Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zogu i bardhë” i artit në sallat e Pallatit

Po të dhurosh gjak për ndonjë operacion mjekësor kjo është një gjest për shpëtimin e jetës së njeriut. Kur disa institucione, si Galeria Kombëtare, marrin si dhuratë sende të artit – ky është një kontribut për përjetësimin e shpirtit bullgar dhe të energjisë së tij krijuese, për bashkimin e shpirtrave të krijuesve dhe të publikut prej epokave dhe kombësive të ndryshme. Mendime të tilla na inspiron ekspozita e hapur “DARENIJA 2015-2018” (“DHURATAT 2015-2018”) në Galerinë Kombëtare – Pallati.

Siç tha drejtoresha e Galerisë Jarosllava Bubnova, ideja për ekspozitën ka lindur vitin e kaluar me rastin e një dhurate të fotografit amerikan me famë botërore, i cili punon në Afrikën e Jugut, Roger Ballen. Del se gjatë 4 viteve të fundit koleksioni i Galerisë Kombëtare është pasuruar me 360 vepra, të dhuruara nga 44 persona fizikë dhe juridikë. Dhuratat janë kryesisht të institucioneve bullgare dhe të huaja, të firmave dhe të koleksionistëve privatë, të piktorëve dhe të trashëgimtarëve të tyre. Të dhurosh, ky është një gjest i rrallë. “Por po t’i dhurosh diçka ndonjë institucioni publik, një galerie shtetërore, kjo do të thotë se ti u bën dhuratë shumë njerëzve” – thotë zonja Bubnova.

Një prej dhuruesve më të shquar është Rumen Manov, historian, kujdestar galerie dhe koleksionist. Në ekspozitë është paraqitur vepra e Dimitër Zografit (1796-1860), dhuratë prej Rumen Manovit “Shën Mëria, burim i jetës”. Gjatë 2017-ës zoti Manov u shpall “Iluminist i vitit”, ndërsa para disa ditësh ai i bëri akoma një dhuratë – prej tri ikonash të vjetra – Muzeut për Art të Krishterë. Çfarë e motivon?

Përgjigja nuk mund të jetë me një kuptim, tha dhuruesi.

Nuk duhet vetëm të eksportojmë, duhet gjithashtu të importojmë diçka. Le të ruajmë një pjesë prej kujtesës së Bullgarisë... Këto janë gjëra të lidhura me kulturën bullgare, me shpirtin tonë. Nganjëherë me kalimin e kohës ndoshta njeriu arrin një moment kur i thotë vetes se gëzimi që të jetë i vërtetë duhet të ndahet me njerëzit.”

Dimitër Zograf, “Shën Mëria, burim i jetës”, dhuratë nga Rumen Manov; Autor i panjohur, “Shën Mëria e Kikosit dhe shenjtorët”, dhuratë nga Dora Genova Gaxheva

Dhurimi në Bullgari e ka fillimin e vet që gjatë udhëheqjes së princit Boris I (852-889) – periudha, kur Bullgaria e pranoi zyrtarisht krishterimin. Kjo vepër fisnike u lulëzua jashtëzakonisht shumë gjatë Rilindjes Bullgare (në fund të zgjedhës osmane). Me mjetet e siguruara nga dhuruesit u ndërtuan dhe u zbukuruan shumë kisha dhe manastire. Për këtë kohë të errët, por edhe plotë dritë iluministe, na rikujton akoma një vepër e ekspozitës “Shën Mëria e Kikosit dhe shenjtorët”.

Në ekspozitë janë përfshirë rreth 50 vepra, shumica prej të cilave tregohen rrallë, ose për herë të parë para publikut. Ajo paraqet stile dhe gjini të ndryshme: ka ikona, piktura, grafika, skulptura, instalime, objekte. Këto janë vepra të brezave të ndryshëm të piktorëve, të cilët na lënë gjurma të thella me praninë e tyre të konsiderueshme në botën e artit” – tha kujdestarja e ekspozitës Borjana Vëllçanova.

Ndërkaq, dhurimet po vazhdojnë. Gjatë hapjes së ekspozitës u shpall dhurata e parë prej koleksionit “Svetlin Rusev”, e bërë nga trashëgimtarët e piktorit të madh – vajzat e tij Ralica dhe Millkana Rusevi. Ky është origjinali prej gjipsi i skulpturës “Përsëri në luftë” nga Ivan Llazarovi. Së shpejti vepra do të mund të shihet në sallat e Galerisë Kombëtare.

Çavdar Petrov (1955), “Orët Danubiane” (2014), dhuratë nga autori

Do ta quaja këtë ekspozitë “Tregimi për shpendin e bardhë” – tha gjithashtu Borjana Vëllçanova. “Sepse bamirësia është dallëndyshja e bardhë në jetën tonë kulturore.” Në mitologjinë bullgare zogu i bardhë, dallëndyshja e bardhë është simbol i shpresës dhe së mirës. Kështu qe ne kemi shpresë sepse gjithnjë e më shumë njerëz i ndihmojnë ët tjerët që të fillojnë ta duan artin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: nationalgallery.bg, BGNES dhe Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë gjatë qershorit Veliko Tërnovo jeton në kohën midis shekujve XII dhe XIV

Për të dhjetin vit radhazi, festivali "Përditshmëria e Tërnovgradit Mesjetar" do të mbledhë nga 6 deri më 8 qershor pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës, për të rikrijuar ngjarjet historike dhe jetën e përditshme të qytetit ashtu siç kanë qenë..

botuar më 25-06-05 7.00.MD

Shenja nga e kaluara - çfarë tjetër nuk dimë për alfabetin glagolitik?

Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e..

botuar më 25-05-25 6.55.PD

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD