Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Julijana Antonova – Murata: “Në Japoni flitet me respekt dhe dashuri të madhe për Bullgarinë”

БНР Новини

Distanca prej mijëra kilometrash midis Bullgarisë dhe Japonisë ndoshta është shkaku kryesor që atje të banojnë vetëm 400 bullgarë. Ndoshta çdo një prej tyre mund të na tregojë ndonjë histori interesante për jetën e vet, duke kërkuar dallimet dhe ngjashmëritë midis Japonisë dhe Bullgarisë. Ne, bullgarët, jemi të mahnitur nga çudia ekonomike japoneze, si këta njerëz kanë arritur një sukses kaq të madh ekonomik pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore, megjithëse vendi pothuajse nuk disponon burime minerale dhe shpeshherë ka tërmete të forta, rrëshqitje të dheut dhe tajfune. Nga shteti aziatik para pak kohe tek ne u kthye një bullgare, që të paraqesë në Sofje librin e saj të dytë kushtuar jetës së përditshme dhe marrëdhënieve midis njerëzve në Japoni. Fati e dërgoi Julijana Antonova – Muarata në Japoni si bashkëshorte, si diplomate dhe si nënë, sepse atje para 35 vitesh lindi djali i saj.

Titujt edhe të dy librave të Julianës janë mbresëlënës. I pari ishte “Moshi, Moshi, Japonia” (Alo, Alo, Japonia”), por nga autorja ne kuptuam se atje “alo” në bisedën telefonike do të thotë “A mund t’ju ndihmoj me diçka?” Libri i dytë i Juliana Antonovës - Murata e ka titullin “Uki uki, Japonia”. Siç vetë ajo na shpjegon me këto fjalë japonezët shprehin simpatinë e tyre të ndërsjellë, i përdorin kur nuk ka obsesion, tension, frikë. “Ju i besoni tjetrit dhe ai “infektohet” me këtë ndjenjë tuajën.”

Снимка

Japonia është e ndryshme për faktin se japonezët e duan shumë vendin e vet. Atje çdo ditë ka fatkeqësi natyrore, por ata e konsiderojnë atdheun e tyre si pasurinë më të madhe dhe vendin më të mrekullueshëm në botë” – na tregon Julijana Antonova – Murata. “Suksesi i japonezëve i detyrohet sjelljes dhe tolerancës së tyre. Ata nuk kanë qëndrim negativ ndaj feve të ndryshme. Japonezët sikurse janë krijuar për një jetë më të ashpër, kështu qe të mund t’i përjetojnë së bashku vështirësitë në të gjitha rrethanat. Atje askush nuk është diçka më shumë nga të tjerët. Japonezi është një njeri shumë i durueshëm dhe shumë i përkushtuar në punën e vet, në kolektiv dhe në familje. Në qoftë se edhe ne, bullgarët, jemi të tillë, kjo do të thotë se jemi shumë të afërt me japonezët. Ata mendojnë se ne jemi pikërisht të tillë dhe prandaj na respektojnë.

Dallimet mes Bullgarisë dhe Japonisë nuk janë të shumta” – pohon gjithashtu Juliana Antonova – Murata. “Edhe atje jetojnë njerëz të zakonshëm, të këndshëm dhe simpatikë, të cilët i duan të njëjtat gjëra, siç i do secili prej nesh. Çdo një njeri dëshiron të jetojë normalisht, të dojë dhe ta duan, të mund të udhëtojë. Domethënë ne nuk dallohemi shumë nga ata. Por kjo që më bën përshtypje më të madhe është sa shumë na duan japonezët. Ndaj nesh kanë një qëndrim, të cilin për fat të keq ne nuk e kemi ndaj njëri-tjetrit. Këtu nganjëherë dëgjoj fjalë si “Ti je gënjeshtare”. Fjalë të tilla nuk mund të dëgjohen në Japoni – këtu është diferenca më e madhe mes Bullgarisë dhe Japonisë. Gjithçka e thënë e ka forcën e vet të madhe. Ne i zgjedhim fjalët, me të cilët komunikojmë. Ato me kuptim negativ mund të sjellin sëmundje për mendjen dhe për trupin. Ato ndryshojnë jo vetëm njeriun, i cili i përdor, por edhe atë ndaj të cilit janë drejtuar. E di se në Bullgari jeta nuk është aspak e lehtë, e di se shpesh për këtë fajin e kanë politikanët, por kuptoj gjithashtu se fjalët kanë fuqi të madhe. Për këtë arsye përpiqem që të mos gjykoj askënd. Ky tipar yni – të ofendojmë, të fyejmë, ta qortojmë tjetrin nuk na sjell asgjë të mirë, por na sjell hidhërim në jetë. Ky është dallimi më i madh sipas meje mes Bullgarisë dhe Japonisë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD