Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Institucionet i bashkojnë përpjekjet e tyre në mbrojtje të mjekëve nga shfaqjet e agresionit të shpeshtë

Foto: BGNES

Rastet e shpeshta të sulmeve dhe rrahjeve mbi mjekët nga ana e pacientëve të tyre gjatë muajit e fundit, e shtynë Bashkimin e Mjekëve të Bullgarisë të rinis fushatën e vet kundër dhunës mbi mjekët, me të cilën i thonë se “Të shpëtosh është prirje dhe nuk meriton ndëshkim!”. Iniciativa e re e përqendron vëmendjen e shoqërisë tek shembujt e mirë nga praktika mjekësore dhe është nën moton “Fjala e mirë shëron”.

Që nga fillimi i këtij viti  janë regjistruar 114 raste të një agresioni verbal dhe 8 të një agresioni fizik në qendrat për ndihmë emergjente mjekësore. Sipas të dhënave të Shoqatës së profesionalistëve mbi kujdesin shëndetësor më shpesh të sulmuar janë pikërisht ekipet e Urgjencës, në vendin tjetër janë specialistët mjekësorë nga kabinetet në cilat jepet një ndihmë urgjente.

Kohët e fundit nuk kalon dhe një ditë, pa agresion kundër kolegëve tanë. Nuk është njerëzore të godasësh një njeri, i cili ka ardhur, që të të shpëtojë, të të japë ndihmë dhe të mund të të lehtësojë gjendjen- thotë doktori Bojko Penkov - zëvendësministër i shëndetësisë. 

Mjaft prej njerëzve të cilët kanë treguar agresion fizik kundër mjekëve, marrin vetëm dënime me kusht dhe gjoba. Gjëja tjetër, të cilën tani po e ndërmarrim, që të mund të ketë një siguri më të madhe  për kolegët gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare, është montimi i kamerave të sigurisë të mbikëqyrjes. Ato do të jenë vetëm në qendrat e urgjencës, kurse në këtë moment po analizohen nevojat, me fjalë të tjera sa kamera duhen dhe ku duhet të vihen ato. Po të dinë se ka kamerë e cila fotografon dhe regjistron, kjo do t’i ndalojë agresorët.

Fjala e mirë është një pjesë e rëndësishme nga zgjidhja e këtij problemi me shfaqjet e shumta të agresionit mbi mjekët- thotë profesori Nikollaj Gabrovski, zëvendës-kryetar i Shoqatës së mjekëve bullgar. Ne mjekëve, nganjëherë na është mjaft e vështirë, të punojmë në kushte të rënda , me këtë tension, ne i jemi të nënshtruar një stresi të madh. Pavarësisht nga të gjitha, pjesa më e madhe e personelit mjekësor është me përvojë të madhe dhe mundet të gjejë një fjalë të mirë, që të mund të qetësojë dhe t’u japë shpresë pacientëve-thotë profesori Gabrovski.

E vërteta e mjerë është se pavarësisht nga fjala e mirë, ne i jemi të nënshtruar agresionit. Pavarësisht nga kjo vazhdojmë të kryejmë me vetëdije detyrimet tona dhe të jemi të vëmendshëm në marrëdhëniet tona. Në lidhje me këtë, si një pjesë nga fushata e tanishme, Shoqata e mjekëve bullgarë shpall një konkurs me fotografi, me të cilin do të prezantohen marrëdhëniet mjek-pacient, marrëdhëniet midis mjekëve dhe ditët e përditshme të tensionuara të tyre në profesionin e mjekut. Mbledhja e fotografive do të vazhdojë rreth 1 muaj, pas së cilës ato do të eksponohen në një vend qendror në Sofje. Shpresojmë që në këtë mënyrë t’u japim shkas njerëzve të shumtë të fillojnë të mendohen se cila është puna e mjekëve dhe a e meritojnë mjekët t’i nënshtrohen një agresioni të tillë. Për mua është inkurajues fakti, se tani i bashkojmë përpjekjet tona që të gjitha institucionet e mundshme dhe organizatat profesionale t’i kundërvihemi këtij barbarizmi. E vërteta është se, nuk ka një masë të veçantë, e cila të japë një rezultat të mirë. Dhuna mbi mjekët, kjo formë e shtrembëruar e agresionit, në fakt është shprehje e agresionit dhe mungesës së tolerancës në shoqërinë tonë. Unë mendoj se, duhet t’u kundërvihemi të gjitha formave të agresionit, jo vetëm të atij kundër mjekëve. Agresioni është kudo rreth nesh dhe ne -institucionet dhe mjekët, duhet të bëjmë çdo gjë të mundur, që kjo dukuri të mund të kufizohet. Sado që të mundohemi, asnjë nuk mund ta zëvendësojë rolin e familjes. Sipas meje, shumë prindër kanë vendosur se, televizioni dhe kompjuterët janë të mjaftueshme, që të mund të sigurojnë edukimin e mirë  të fëmijëve të tyre. Unë mendoj se, kjo në fund të fundit e provokon agresionin qe tepër kategorik profesori Nikollaj Gabrovski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: mh.government.bg, blsbg.com





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD