Pas zhvillimit të tri testeve tregtare në përputhje me kërkesat e BE-së, perspektivat për ndërtimin në territorin e Bullgarisë të gazsjellësit me kapacitet 15.8 mlrd metra kubë gaz për vit u përmirësuan në mënyrë të ndjeshme. Kryeministri Bojko Borisov, i cili prej kohësh i ka ambiciet që ta bëjë Bullgarinë një qendër shpërndarëse të gazit për tërë Evropën, e quajti degazimin “Rryma Bullgare”. Ai e ka parasysh tubacionin e dytë të “Rrymës Turke” – nga kufiri jugor bullgar deri në Serbi.
Pas dështimit të planeve të lidhura me projektin gjigant “Rryma Jugore”, i cili duhej të furnizonte përmes territorit tonë në Evropë mbi 60 mlrd. metra kubë gaz rus, tani duket se shteti ynë i ka bërë konkluzionet e duhura dhe e ka marrë mësimin e vet dhe Bullgaria mendon se ka bërë gjithçka që kërkohet nga BE-ja dhe SHBA-ja sa i përket gazsjellësit dhe se ka mundësi reale që funksionimi i tij të fillojë në vitin 2020, bëri të ditur Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.
Ekspertët janë të mendimit se ideja do të realizohet edhe sepse përveç të tjerave, është në favor të partnerit më të rëndësishëm të Rusisë në Ballkan – Serbia. Përkrahjen e vet, megjithëse me rezerva, e deklaroi komisioneri evropian për çështjet e energjetikës Marosh Shefçoviç (Maroš Šefčovič), sipas të cilit “Në se gazsjellësi i ri do të furnizojë gazin rus në qendrën evropiane të shpërnadrjes së gazit, ku do të ketë furnizime edhe nga vende të tjera (përveç ato nga Rusia), kjo do të jetë një “zhvillim i mirëpritur ”.
Pa pritur më, kompania shtetërore e transmetimit të gazit “Bulgartransgaz” menjëherë pasi mori kërkesa për rezervimin e vëllimeve të gazit nga tri kompani – ajo ruse “Gazprom”, ajo bullgare “Bulgargaz” dhe ajo zvicerane “MET Group”, shpalli se po pritet nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e pjesës bullgare të gazsjellësit me gjatësi 484 km. me dy stacione kompresimi. Vlera e projektit është 1.431 mlrd. euro – këto mjete duhet të sigurohen nga “Bulgartransgaz”, por para kësaj kompania duhet të jetë e sigurt se pas ndërtimit të tubacionit ajo do të marrë nga tarifat e transmetimit nga 184 mln euro për vit në vazhdim të 20 vjetëve. Kështu është e mundshme që të ulet çmimi për3 mlrd metrat kubë, të cilët Bullgaria çdo vit blen për nevojat e saj.
Bullgaria shoh në gazsjellësin e ri një mundësi të mirë për realizimin e projektit tjetër të lançuar nga Kryeministri Borisov për ndërtimin e qendrës shpërndarëse të gazit “Ballkan” në bregun e Detit të Zi. Ideja e Bosisovit është që ajo të punojë si një bursë ndërkombëtare për gaz, e cila do të sjellë të ardhura për shtetin bullgar. Deri tani nuk ishte e qartë nga do të vijë gazi për këtë qendër, por tani situata duket më e qartë dhe tashmë disponojmë më diçka konkrete.
Në fushën e energjetikës gjithçka është lidhur me interesat gjeostrategjike, posaçërisht kur bëhet fjalë për furnizimet energjetike nga Rusia. Dhe shpesh me rëndësi më të madhe janë jo parimet e tregut të lirë, por konsideratat politike, të cilat jo gjithmonë janë në përputhje me interesat e Bullgarisë. Jemi një shtet i vogël dhe nuk disponojmë me mekanizma për ndikim mbi fuqitë e mëdha dhe prandaj nuk duhet të përjashtojmë mundësinë që ndonjë nga lojtarët e mëdhenj të pengojë realizimin e projektit në kontekstin e marrëdhënieve të acaruara mes Perëndimit dhe Rusisë. Vetë presidenti i Rusisë disa herë nënvizoi se e ardhmja e “Rrymës Turke” (respektivisht e “Rrymës Bullgare”) varet nga dëshira e BE-së të lejojë transmetimin e gazit rus në Ballkan nëpërmjet një tubacioni të ri. Në Moskë dinë mirë se për realizimin e këtij projekti, ai duhet t’u përgjigjet të gjitha kërkesave evropiane në kuadrin e ashtuquajturës “Pakete të Tertë të Energjisë” për liberalizimin e tregjeve të gazit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..