Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Restoranti i errët në të cilin shikimi kthehet bile në mangësi

Marrim mbi 80% nga informacioni përmes syve tona. Mendimi, sjellja dhe e gjithë qenia jonë janë të kushtëzuara nga ajo të cilën ne e shikojmë. Por, përfytyrojeni që ana vizuale të mos të ketë rëndësi.

Pjesa tjetër e shqisave zhvillohet edhe më tej, ndieni shije dhe aroma, për të cilat as që e keni menduar se ekzistojnë. Nuk mendoj se, pa e provuar, ndonjë mund të kuptojë se cila është ndjenja të jesh në një errësire të plotë, shqisat e tjera të të pushtojnë dhe të përjetosh një udhëtim kulinar, të ofruar nga kuzhinierët tanë" – thotë Pllamen Veselinov, pronar i “restorantit të vetëm të errët” jo vetëm në Bullgari, por dhe në Gadishullin Ballkanik, i cili hapi dyer para pak kohe në Sofje. Emri “Tenebris” vjen nga latinishtja  dhe do të thotë “errësirë”, kurse ideja është që njerëzit të përjashtojnë vizualen dhe për një-dy orë të zhyten në një botë, të përmbushur me tinguj, ndjenja, shije dhe prekje.”

Hyrja e restorantit

Aventura fillon me hyrjen  në pjesën e “errët” të restorantit, ku në errësirën e plotë vizitorët duhet t’u besohen krejtësisht njerëzve të vetëm të cilët këtu janë në ujërat e veta – njerëzit e verbër. I quajnë mikpritës.

Nuk i quajmë kamerierë, sepse qëllimi i tyre nuk është të shpërndajnë gota dhe pjata të shumta – sqaron Pllamen Veselinov. Ata janë mikpritës, roli i tyre është të mund ta bëjnë mikun të ndihet sikurse është në shtëpi, në rehat dhe të jenë drejtuesit e tij në errësirë. Kjo nuk është bota e tyre. Bota e tyre nuk është e errët. Bota e tyre është plotë dritë, por ata shumë mirë rregullohen me errësirë” – është kategorik Pllamen.

Detyra jonë është që ne t’i presim njerëzit nga pjesa e ndriçuar, t’i vendosim nëpër vendet e tyre, pas së cilës të sjellim pijet dhe menynë me pesë nivele – tregon për punën e vet Sillvija Çausheva. Kur njerëzit hyjnë, ata fillojnë krejtësisht të mbështeten dhe të varen prej nesh. Disa kanë frikë, por ne shumë shpejt arrijmë t’i predisponojmë që të na kenë një besim të plotë. Shpesh pyesin nëse ka shkallë ose diçka tjetër, kurse unë thjesht them se ne kalojmë nëpër këtë vend çdo ditë, dhe jemi krejtësisht të njohur me çdo një skaj të restorantit dhe se nuk ka se çfarë të ngjasë.”

Përveç se krijon vende pune për njerëzit me vizion të dëmtuar, që është një element shumë i rëndësishëm social, restoranti ndjek edhe një qëllim tjetër.

Duam t’i tregojmë shoqërisë, se këta njerëz në asnjë mënyrë nuk janë me vlera më të pakta dhe jashtëzakonisht mund të pozicionohen mirë në tregun e punës. Bullgaria nuk përdor dhe nuk shfrytëzon resursin, të cilin e propozojnë njerëzit me të meta  dhe ajo humbet nga kjo jashtëzakonisht shumë” – mendon menaxheri i restorantit novator për Bullgarinë Simeon Petrov.

Pllamen, Sillvija, Milena dhe Simeon (nga e majta në të djathtë)

Pas përfundimit të darkës miqtë mund të shikojnë foto të asaj të cilën kanë konsumuar dhe të kuptojnë derisa kanë mundur të dallojnë ushqimin në errësirë.

Kanë ardhur kuzhinierë me përvojë, kritikë, miq të ndryshëm. Ata mundin të njohin mezi 15-30% nga produktet – qesh Pllamen Veselinov. Kjo është e befasueshme. Jemi mësuar fillimisht ta perceptojmë ushqimin përmes syve dhe është shumë e vështirë në errësirë të dallohen bile perimet ose llojet e mishit. Përveç kësaj kuzhinierët tanë punojnë në stilin E kuzhinës “tekno-emocionuese”, përdorin mbi 9 teknika në përgatitjen e çdo një prej gjellëve dhe e transformojnë shijen e çdo një produkti.

Një pjesë e menysë

Si sillen njerëzit të cilët nuk kanë probleme me të parin kur bien në botën e errësirës së plotë, në të cilën jetojnë njerëzit me vizion të dëmtuar?

Fillimisht kalojnë përmes një periudhe të adaptimit, në të cilën ndihen të pasigurt, të tronditur dhe të shqetësuar. Dhe në fakt këtu vjen dhe detyra jonë e mikpritësve, sepse është shumë e rëndësishme të futen në errësirë në një mënyrë interesante për ta. Njerëzit këtu mësojnë shumë dhe gjëra shumë interesante. Por, mbase ajo e cila më shumë i kthen pikëpamjet dhe qëndrimin ndaj errësirës dhe ndaj njerëzve të verbër është fakti se, vet ata, të vënë në një situatë të tillë, mundin të përshtaten, të evitojnë veten në këtë errësirë. Prandaj urdhëroni tek ne, sepse këtu dëshmojmë se shkelja e zonës së komfortit do të thotë diçka të mirë” – i fton që të gjithë të cilët duan të zhyten në këtë aventurë të shkëlqyer mikpritësja Milena Kostadinova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD