Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tempulli “Shën Petka e Vjetër” – mbrojtësi shekullor i krishterimit

Në qendër të Sofjes janë përqendruar shumë objekte kulturore dhe arkitekturore, të cilët dëshmojnë për historinë mijëvjeçare të qytetit. Një prej monumenteve shpirtërore është tempulli “Shën Petka e Vjetër” ("Shën e Premjta e Vjetër) (“Sveta Petka Stara”). Siç na shpjegoi Ati Nikollaj – Kryepeshkopi i tempullit, kisha i është kushtuar Shën Petkës së Tërnovos, e cila ka lindur në Epivat (Trakia) dhe ka jetuar në shekullin e XI-të, të cilën e nderojmë më 14 tetor.


Në hyrjen jugore të kishës ka mbishkrim “Tempulli i vjetër Shën Petka, viti 1241”. Kjo do të thotë se gjatë vitit të njëjtë tempullin e kanë rinovuar, ose e kanë rindërtuar në themelet e vjetra për nder të transferimit të lipsanave të së përnderuarës Paraskeva-Petka e Bullgarisë në qytetin Tërnovo – kryeqyteti i Mbretërisë së atëhershme bullgare. Të dhënat më të hershme me shkrim për ekzistencën e tempullit janë në regjistrat e shekullit të XVI-të. Sipas tyre në atë kohë bullgarët ortodoksë në Sofje kanë banuar në 16 mëhalla. Qendra e natyrshme shpirtërore e qytetit ka qenë Mitropolia e Shenjtë e Sofjes bashkë me tempullin e mitropolitit “Shën Petka”. Që nga ky shekull është edhe dëshmia me shkrim e udhëtarit gjerman Stephan Gerlach, i cili e përmend kishën “Shën Petka e Vjetër” në Mitropoli.

Bashkëbiseduesi ynë na shpjegoi se pranë emrit të shenjtores është shtuar “Stara” (e Vjetër), që të tregojë se ky është tempulli më i vjetër nga të gjithë ata në Sofje, kushtuar Shën Petkës, ose Paraskevës dhe është i ndryshim nga kisha “Shën Petka  Samarxhijska”  - kushtuar martires Paraskeva nga Ikonia (Azia e Vogël), që ka banuar gjatë shekullit III dhe IV.


Tempulli përbën një bazilikë me një nef – vuri në dukje Ati Nikollaj. – Korpusi qendror është me rreth një metër e gjysmë më i ulët nga narteksi dhe është në nivelin e Rotondës “Shën Gjergji” që ndodhet afër kishës dhe daton në shekullin e IV-të. Kjo u jep arsye disa studiuesve bashkëkohorë për të menduar se ajo është ndërtuar gjatë shekullit të XIII-të si pjesë e kompleksit të pallatit të Sevastokratorit Kallojan - udhëheqësi i atëhershëm i Sredecit, (Sofja e sotme). Ekziston dhe një tezë tjetër, se krahas kompleksit të pallatit ka pasur një kompleks mitropoliti dhe tempulli ka qenë pjesë e tij.

Ati Nikollaj vuri në dukje se nuk ka të dhëna që gjatë zgjedhës osmane ta kenë shkatërruar kishën, ta kenë shndërruar në xhami, ose ta kenë mbyllur. Përmendet se në atë kohë e kanë meremetuar, ndërsa Gerlach në veprën e vet “Ditari i një udhëtimi deri në Portën Osmane në Stamboll” e përshkruan kishën “Shën Petka e Vjetër” në Mitropoli si “një kishë modeste me një nef, me mbishkrime të bukura murale.

Edhe sot e kësaj dite në kamaret pranë altarit të shenjtë mund të shihen piktura në mur që datojnë në shekullin e XV-të nga një ekip restauruesish, i cili ka punuar atje në vitet 2001 – 2002. Bashkëfolësi ynë na shpjegoi se që nga krijimi i vet deri më sot tempulli është lidhur ngushtë me Mitropolinë e Shenjtë të Sofjes dhe ka luajtur rol kryesor për përkujdesjen shpirtërore të të krishterëve ortodoksë.

Populli bullgar e respekton Shën Petkën dhe përulet para saj, duke e konsideruar si mbrojtëse qiellore. Edhe sot e kësaj dite tempulli është një qendër tërheqëse për besimtarët me reliktet e shumta që ruhen atje.

Një prej relikteve më të vjetra atje është pema, ku ka vdekur në tortura Shën Teraponti, i cili përnderohet më 27 maj – na tregon Ati Nikollaj – Ka shumë ikona të vjetra, që datojnë në shekullin e XVII-të dhe të XIX-të. Ndër to dallohet ikona çudibërëse e Shën Petka Paraskevës, në arkivolin e së cilës ka pjesë prej lipsanave të saj të nderuara dhe pjesë prej Kryqit të Zotit.


Për fat të mirë gjatë vitit 2018 morëm për pelegrinazh nga Tërëshenjtëria e tij Patriku bullgar Neofit rrobat, me të cilat ka qenë e veshur shenjtorja, të cilat ndodhen në qytetin Jash të Rumanisë. Në altarin e shenjtë ruhen pjesa prej  eshtrave të Shën Haralampit, Shën Theodor Stratilatit dhe Shën Pantelejmonit. Në një mbështetëse të posaçme ruhet edhe pantofla e Shën Spiridon Triumfuntski Çudibërisit, e bekuar te lipsanat e tij në ishullin Korfuz. Të gjitha këto relikte e lartësojnë jetën dhe lutjen e çdo një besimtari, i cili ka ardhur në tempullin tonë – tha në përfundim Ati Nikollaj dhe bëri urim që Zoti t’i ruajë të gjithë njerëzit në mbarë botën dhe t’u japë atyre shëndet, gëzim dhe shumë forca shpirtërore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bg.wikipedia.org, hramsvetapetka.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD