Rruga e Bullgarisë drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian është një kapitull jashtëzakonisht kureshtar nga historia më e re e vendit tonë. Gjatë vitit 2018 Instituti Diplomatik panë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qendra për Arritje të Larta “Zhan Mone” pranë katedrës “Studime Evropiane” të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” krijuan një “Arkiv kombëtar prej kujtimesh për procesin e aderimit të Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian”. Kjo është një përmbledhje prej intervistave të bëra me 40 personalitete, të cilët kanë kontribuar për integrimin evropian të Bullgarisë, ku ata tregojnë kujtimet e veta më të qarta e të spikatura nga rruga drejt anëtarësisë evropiane të vendit gjatë vitit 2007. “Tanimë 12 vjet Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithnjë e më shumë po afirmohet pikëpamja se anëtarësia jonë është e dhënë, kurse procesi rreth aderimit tonë nuk është i njohur për auditorin në masë” – thonë organizatorët e projektit, të cilin në mënyrë më përgjithësuese e kanë quajtur “Arkivat e gjalla”. Në punën e tyre ata janë të drejtuar nga bindja se, aderimi ndaj Bashkimit Evropian është një ngjarje kyçe, e cila për dekada të tëra do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të vendit tonë.
Në kuadrin e këtij projekti Instituti Diplomatik organizoi një debat me temë “Bisedë për Bashkimin Evropian në të kaluarën, në të tanishmen dhe në të ardhmen”. Ai kaloi si një dialog joformal midis studentëve nga Universiteti i Sofjes dhe pjesëmarrësve në bisedimet për anëtarësi të Bullgarisë në Bashkimin Evropian nga vitet 90 të shekullit të kaluar – diplomatë, ekspertë dhe njerëz nga rrethet shkencore tek ne. Sot, pavarësisht se asnjë prej tyre nuk punon në administratën shtetërore, ata vazhdojnë të jenë aktivë dhe të kontribuojnë për rrugën evropiane të vendit tonë.
“Ne, që të gjithë, por dhe shumë njerëz si ne, jemi përfshirë dhe kemi futur shumë punë, përpjekje, entuziazëm, dhe shumë emocion në këtë proces. Anëtarësia jonë nuk ka ardhur si ndonjë dhuratë, kemi pasur zhgënjime të shumta, net të tëra pa gjumë që të mund që të gjithë ne sot, dhe për më tepër studentët, të udhëtojnë dhe të mund të bëjnë studime në kuadrin e programit “Erasmus” të Bashkimit Evropian, dhe jo të presin për vizë përpara dyerve të ambasadave” – tregoi përpara njerëzve të rinj profesoresha Ingrid Shikova, nga katedra “Studime Evropiane “ të Universitetit të Sofjes: “Ne e kapëm idenë të bëjmë një përmbledhje me intervista, të cilat të jenë të pranueshme për çdo një i cili ka dëshirë t’i përdorë dhe si një material për studime të ardhshme. Kjo qe një punë e madhe, dëshmi se në qoftë se bëhet diçka bashkë dhe me kauzë, në fund të fundit ajo realizohet. Mbase dhe prandaj u bëmë dhe anëtarë të Bashkimit Evropian sepse atëherë kishte një qëllim dhe që të gjithë punonim për arritjen e tij. Shpresojmë që tani, për aderimin tonë ndaj eurozonës po kështu t’i vëmë vetes një qëllim të tillë kryesor dhe të bashkohemi me punë rreth tij.”
Në debatin “Arkivat e gjalla” merr pjesë dhe ambasadorja Biserka Benisheva, e cila ka një rol aktiv në procesin para bashkues nga vitet 90 të shekullit të 20, duke zënë pozita të ndryshme në administratë dhe siç pohojnë kolegët e saj “çdo gjë ka kaluar përpara syve të saj”.
“Qesh në delegacionin bullgar gjatë vitit 1992, kur merreshim vesh për aderimin ndaj Bashkësisë Evropiane, pas kësaj ishte përgatitja për dhënien e kërkesës, marrja e vendimit të hapim bisedime, vet bisedimet dhe përfundimi i tyre. Mendoj se më tepër jam emocionuar gjatë muajit dhjetor të vitit 1992, kur nënshkruam Marrëveshjen Evropiane për aderim – marrëveshja e parë për Bullgarinë, që hapte rrugën drejt anëtarësisë. Kjo ndodhi fill pas rënies së Murit të Berlinit dhe që të gjithë ne qemë shumë të entuziazmuar të ecim përpara. Punonim dhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj fëmijëve tanë, se duhet të bëjmë diçka që të jetojnë ata më mirë se ne. Atëherë më kujtohet kryetari i delegacionit të Komisionit Evropian, i cili ngriti një gotë me shampanjë me delegacionin tonë, qemë rreth 15 veta dhe na tha “ju e merituat gotën tuaj me shampanjë”. Qe shumë emocionuese të marrësh pjesë. Pas kësaj erdhi zhgënjimi – viti 1997, kur u mor vendimi të hapen bisedime me 6 vende - anëtare, kurse për 6 të tjerat, mes të cilave dhe Bullgaria, vendimi të merret në një perspektivë afatgjatë. Atëherë kjo perspektivë qe të presim 5 vjet. Deri në këtë moment në mënyrë absolutisht të devotshme u përgjigjeshim pyetësorëve, jepnim informacion, shkruanim natën, dhe nuk e meritonim këtë shtyrje. Por, morëm ftesë për bisedime mjaft më shpejt - gjatë vitit 1999. Çfarë ngjau midis viteve 1997-99, që t’i shpejtojë gjërat? Vendet në grupin tonë nuk kishin bërë një kërcim të madh, por ndodhi kriza në Kosovë. Gjatë vitit 1999 u miratua “Plani Paqësor”, i propozuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit në Kosovë. Atëherë erdhi dhe vendimi se bashkimi i Evropës do të garantojë stabilitetin dhe sigurinë kaq të nevojshme, u bë e qartë se përshpejtimi i procesit të bashkimit në Evropë pas fundit të Luftës së Ftohtë, do të çojë deri në këtë siguri dhe stabilitet, të cilin që të gjithë e prisnin.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..