shqetësimet janë më pak se sa janë ato tek ne. Si përfaqësues të punëdhënësve vazhdojmë të insistojmë për mekanizëm për përcaktimin e pagës minimale dhe për heqjen e pragut të pagës minimale për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Mosmarrëveshjet tona me qeveritarët po shtohen edhe për shkak të rritjes së pagës minimale, që sipas nesh është e paarsyetuar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..