Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

"E vërtetë apo gënjeshtër" - një ekspozitë interaktive nga Brukseli na tregon shembuj të falsifikimeve dhe ndryshimeve

Foto: nembg.com

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar Etnografik në Sofje. Shtëpia e Historisë Evropiane në Bruksel është iniciatore e ekspozitës "Fake (f)or Real – e Vërtetë apo Gënjeshtër. Historia e ndryshimeve dhe falsifikimeve", dhe pas qëndrimit në Sofje do të shfaqet para Publiku hungarez.

Nga ekspozitat kuptojmë se shembujt e lajmeve të rreme dhe dezinformimit nuk janë të sotshme. Këtu mund të shihet një artikull i shtypur që shpjegon se është gjetur një vaksinë për autizmin. Ka edhe një sërë faktesh fiktive që lidhen me personalitetin e princeshës britanike Diana. 

Gjithçka në ekspozitë paraqitet në mënyrë interaktive, filmat tregojnë histori të heshtura dhe shembuj të propagandës ndërkombëtare. Vizitori bëhet pjesë e lojës “E vërtetë apo Gënjeshtër”, duke marrë pjesë në eksperimente dhe teste që e ndihmojnë atë të dallojë origjinalet nga falsifikimet. Ka edhe shembuj të mallrave të markave të falsifikuara që i hasur çdo qytetar modern evropian.

Dhe nëse qasja në informacion jo të vërtetë ose mallra me cilësi të ulët mund të shkaktojë dëme afatshkurtra për dikë, atëherë falsifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike shkakton dëme të mëdha për shtetin nga i cili e kanë origjinën. Dhe ky nuk është një problem kombëtar, rajonal apo evropian, por një problem global.

Falsifikimi i objekteve me vlera historike dhe kulturore në Bullgari nuk është i sotshëm, por me përparimin e teknologjisë falsifikimet po shumohen, tregtarët po bëhen edhe më të guximshëm.

 “Historia nuk mund të ndërtohet mbi falsifikime, ndikimi i monedhave të lashta të falsifikuara dhe i objekteve të tjera “ndot” shkencën” – thotë Prof. Ilja Prokopov, një ekspert kryesor në mbarë botën në fushën e pasurive të falsifikuara antike dhe mesjetare. Ai ishte ndër pjesëmarrësit në diskutimin e specializuar mbi këtë temë në Muzeun Etnografik në Sofje:
Prof. Ilja Prokopov
"Sigurisht, ne jemi famëkeq për prodhimin e sasive masive të falsifikimeve dhe ndotjen e rrjetit botëror, shkencës dhe gjithçkaje që lidhet me trashëgiminë e lashtë. Por ajo që është më e keqja është se ne eksportojmë vlera reale që nuk mund t'i kthejmë."

Njerëzit nuk e dinë se sa të mëdha janë humbjet për shkak të mungesës së masave për të kaluar kanalet e kontrabandës për eksportin e sendeve antike të gjetura në vendin tonë, shprehet kategorik shkencëtari, por nuk ka njesi matëse që mund të tregojë përmasat e humbjeve.

Prof. Ilja Prokopov thekson se shkencëtarët që punojnë në fushën e identifikimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë materiale kulturore të trojeve tona janë shumë të paktë në numër. Përveç kësaj, asnjë agjenci apo institucion shtetëror nuk qëndron pas tyre, ata punojnë tërësisht në bazë projektesh dhe në mënyrë vullnetare. “Tashmë marrim ndihmë nga projekte dhe fondacione të huaja, por në vendin tonë çdo gjë po vështirësohet. Neve na takon ta hapim temën për diskutim dhe u bëj thirrje njerëzve që të përfshihen sa më shumë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për humbje monetare, për tema morale dhe etike, por edhe për ruajtjen e kujtesës materiale që kemi” – mendon Prof. Prokopov:

"Pamja e një dokumenti fallco nuk mund të jetë kurrë aq e bukur sa ajo e origjinalit. Më e rëndësishmja është që teknologjinë nuk mund ta përsërisim fjalë për fjalë, sado të përpiqemi - koha është e ndryshme, ajri është ndryshe, rrezatimi i tokës...gjithshçka është ndryshe. Por për të pasur një rregullore – se cili është fallco dhe cili është origjinal – duhet të ndërhyjë një forcë e madhe dhe ajo është shteti ose ndonjë fondacion shumë i fuqishëm”, theksoi shkencëtari gjatë diskutimit të specializuar në Sofje.

Foto: BTA, Muzeu Kombëtar Etnografik - nembg.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD