Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga e fotografisë bullgare – midis ëndrrës së hershme dhe rritjes profesionale


Ëndrra e njerëzimit të kopjojë imazhe në një ekran të ndjeshëm ndaj dritës daton që në shekujt V – IV para Krishtit, ndoshta madje më herët. Ka pak të ngjarë që sot të ketë njeri, i cili të mos kënaqet dhe të mos eksperimentojë me tërë shumëllojshmërinë e fotografisë. Përkthyer nga greqishtja fjala “fotografia” do të thotë “teknikë të pikturimit me dritë”. Gradualisht fotografia bëhet një pjesë e pandarë e arteve grafike.

Fotografia e parë e ruajtur me bullgarë është që nga viti 1842  - 1843. Ajo është bërë në Vjenë. Është fotografuar veprimtari i Rilindjes sonë Todor Minkov bashkë me nënën e vet. Fotografët e parë bullgarë kanë punuar në Evropën Qendrore dhe në qytetet e mëdha të Perandorisë Osmane, ndërsa gjatë vitit 1897 u krijua shoqata e parë bullgare e fotografëve amatorë në Sofje me  kryetar Vasill Zllatarski. Në vetë fillimin e shekullit XX filloi të zhvillohet gazetaria fotografike, e cila gjatë vitit 1957 u njoh në Bullgari si art. Është një fakt kureshtar se gjatë vitit 1955 janë bërë fotografitë e para me ngjyrë me qëllim shkencor, ndërsa dy vjet më vonë u xhirua filmi i parë  shkencor-mjekësor me ngjyra. Kështu fotografia te ne fitoi popullaritet në të gjitha fushat dhe një plejadë prej krijuesish të talentuar kanë shkruar emrat e tyre në historinë e fotografisë dokumentare, shkencore dhe të fotografisë së biznesit.

Interesi ndaj artit të fotografimit si profesion tani është edhe më i madh. Sekretet e shkencës dhe të profesionit mund të mësohen në Gjimnazin Kombëtar Profesional për Poligrafi dhe Fotografi. Ai u themelua si shkollë e mesme për tipografi dhe për arte grafike në vitin 1923 dhe deri më sot është një prej shkollave më të preferuara në vend. Kjo është një prej shkollave të pakta te ne, që jep mundësi për realizim profesional pas mbarimit të shkollës së mesme. Personalitetet e njohura, të cilët e kanë mbaruar këtë gjimnaz, gjithashtu flasin për nivelin e lartë të mësuesve dhe nxënësve të tij.

Sivjet shkolla feston përvjetorin e 95-të prej themelimit të vet. Programi festiv filloi me një ekspozitë të veprave të nxënësve nga dhjetë vitet e fundit. Ndër to ka fotografi që kanë marrë pjesë në konkurse fotografike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ekspozita është treguar në galerinë “Debuti” – pjesë e Gjimnazit për Arte Figurative “Ilia Petrov” në Sofje dhe do të mbetet atje deri në 18 janar. Në programin e festimeve gjatë vitit janë përfshirë akoma shfaqje publike të lidhura me vepra të paprezantuara të nxënësve dhe të mësuesve të tyre. “Arsimi te ne është shumë serioz – nga klasa e tetë deri në klasën e dhjetë mësohen themelet e fotografisë, ndërsa pas kësaj në klasën e njëmbëdhjetë dhe në klasën e dymbëdhjetë është vetë procesi krijues, kur fëmijët përqendrohen te hollësitë e zejes” – thotë Dimitër Vlladimirov – mësues i fotografisë së përgjithshme në gjimnaz.

Kjo është lënda kryesore mësimore në degën e fotografisë. Gjatë viteve kolegët i këmbejmë temat e mësimdhënies, për shembull fotografi artistike, fotografi me ngjyra, fotografi shkencore. Nxënësit e mësojnë më seriozisht historinë e fotografisë bullgare në fillim të klasës së XII. Gjatë Rilindjes fotografia në Bullgari i ka arritur shumë shpejt standardet evropiane. Në atë kohë ka filluar studimi i saj si punishte në shkollën e atëhershme poligrafike. Gjatë viteve 60 të shekullit XX në gjimnaz jepte mësime Janka Kjurkçieva – një krijuese e njohur botërisht në sferën e fotografisë. Atëherë gjimnazi u shndërrua në vendin e parë dhe të vetëm, që siguronte përgatitje  të shkëlqyeshme në degën e fotografisë. Sot disponojmë specialitete si grafikë kompjuterike, dizajn grafik, njohuri bibliotekare. Në shkollën tonë jep mësime Stefan Marinov – një profesionist i madh në fushën e animimit, një nga specialitetet më të reja këtu. Nuk mund të thuhet ndaj cilit specialitet nxënësit kanë interes më të madh, sepse një pjesë e madhe prej kandidatëve për gjimnazin tonë shënojnë më shumë se një specialitet, ndërsa sistemi lejon që në një etapë më të vonshme prej arsimit të tyre ata t’i ndryshojnë dëshirat. Ne i inkurajojmë nxënësit kryesisht në plan profesional, duke i ndihmuar që të gjejnë vetë rrugën e tyre të zhvillimit.” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova dhe arkiv

Galeria

Më shumë nga rubrika

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD

Një libër paraqet historinë e oborrit mbretëror bullgar

Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..

botuar më 25-01-17 6.51.MD
Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës

Ora e Teatrit të Kukullave në Stara Zagora është një nga emblemat e qytetit

Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..

botuar më 25-01-12 6.10.PD