Mbrojtës të traditës – kështu e përkufizojnë plejadën e amatorëve në qytete dhe fshatra, që japin tërë energjinë dhe talentin e tyre për ta ruajtur të gjallë shpirtin e popullit tonë. Amatorët janë njerëz, të cilët, të bashkuar në grupe krijuese jo profesionale, interpretojnë këngë tradicionale bullgare, japin shfaqje teatrale, rikrijojnë tradita folklorike, festojnë dhe i duan të gjitha festat bullgare. Veprimtaria e tyre lulëzon si në qytetet e mëdha, ku kalendari është plotë e për plotë me aktivitete kulturore, ashtu edhe fshatrat e vogla, ku skena e vatrës vendase të kulturës bëhet qendër e kulturës për komunitetin e vogël. Amatorët janë rilindës të vërtetë dhe liderë në nivel lokal. Ndoshta shumica do të shtrojnë pyetjen – çfarë fitojnë këta njerëz, të cilët vite me radhe e japin punën dhe kohën e tyre të lirë në emër të kauzës jo materiale. Të jesh pjesë e një grupi amator nuk është çështje e profesionit, por dëshirë dhe prirje e brendshme. E vërteta është, se ata ruajnë një thesar të madh, ku është grumbulluar tërë urtësia, optimizmi dhe besimi i popullit tonë. Kur mbledhin dhe incizojnë këngë popullore, kur rikrijojnë tradita dhe zakone, aktivistët e vatrave të kulturës ruajnë nga harresa mesazhet e stërgjyshërve tanë. Amatorët na shtyjnë të besojmë në gojëdhënat e bullgarëve të vjetër, duke treguar si drita e largon errësirën, si natyra na jep shpresë dhe çdo vit ringjallet për jetë të re.
Shumë urime për shëndet dhe jetë të gjatë, për suksese dhe gëzim ne bullgarët i drejtojmë njeri tjetrit në prag të pranverës. Simbol i gëzimit të pastër me të cilin na mbush dielli pranveror janë veroret. Të bardha dhe të kuqe – këto simbole më bullgare na kujtojnë, se në jetë gjithçka varet nga përkushtimi, qëndrueshmëria dhe dashuria që japim. Jo rastësisht dita e veroreve – 1 mars, është shndërruar në Festë të organizatave amatore. E shënojnë me modesti, por gjithmonë nën çatinë e shtëpisë së tyre të dytë – vatrën e kulturës.
Në vatrën e kulturës “Shenjtorët Kiril dhe Metodij 1927” në fshatin Dollni Bogrov afër Sofjes për 1 marsin përgatiten javë të tëra. Ai është ndër ditët më emocionuese dhe më mbresëlënëse në kalendarin e tyre. Gratë mblidhen dhe punojnë me dorë verore për fëmijët e fshatit. Vogëlushit nga ana e tyre çdo vit zbulojnë në personin e tyre Gjyshen Marta – atë të vërtetën.
Gjysha Marta e vërteta është veshur me fustan të kuq, mbi kokë ka shami të kuqe. Mban bluzë të bardhë dhe përparëse të endur shumëngjyrëshe. Në dorë mban furkë leshi dhe shportë të mbushur me verore. E duam shumë këtë traditë, festimin e Gjyshes Marta më 1 mars, tregon Liljana Tasheva, e cila është ndër amatorët e vatrës së kulturës. – Mblidhemi në vatrën e kulturës, atje i bëjmë veroret. Fëmijët që frekuentojnë kopshtin e fëmijëve e kanë festën e tyre atje, por edhe na presim me gëzim. Bile vitin e kaluar u mblodhëm tek fëmijët dy gjyshe Marta – një me e re dhe një më e moshuar. Para dy vjetësh kur isha në rolin e Gjyshes Marta më 1 mars njëra prej vajzave që jeton afër shtëpisë sime, pas festës më pa përsëri. Unë isha hipur mbi çatinë e shtëpisë sonë, sepse në këtë moment po bënim riparim. Por fëmija më njohu dhe filloi të përsëriste para prindërve të tij, se Gjysha Marta është atje mbi çati. Ky është një kujtim shumë i këndshëm edhe tani më vjen mirë kur më takojnë në rrugë dhe më përshëndesin me fjalët “Tungjatjeta, Gjyshe Marta!”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..