Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria bullgare ka nevojë për histori përrallore, thotë aktori Svetozar Knezovski

“Margarito Duarte kishte mësuar pak, por ishte arsimuar, duke lexuar me pasion të madh letrar çdo një tekst. Në moshën 18 vjeç tashmë ishte shkrues në bashki dhe u martua me një vajzë të bukur, e cila vdiq pak pas lindjes së bijës së tyre të parë”. Ky është fragment i tregimit të bukur të Gabriel García Márquez “Shenjtorja”. Historia e jashtëzakonshme nuk mund të mos emocionojë lexuesin. Vepra e Márquez tashmë është mishëruar në skenën teatrale bullgare. Deri tani ka pasur rreth 10 shfaqje në sallone plot publik, publik ky i cili mbetet pa gojë para talentit të aktorit Svetozar Knezovski. Ideja që monospektakli ta provokojë shikuesin me tema të tilla filozofike dhe shpirtërore është e vetë aktorit, ndërsa regjia e shkëlqyeshme është e prof. Diana Borisova.

Portret i Svetozar Knezovskit nga Penka GajdarovaSpektakli është plot energji dhe shpresë se do të ndodhë çudia” – thotë aktori i ri Svetozar Knezovski: “Në këtë pjesë shihet puna e një njeriu të ri, i cili i drejtohet jetës shpirtërore. Aktualisht shoqëria bullgare ka nevojë për histori të tilla përrallore, të cilat i japin asaj ndjenjën e besimit se çudia do të ndodhë. Meqenëse çudia në fakt ndodhet pranë nesh çdo ditë, por ne e kalojmë. Historia e Margarito Duartes dhe e bijës së tij, si dhe dëshira e tij që ajo të kanonizohet si shenjtore në fakt është shkasi që të flasim për të gjitha dinjitetet njerëzore të këtij protagonisti letrar. Ky baba është sajuar nga Márquez pikërisht për këtë shkak – të na japë ndjenjën e shpresës. Duke i përgatitur replikat bashkë me prof. Borisova komentuam se në kohën e sotme njerëzit gjithnjë e më shpesh dalin nga bota e tyre e brendshme, bëhen sipërfaqësorë dhe preferojnë të përqendrohen te gjërat materiale – paratë, veshjet, veturat. Gjithnjë e më pak janë njerëzit që mendojnë a janë njerëz të mirë apo jo. Unë kam një vajzë, ajo e ka emrin Ljuba dhe kur të më pyesin se si është ajo, çfarë po bën, unë u përgjigjem se tashmë jep shenja se do të bëhet një njeri i mi. Çfarë do të jetë profesioni i saj – këtë do ta vendosë ajo. E vetmja gjë që unë e dua nga vajza ime është që të bëhet një njeri i mirë dhe të mbajë në vetveten virtytet kryesore të shoqërisë njerëzore, të cilat janë të pranishme në të gjitha fetë: dhembshuri, dashuri, respekt ndaj vlerave shpirtërore."

E gjithë kjo është e pranishme në jetën tonë, ndërsa ne vazhdimisht përpiqemi ta fshehim nën qilim – thotë Knezovski dhe shton se nëpërmjet monospektakleve të tij përpiqet t’i rikujtojë pikërisht këto virtyte:

Egocentrizmi dhe egoizmi e prishin shpirtin e njeriut. Pasi ulem nga skena dhe i dëgjoj komentet e publikut, ndiej se jeta ime është plot kuptim. Kënaqësia se e kam kryer mirë punën time më bën që të ndihem mirë. Ka ndonjë energji, e cila është brenda meje gjatë viteve dhe unë ndihem njeri i lumtur dhe i suksesshëm. Është fakt se kur e vizitova Vatikanin për shkak të studimit tim teatral para spektaklit Papa Francisk tregoi një interes shumë të madh për mua dhe punën time. Pas kësaj bisedoja shumë kohë në shesh me një prej kardinalëve. Mora bekimin e tij për spektaklin. Gjatë tërë qëndrimit tim në Vatikan ndieja emocione pozitive për faktin se ndokush e ka shtruar një temë të lidhur me jetën e tyre dhe me filozofinë e feve kryesore.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..

botuar më 25-01-05 10.05.PD
Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD