Shteti bullgar bleu një portret dhe sende të çmueshme pronë të princit Aleksandër I Batenberg në një tender, organizuar nga një shtëpi ankandi në Vjenë. Sipas informacionit të Ministrisë së Kulturës është blerë portreti më i njohur origjinal i Princit me të gjitha shenjet mbretërore të pikturuara nga Karl Dielitz si dhe tri tabaka të dhuruara nga banorët e qyteteve Ruse, Lloveç dhe Berkovica në lidhje me vitet e para të pushtetit të tij, i cili u zgjat nga 26 korriku 1879 deri më 26 gusht 1886. Gjatë vitit 2019 mbushen 140 vjet nga zgjedhja e Aleksandër I Batenberg nga Kuvendi i Madh Popullor princ i Bullgarisë.
“Ishte mirë t'i merrnim këto sende të çmueshme për shtetin bullgar, por ishte me rëndësi që kjo të bëhej me çmime të arsyeshme”, theksoi ministri i kulturës Boill Banov. Sipas tij informacioni për këto sende të rëndësishme erdhi para nja 10 ditësh nga burime të ndryshme. "Biseduam me Kryeministrin, me Ministrin e Financave Vlladisllav Goranov dhe morëm vendim se do të marrim pjesë në ankand, por vendosëm të mos e përhapim informacion që të mos ketë ritje spekulative të çmimeve. Sendet u zgjodhën për blerjen nga ekspertë të Muzeut Kombëtar Historik. Akoma nuk dihet se ku do të ekspozohen, por disa institucione të ndryshme kulturore tashmë kanë shfaqur dëshirë për t'i pronësuar.
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..