“Kjo që shkruhet sot nuk më pëlqen dhe më mërzit, ndërsa kjo që është në kokën time më intereson dhe më emocionon” – këtë ia ka shkruar në vitet e tij rinore shkrimtari rus Anton Pavlloviç Çehov botuesit të tij Aleksej Suvorin gjatë vitit 1888. Këto fjalë të Çehovit i kanë zgjedhur si kartëvizitë të vet krijuesit e revistës "Krëg", të cilët para pak kohe shënuan me kujtimet e veta përvjetorin e 20 të shpalljes së revistës si tribunë të shpirtit të lirë krijues.
Revista letrare “Krëg” (1988-2004) përgatiti gjithsej 28 numra. Revista përbën një skenë-media të ndikuar nga mendimet e një adoleshenti, se rreth lojës estetike po krijohet fati i botës. Përveç letërsisë, arteve vizuale dhe eksperimentit muzikore, revista po zhytet në realitetin e letërsisë me numra, kushtuar poezisë moderne maqedonase, hungareze dhe turke. Si pjesë e revistës “Krëg” është botuar dhe një përmbledhje me tekste letrare të Dimitër Voevi nga grupi muzikor “Nova Generacia” (“Brezi i Ri”). Ka botime speciale me tekste të filozofëve francezë Alain Badiou dhe Jacques Derrida, të poetit amerikan Charles Simik, të poetit amerikan të lindur në Beograd Alenka Zupançiç etj. Sot autorë dhe përkthyes të tij janë pjesëmarrës realë në elitën kombëtare të studiuesve dhe zbuluesve në shkencë, art dhe... në të drejtën.
Para 20 vitesh revista “Krëg” u krijua që të gërshetojë në një mënyrë origjinale prozën (ose diçka si prozë), poezinë, kritikën, kulturologjinë, muzikën, artet vizuale dhe jetën e rrugës. “Si do të studiohet “Krëg” si histori në formatin revolucionar, të pozicionuar në kufirin e shekullit XX dhe XXI, këtë do ta lexojmë pas të paktën 20 vitesh” – këto janë fjalë të shkruara nga ekipi i revistës 20 vjet pas lindjes së eksperimentit. Ndër personalitetet, të cilat janë në thelbin e “Krëg”, janë doc. Darin Tenev – pedagog në Universitetin e Sofjes “Sveti Kliment Ohridski”, kryeasistentja Sillvia Borisova, redaktorja Radost Nikollaeva, shkrimtari Petër Vortep dhe autorja e efekteve vizuale Galina Dimova.
“Kaloi shumë kohë që nga fillimi, por gjithçka është pjesë prej nesh” – thotë Najden Jotov, një prej autorëve të rinj të revistës “Krëg”. “Emri i revistës lindi në një takim në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ishte dita e mërkurë. Radost Nikollaeva na pyeti se çfarë emri do të propozonim dhe mua erdhi befasisht emri “Krëg”. Të gjithë e pranuan këtë propozimin tim. Ai lindi si rrethi “Misëll” (“Mendimi”) i simbolistëve bullgarë nga fundi i shekullit XIX. Ndër ne nuk ka hierarki dhe ne fluturonim mbi krahët e frymëzimit dhe të shpirtit të rinisë. Kjo atmosferë na lejoi që të krijojmë pa menduar për kritikën e keqe. Korrigjuesi ishim vetëm ne. Në fakt nuk bëhej fjalë për kritikë, por më tepër për një përkrahje.”
“Krëg” nuk është vetëm një revistë, ajo është një lëvizje e tërësishme, organ i lëvizjes, thonë autorët e tij dhe bashkëmendimtarët. Ata kanë pasur shfaqje më të ndryshme. Kanë vizituar madje burgje, si dhe Teatrin Popullor në Sofje, muze, galeri, kanë udhëtuar së bashku edhe në shtete të tjera.
“Takimet gjithmonë ishin të papritura, të paparashikueshme. Ato nuk ishin shprehje e ndonjë vetëbesimi rinor, nëpërmjet të cilit ta tërheqim vëmendjen e mediave. Ne besonim sinqerisht se do të bënim diçka të rëndësishme dhe përpiqeshim të jepnim më të mirën. Çdonjëri ishte i mirëpritur në “Krëg” (në “Rrethin” tonë), kishim një manifest. Megjithëse ishte i shkurtër dhe çdonjëri mendonte se atë që e bën tjetri është me rëndësi dhe interesante për të gjithë ne, prandaj ne ishim dashamirës ndaj të gjithë bashkëmendimtarëve tonë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Gergana Mançeva dhe arkiv personal
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..