Në emër të qeverisë së ShBA-së përshëndes popullin bullgar me Festën Kombëtare – 3 marsin. Këtë e thekson sekretari i shtetit i ShBA-së Majk Pompeo në një deklaratë botuar në sajtin e dikasterit. “3 marsi shënon krijimin e Bullgarisë së pavarur dhe moderne. Pak më vonë gjatë muajit do të shënojmë 15 vjet nga vendimi sovran i Bullgarisë të aderohet në NATO. Pasi Bullgaria hoqi regjimin komunist para 30 vitesh, të dy vendet tona u bënë aleate të fuqishme dhe partnere”, theksohet në deklaratën e sekretarit Pompeo. Sekretari i shtetit i ShBA-së uron gjithashtu që miqësia dhe partneriteti midis dy vendeve të konsolidohet gjatë viteve të ardhshme.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..