Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosova 11 vjet pavarësi

"Shteti më i ri i Evropës" feston 11-vjetorin e pavarësisë
Foto: voal.ch

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës” – kështu fillon Deklarata e Pavarësis së Kosovës, e shpallur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe nga Presidenti Fatmir Sejdiu në takimin e mbajtur në Prishtinë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtetet- anëtare të  OKB-së e kanë njohur Kosovën, kështu edhe 23 nga 28 anëtarët e BE-së. 

Njohja nga ana e Bullgarisë vjen një muaj më vonë me vendim qeveritar, para pranimit të kushtetutës së shtetit të ri. “Kur flasim për interesin tonë kombëtar ne nuk zgjedhim mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është një zgjedhje absurde. Ne zgjedhim mundësinë e vetme për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me krijimin e një procesi pozitiv politik në Ballkanin Perëndimor dhe për ecje drejt vlerave evropiane” – tha atëherë Ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë Ivajllo Kalfin.

"Kosova dhe qytetarët e saj kapërcyen sfidën e madhe të tranzicionit, ndërtuan suksesshëm institucionet kruciale të vendit, si Policinë e Kosovës, AKI-në, FSK-në, sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial, po ashtu ndërtuan sistemin arsimor dhe shëndetësor. Natyrisht, më shumë se kurrë ka nevojë që në këto fusha të investohet dhe punohet edhe më shumë, edhe më mirë. Nëse në dekadën e parë të shtetit primare ishte ndërtimi i tyre, në dekadën e dytë duhet të jetë fuqizimi... Borxhi ynë përmbyllet vetëm kur arrijmë ta ruajmë, zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën e 17 shkurtit 2008!" – janë fjalët e Ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, të postuara me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisës së vendit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Вьоса Османи

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..

botuar më 25-11-21 8.02.MD
Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski sulmoi sërish Bullgarinë për temën e “pakicës maqedonase”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..

botuar më 25-11-21 9.57.PD
Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev kërkon sërish referendum për aplikimin e euros

Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..

botuar më 25-11-19 12.58.MD