Parajsa e humbur gjithmonë ka provokuar ëndrra për atë botë të bukur dhe të përsosur, për të cilën është i etur shpirti i piktorit. Dhe sikurse i qetësuar, në çastin më përfundimtar të agonisë së krijimit, kopshti i parajsës i hap portat e veta – fare lehtë, saqë artisti me shqisat e veta njerëzore të mund të hedh një vështrim, para se t’i lërë imazhet hyjnore mbi beze. Por, ky privilegj shkon vetëm tek një pjesë e vogël të artistëve, tek të zgjedhurit e Zotit.
Në qoftë se i shikojmë me hollësi pikturat e Valeri Cenovit, do të zbulojmë një univers imagjinar, të përmbushur me simbolikën e imazheve mistike. Përmes “Kopshteve sekrete” ai na fut në hapësirën e shenjtë të shpirtit të vet personal, i cili ëndërron për një botë më të përsosur. Në “Detet antike” na tregon përralla nga lashtësia, kurse me pamjet e grave – të pastra, shpirtërore, të ndritshme, na lartëson.
“Simboli i Nënës, tokës dhe krijimit, i zanafillës dhe i lindjes së jetës, është i pranishëm në imazhet e mia femërore – tregon piktori. Dhe, mbase nuk ka një arketip më të theksuar nga ky, sepse që të gjithë ne jemi të lindur nga nëna dhe jetojmë në Tokë. Në pamjen e gruas unë fus bukurinë dhe harmoninë bashkë me një forcë të brendshme, e cila është e pranishme në vetë natyrën, një energji jetike, e cila krijon çdo gjë rreth nesh si dhe vet ne. Kuptohet se, këto sugjerime, emocione dhe forma janë të nxjerra akoma nga koha antike, kurse më vonë i gjejmë në kanunin e ikonës ortodokse.”
Pikërisht në imazhin e Shën Mërisë, piktori zbulon atë element shpirtëror, i cili në vitet e krijimtarisë së tij të hershme provokon interesin e tij për ikonën. Në fillim të mijëvjeçarit të ri ai kalon një muaj të tërë në mesin e manastirit të qetë të Malit të Shenjtë, ku pikturon figurat e shenjtorëve për ekspozitën e tij “Prekja e malit Athos”. Kurse shumë shpejt pas kësaj i propozojnë të pikturojë ikonën e Shën Klaudit në një kishë të vogël në qytetin Bezanso të Francës dhe imazhin e Shën Joan Pagëzuesit në Kishën e Hekurt në Stamboll.
“Ikona e Shën Klaudit në Bezanson është krijuar për një kishë franceze në afërsi me kufirin zviceran – tregon Valeri Cenov. Deri në këtë kohë figura e tij nuk kishte qenë e pikturuar si ikonë, sepse është një shenjtor katolik. Por, me qenë se ai ka jetuar gjatë shekullit të 7, prapë së prapi kjo u bë e mundur duke përdorur miniaturat dhe përshkrime të ndryshme të jetës së tij. Figura e Shën Joan Pagëzuesit është pikturuar me porosi të Lluka Stançevit, i cili ka bërë shumë për bashkësinë bullgare në Stamboll dhe posaçërisht për kishën bullgare “Shën Stefani”. Ikona nuk është e madhe dhe në të Joan Pagëzuesi është pikturuar si një engjëll i shkretëtirës.”
Pavarësisht se ka lindur në Bullgarinë Perëndimore, Valeri Cenov zgjedh Plovdivin si shtëpinë e tij për të jetuar dhe për të krijuar. Ky qytet është dhe shtëpia e shumë piktorëve të tjerë. Ai dashurohet pas këtij qyteti akoma si nxënës në gjimnazin e artit dhe kështu vazhdon sot e kësaj dite. Qyteti antik sot zbulon përpara syve të tij shtresa të vjetra dhe të reja të historisë dhe kulturës. Pikërisht në qytetin e Plovdivit, ku u jep mësime piktorëve të ardhshëm në Akademi, ai zbulon botën e vet autentike e plot me dashuri. Prandaj nuk janë të rastit fjalët e tij se një pikturë duhet të fillohet me shumë dashuri, që të mos jetë ajo e lindur e vdekur.
“Emocione të shumta përjeton piktori kur qëndron përpara bezes së bardhë – shton ai. Sepse bezja e bardhë është kaos, në të cilin ai duhet të hyjë dhe të krijojë hapësirën e vet. Por, sot do të thosha se nuk është e mjaftueshme që një pikturë të fillohet me dashuri - ajo duhet të përfundohet me shumë dashamirësi, që të justifikojë praninë e vet në botën reale. Në përgjithësi piktori qëndron në kufirin midis anës shpirtërore dhe asaj tokësore dhe merr pamje nga bota e ideve dhe të menduarit soditës dhe ëndërrimtar, të cilat më pas i materializon përmes bojërave të veta mbi beze.”
I vlerësuar shumë në Francë, aktualisht Valeri Cenov prezanton ekspozitën e vet të radhës aty – në hapësirën kulturore “Porte rouge” në Strasburg . Për të ai ka krijuar pikturat e ciklet “Dete antike” dhe “Bota e gjallë”, të bashkuar nën emërtimin “Elementi i Pestë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..